Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Saturday, 4 November 2017

Bënja dhe banjat e saj “thesar” i pavlerësuar natyrës dhe kulturës

nga Ëngjëll SERJANI
Gazetar, Gjirokastër

       

Ëngjëll SERJANI

 Burimet dhe banjat termale që burojnë nga Bënja në Përmet, me pejsazhin dhe vlerat e rralla të natyrës dhe trashëgimisë kulturore, më në fund janë “thesari” i zbuluar, por ende i pavlerësuar.


         Drejt kanionit të fshehur të Langaricës tani shkohet me rrugë dhe sinjalistikë moderne, por aty nuk ka asnjë objekt “për të qënë”. Nuk ka asnjë shërbim publik apo privat, nuk ka një mjek që të këshillojë apo rekomandojë pacientët, aty nuk ka ende investime që kjo pasuri e jashtëzakonshme e natyrës të kthehet në një qëndër të vërtetë curative dhe turistike.
         Sipas gojdhënave të vendasve, këto burime janë shfrytëzuar për kurim qysh para 400 – 500 vjetësh nga pacientë të ardhur nga tri drejtime: nga krahu perëndimor Gjirokastër – Tepelenë – Përmet – Çarshovë, krahu lindor Korçë – Ersekë – Leskovik dhe nga drejtimi jug lindor Janinë – Konicë – Merxhan. Egzistojnë mundësi të mëdha që këto mjedise të rijetëzohen dhe të kthehen në pika të fuqishme të turizmit dhe kurimit me funksionim gjithëvjetor.
        Në të gjitha varjantet dhe obsionet etimologjike, Banjat termale dhe kurative të Bënjës në Përmet dhe vetë fshati me emrin Bënjë, e kanë këtë emrin pikërisht nga “banja” që kanë bërë banorët qysh në lashtësi për shkak të prezencës së burimeve termale që rrjedhin aty ssidomos në rrjedhën e majtë të Langaricës. Aktualisht, banjat dhe Bënja nuk janë më një “thesar” i harruar. Një rruge e re automobilistike e shtruar me asfalt 3-4 km të gjatë që është ndërtuar vitet e fundit me fonde të Bashkimit Europian. Kjo ka ndikuar pozitivisht në rritjen 4-5 fish të numrit të pushuesve dhe vizitorëve.
Rruga për fshatin Bënje, Përmet
         Bëhët fjalë për një realitet natyror të prekshëm me vlera kurative universale dhe një destinacion krejt të veçantë turistik të rajonit jugor të vendit, që ka rritur interesin të dy arsyet: për praninë e burimeve termale të Bënjës, pamjen e papërsëritshme të kanionit të Langaricës, madhshtinë e Urës së Katiut, kishën dhe fshatin piktoresk të Bënjës. Vështirë të gjesh një një territory kaq të ngushtë, kaq shumë vlera të natyrës dhe njerëzisë.
     Për më shumë informacion, mund të themi se: rrjedha e lumit të Langaricës, një nga degët ushqyese të Vjosës, ndodhet jo më larg se 5 km larg qytetit të Përmetit dhe rruga për tek ky vend i shenjtëruar devijon nga rruga nacionale Përmet – Korçë vetëm 200 – 300 metra pa arritur në Petran.
         Kjo degë mjaft potente e Vjosën, që për vendasit është “lumi i bekuar”, rrjedh potershëm përmes një kanioni spektakolar shkëmbor të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Dangëllisë dhe Shqerisë dhe që “urtësohët” vetëm një kilometër para pikëtakimi të tij me Aos-in e lashtë apo Vjosën e kohës tonë. Pejzazhi natyror i këtij lumi, deri pak vjet më parë të lënë e të të harruar, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë. Peisash i bukur, i frikshëm dhe i ndryshueshëm sipas stinëve. Katër stinët kanë katër pejsazhe të ndryshme dhe të mahnitshme. Është vërtetë një lumë misterioz, i bukur dhe i begatë.
      Në dimër Langarica “tërbohet”, por nuk del dot nga shtrati, sepse nuk e lejojnë “muret” shkëmbore të kanionit. Shtrati i këtij damari ujor malor, që fillimin e ka diku në lartësitë e Shqerisë e Dangëlllisë pranë zonave tashmë krejt të braktisura nga banorët të Frashërit, Miçanit, Delvinës, Melanit, Koblarës deri në kufi me rrethin e Skraparit. Gjatë rrugëtimit të tij drejt Vjosës, rrjedha e Langaricës përfshin prurjet e dhjetra përrenjve të tjerë më të vegjël.
      Prurjet e jashtëzakonshme gjatë dimrit e ndryshojnë përvit konfiguracionin e territorit përreth Urës së Katiut, një monument i rrallë kulture. Përvit brigjet e lumit gërryhen, ndërsa në shpellat e shumta në të dy anët e kanionit, vizitorët e verës gjejnë dru e kucure të sjellë e të mbetur aty nga ujrat e fryra të dimrit që ndonjëherë në pikat më të ngushta të kanionit arrijnë deri në 5 metra lartësi.
        Rrjedha ndryshon gjithçka, me përjashtim të atyre 6 a 7 burimeve natyrore me ujëra sulfurore subtermale që konsiderohen kurative që vazhdimisht rrjedhin në të njëjtat guva e që kurrë nuk e ndryshojnë prurjen e tyre. Ata vazhdojnë të rrjedhin duke shpërndarë aromën e tyre squfurore në të gjithë këtë mjedis të frekuentuar goxha mirë nga vizitorë të shumtë.
        Pejsazhi është vërtet mahnitës: shpella, kanione, gjelbërin, pemë dhe shkurre aromatike, ndërsa ujrat termale që burojnë rrëzë shpellave të kaltra dhe me një aromë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga rrëzat e shtratit të lumit derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Langaricës. Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termale vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë sitën së verës zhyten mijëra njerës që kërkojnë të gjejnë shërim e deman për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës.
       Vitet e fundit një organizatë mjedisore e shoqërisë civile ka sistemuar muret e burimeve, ka vendosur sinjalistikë informuese dhe ka ndërtuar disa vendpushime për visitorët. Por këto janë shumë pak për këtë vend që mund të terheqë me mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.
      Çuditërisht edhe tani më mes fillim të nëntorit aty gjen dhjetra vizitorë. Pjesa më e madhe e frekuentuesve të këtij mjedisi të përkryer nga pikpamja e pejsazhit dhe tepër kurativ, janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por gjen mes tyre edhe të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera. Njerës të thjeshtë, por pse jo të mos themi edhe të varfër, që nuk u mban xhepi të shkojnë në plazhet brenda dhë jashtë vendit.

     Një pjesë e frekuentuesve instalohen në ngrehina të improvizuara, çadra, auotokabina dhe ngrehina të tjera më të thjeshta të ndrëtuara me mjete rrethanore, trungje drurësh, zhukë, kashtë e thupra.
        Për shkak të këtyre ngrehinave provizore vendi ngjan me një kamping, ku dallon mes tyre baraka e familjes Sadiku nga Përmeti. “Kam shëtitur të gjitha llixhat e banjat termale të Shqipërisë dhe Maqedonisë, por vetëm këtu në Bënjë gjej derman ndaj siç e shikoni këtu nuk gjen vend ku të bësh banjo”, thotë një grua mbi të gjashtëdhjetave.
      Të dy brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujrat sulfurore gjatë verës janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe e tyre qëndron të zhytur në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndertuar qysh në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe që vazhdon ti rezistojë kohës pa kurfare problemi. Bashkëshortët Antoneta e Shpëtim Sadiku, pjestarët e një familjeje përmetare që prej afro 30 vjetësh nuk e kanë lëshuar këtë vend, thonë se ky vit shënon kulmin e të ardhurve dhe kjo falë përfundimit të rugës automobilistike Petran Ura e Katiut.
      Projekti për ndërtimin ekësaj rruge janë pjesë e Programit të Ndërtimit të Rrugëve Dytësore në Shqipëri, IPA 2008, të Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financim të Bashkimit Europian. Përveç, shtrimit dhe asfaltimit, nga firma është instaluar një sinjalistikë moderne rrugore, por krahas saj një organizatë italiane joqeveritare CESVI, nga Përmeti deri në pikën turistike – curative të Bënjës ka vendosur një numur tabelash orjentuese shtesë që e ndihmojnë vizitoirin për ta gjetur lehtësisht vendburimin termal dhe Urën e vjetër të Katiut.
       Të bën përshtypje që mes frekuentuesve të moshave të ndryshme, në këtë vend gjen shumë djem e vajza të reja të moshës së gjimnazit dhe studentë. Mjesa më e madhe e tyre besojnë se ujrat dhe balta me përmbajtje sulfurore ka veti për përmirësimin e ngjyrës dhe ripërtëritjes së lëkurës. Shumë femra vinë këtu për të lyer faqet me precipitatin e zi që ngjan si një lloj kremi.
       Një menaxher turizmi nga Përmeti na thotë se pas përfundimit të infrastrukturës rrugore që të sjell pa probleme në këtë vend, është rritur mjaft edhe interesimi i të huajve, kryesisht turistëve çekë dhe austriakë të cilët vlerësojnë bukurinë e pejsazhit dhe cilësitë kurative të këtyre ujërave. Fundjavën e fundit të tetorit ne hasëm në banjat e Bënjës Billy Greenham, një 25 vjeçar nja Australia e largët i cili qëndroi përr rreth 2 orë në ujrat e nxehta të Burimit të Priftit. Legjendat urbane këtu thonë se në këto ujra kanë gjetur shërim pacientë që nuk kane gjetur shërim nga përdorimi i ilaçeve, për turistët e huaj nuk janë sajesa.
“Para viteve ‘90, këtu ka funksionuar një qendër curative me 40 shtretër, ku nën kontrollin e mjekëve merrnin shërbim paciente te ndryshëm, ndërsa sot qendra kurative nuk egziston dhe për shkak të konflikteve dhe proceseve të stërzgjatura gjyqësore të pronësisë, ka të ngjarë që edhe për shumë kohë të mungojnë investimet për ngritjen e një qendre pushimi apo me funksione kurative”, thotë taksixhiu përmetar Dashamin Canaj që punon shpesh në linjën Përmet – Bënjë.
          Banjat e Bënjës ndodhen rreth 10 12 km larg pikës së kalimit kufitar të “Tre urave” në Çarshovë dhe kjo ka ndikuar që nëpërmjet kësaj rruge të vinë këtu në Bënjë edhe pushues nga krahinat kufitare të Greqisë Veriore.
     Pushuesit qe vijnë këtu jo vetëm për kurim, thonë me bindje se kjo zone është lënë jashtë vëmendjes se pushtetit lokal e qëndror dhe përveç rrugës automobilistike apo disa iniciativave private mëse modeste, (si ajo e Coles së Bënjës që ka ngritur një hotel dhe restorant të vogël), apo prania e disa ambulantëve që shesin ç’mundin, e që më shumë dëmtojnë imazhin e ndotin mjedisin e banjave termale sesa u shërbejnë pushuesve dhe pacientëve, këtu nuk është kryer asnjë investim serioz për ta kthyer në qendër kurative.
      Burimet termale të Bënjës janë një fenomen vërtetë të rrallë natyror. Të gjithë burimet kryesore me ujra termominerale sulfurore ndodhen shumë afër me njeri tjetrin në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilomertër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes. Pushteti vendor mund të nxitë dhe ndihmojë inisiativat private për të kryer investime dhe për të ngritur këtu një qendër të vërtetë kurative dhe turistike. Ujerat termo-minerale të Bënjës janë të studiuara nga pikpamja analitiko-shkencoree përmbajtjes aë tyre kimike. Studiuesit i vlerësohen ato si burime sulfate me permbajtje të lartë sode bikarbonate.
       Burimet në fjalë sipas këtyre studiuesve janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra te nxehta, por ato kanë në përmbajtje të tyre substanca minerale të tretura, që u japin atyre ngjyrë, shije dhe veti terapike.
Mjeku Hodo Çela lidhur me vlerat kurative të këtyre burimeve thotë se: “Banjat e Bënjës rekomandohen nga ne mjekët për të kryer banja uji, ndërkohë që ato kanë vlera universale për kurimin e sëmundjeve të stomakut, të zorreve, të mëlcisë së zezë, të puçrrave të ndryshme të lëkurës së trupit dhe sidomos të fytyrës, anomalitë në shkëmbimin e lëndëve, kurimin e reumatizmës, etj”.
Ndonse në muajt e dimrit termomentri në Bënjë shënojnë vlera të ulëta, disa gra të moshuara vinë këtu në ditë me diell dhe lyejnë gjymtyrët me “pomadën” e zezë të llumit që del nga thellësia e burimeve për të luftuar reumatizmëm. “Nëse unë nuk do të vij këtu për t’u lyer me këtë “ilaç” që juve ju duket thjesht si baltë e zezë, atëhere gjithë dimrin nuk ndihem mirë nga dhimbja e kockave dhe sidomos të kyçeve. Ndaj ndonjëherë kur dhimbjet më shtohen vij këtu edhe në ditë dimri me diell”, thotë 70 vjeçarja Marie Nasi nga Përmeti.
        Të gjithë frekuentuesit e Bënjës kanë si histori të parë legjendën e Burimit të Priftit.
Një zinxhirin e burimeve termale “Burimi i Priftit” është më të largëti dhe ndodhet thellë brenda kanionit. Sipas vendasve ai është burimi me vlera universale pasi sipas legjendës, “një herë e një kohë” sollën këtu një prift të sëmurë të mbështjellë “kok e këmbë” me batanie, të paralizuar krejtësisht dhe gati duke vdekur nga një dhimbje e paparë në stomak.
      Pa shumë shpresa për të jëtuar priftin e zhytën në ujin e burimit dhe t i dhanë të pijë ujë nga burimi në fjalë. Pas disa ditë qëndrimi në ujë, prifti u ngrit në këmbë dhe iku në shtëpi me këmbët e tij krejt i shëruar. Të gjithë frekuentuesit e banjave të thonë se ndjejnë përmirësime të dukshme në sëmundjet dhe shqetësimet e tyre shëndetësore, se ndihen të ç’shtresuar psikologjikisht, të çlodhur fizikisht dhe mjaft në humor.
     Pellgu i luginës së Vjosës është zona më e pasur në burime ujrash termominerale kuruese në rajonit jugor që dallohet për burimet e saj shumta termominerale, por këto thesare të rralla të natyrës janë lënë jashtë vëmendjes së shtetit dhe sidomos të strukturave të qeverisjes vendore të cilët me pak investime mund ti kthejnë këto pasuri natyrore në të ardhura për vanorët vendas. Në këtë kategori vlerash të rralla kurative përfshihen jo vetëm burimet e ujerave termo-minerale të Bënjës, por edhe burimet me gazrat sulfurore te Postenanit, burimet e ujerave termo-minerale të Vronomerit në zonën e Sarandaporit afër Leskovikut në kufi me rajonin e Konicës në Greqi.
      Sipas studiuesve zanafilla e burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporit mund të jetë e njëjtë pasi ato dalin nga dy shpatet e luginës së Vjosës nga ku shpërthejnë burime te fuqishme uji me temperaturë 30 grade Celcius dhe me prurje të konsiderueshme dhe të pandërprerë në të katër stinët e vitit.
      Dalja e ujrave të nxehta të burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporos në siperfaqe, sipas ekspertëve të hidrogjeologjisë, ka mundesi të kenë lidhje me dy arsye: e para, me kontaktin e ujrave me ndonjë thyerje të thellë tektonike në gjendje aktive dhe të vijueshme, dhe e dyta, me kontaktet e mundshme të rrjedhjeve nëntokësore me gazrat termo-minerale të Postenanit, gazra të cilat dalin në rrëzë të një shkëmbi ne forme avujsh te nxehte.
       Ekspertët pranojnë si rregull të përgjithshëm se burimet natyrore me ujera minerale dhe të nxehta gjenden zakonisht në afërsi të prerjeve, vijave dhe çarjeve tektonike, Ndërkoh, që pikërisht në vendet ku janë të pranishme tërmetet, lëvizjet dhe gjurmët e tektonike, natyra formojn mjedise të bukura natyrore dhe peisazhe mjaftë terheqese dhe zona ekologjikisht të pastra të lakmuara nga turiztët.
Kisha Shën Meria  e fshati Bënjë 
02.11.2017
Për “Lajm-Shqip”
Engjëll Serjani 

No comments:

Post a Comment