-Me rastin e 80 vjetorit të lindjes-
55 vjet numëron Ilia Ketri në rrugëtimin e tij në shërbim të fesë. Por, vitet nuk tregojnë gjithçka. Mbi të gjitha tregojnë gjurmët që ke lënë në punët që ke kryer. Dhe Ilia Ketri ka lënë gjurmët e tij të pashlyera në shërbim të fesë orthodokse. Me fjalën e tij ka mbushur shpirtin e besimtarëve. Ajo ka “ngjitur” tek ata, pasi ai u flet në gjuhën e nënës, në gjuhën e bukur shqipe.
Për dashurinë dhe respektin që kanë për Peshkop Ilia Ketrin, besimtarët e kishës së Shën Kollit në Çikago, ku ai ka shërbyer për disa vjet, i organizuan një ditlindje të bukur. Për të nderuar atë, kishin shkuar besimtarë shqiptarë nga Sinica, Qyteza e Dardha etj që jetojnë në Çikago, si dhe besimtarë nga Detroiti, Bostoni e Torontoja. U thanë plot fjalë zemre. Në një ekran u projektuan foto e vidjo nga jeta e tij, përgatitur nga Genc Panajoti e Artan Papazisi. Kjo veprimtari e organizuar nga një grup besimtarësh me në krye At KostandinTudën, la plot mbresa jo vetëm te Hirësi Ilia, por te gjithë të pranishmit.Të duash dhe të të duan, është një lumturi e madhe. Siç ka thënë Dostojevski:”Në kujtesën e popullit mbetet vetëm ai të cilin populli e ka dashur”.
DISA “STACIONE” TË JETËS SË TIJ
Për të krijuar një ide më të plotë për figurën e tij, duhet t’i hedhim një veshtrim “udhëtimit” të Ilia Ketrit në rrugën e jetës 80 vjeçare. Janë të shumtë “stacionet”e rëndësishëm të jetës së tij dhe po t’i përmendim të gjithë, do të duheshin faqe të tëra. Për këtë arsye, po ndalemi vetëm në disa prej tyre. Ilia Ketri lindi në qytetin Sault Sainte Marie të Miçiganit, nga prindër shqiptarë me origjinë nga Sinica e Devollit. Pas mbarimit të shkollës së mesme me rezultate të shkëlqyera, vazhdoi studimet në Boston, në Seminarin e Kryqit të Nderuar për 6 vjet ku u diplomua për teologji. Në vitin 1961 u martua me Helenën me të cilën patën një djalë, Sotirin dhe një vajzë, Eugjenian. Për disa vjet ka kryer detyrën e famulltarit në kishën "Shën“Trinia” si dhe atë të sekretarit të peshkopit të dioqezës. Gjithashtu ka qënë edhe këshilltar shpirtëror i studentëve të kolegjit, pjesëmarrës në Komitetin Orthodoks të Bostonit, zv.drejtor i shtypit orthodox të Seminarit të Kryqit të Nderuar, arkëtar i thesarit të Shoqërisë Teologjike të Amerikës si dhe disa funksione të tjera. Në vitin 1972 është diplomuar në arte dhe një vit më vonë përfundoi masterin për teologji. Në edukimin dhe karierën e tij, ka ndikuar edhe peshkop Marku, të cilit ai i është mirënjohës.
Një “stacion” i rëndësishëm i jetës së tij i përket vitit 2002, ku së bashku me klerikë të lartë orthodoksë në Amerikë, u ftua në një takim me presidentin amerikan Xhorxh Ë. Bush në Shtëpinë e Bardhë. Në mars të këtij viti, së bashku me Peshkopin amerikano-shqiptar, Nikon, bashkëcelebruan Liturgjinë Hyjnore në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston, në përkujtim të 100 vjetorit të Liturgjisë së parë Hyjnore në gjuhën shqipe në SHBA, mbajtur nga Fan Noli, duke dhënë kështu një mesazh mirëkuptimi.
Me kërkesën e Kryepeshkopit Anastas dhe miratimin e Patriarkut Ekumenik Bartolemeu, Ilia Ketri i ka shërbyer kishës në Shqipëri, duke mbajtur leksione në Akademinë e Shën Vlashit në Durrës. Ai gjithashtu përfaqëson Kishën Autoqefale të Shqipërisë në dy dialogje ndërkombëtare teologjike: një me Kishën Katolike të Romës dhe një me Komunitetin Ndërkombëtar Anglikan. Si përfaqësues i kishës shqiptare, me rekomandim të Patriarkut Ekumenik, ai përfaqësoi Shqipërinë në festimet e Vatikanit , për nder të apostujve Pjetër dhe Pavël, më 29 qershor të vitit 2012.Pjesë e kësaj vizite ishte edhe një takim me Papa Venediktin e XVI. Ilia Ketri gjithashtu është anëtar i Asamblesë së Peshkopëve Orthodoksë Kanonikë të Amerikës , ku kryeson edhe Komitetin e Edukimit Teologjik. Mer pjesë gjithashtu në Konferencën Kanadeze të Peshkopëve Orthodoksë. Më 1 qershor të vitit 2014, mori pjesë në shenjtërimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit “ në Tiranë. Në CV-në e tij, ka edhe plot ngjarje të tjera të shënuara. Sa më lart, mund të themi se ai përfaqëson me dinjitet jo vetëm Shqipërinë, por si nënshtetas amerikan, edhe Amerikën.
Nga takimi me ish Presidentin Xhorxh W Bush |
THJESHTËSIA DHE PATRIOTIZMI- VLERA TË ÇMUARA TË TIJ
Siç theksuam më lart, Ilia Ketri ka mbaruar shkollë të njohur në fushën e teologjisë; ka kryer punë të rëndësishme në shërbim të fesë orthodokse; ka takuar persona të rëndësishëm por gjithëmonë ka mbetur një shqiptar i thjeshtë. Thjeshtësia është një vlerë e çmuar e këtij shërbëtori të fesë. Kjo thjeshtësi vihet re në jetën e përditëshme të tij.Vihet re në shërbimet fetare që kryen në kishë. Kam marë pjesë në disa mesha që drejton ai në kishën “Shën Trinia” në Boston. Nga fundi i meshës, pasi mbaron si të thuash “anën zyrtare” të saj, shkëputet nga letrat, del para besimtarëve dhe i flet si të thuash “vendëshe”. Kur ka munguar ca kohë pasi ka qënë në qytete të tjerë të Amerikës ose jashtë saj, i flet për udhëtimin që ka bërë dhe njerzit që ka takuar. I pyet për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve. I flet për ndonjë problem aktual, siç u foli kohët e fundit për përmbytjet në Teksas, Florida, etj; i flet për të qënë besimtarë të devotshëm, për të dashur e respektuar më shumë njëri-tjetrin. I flet për edukimin shpirtëror të tyre dhe të fëmijëve.-Prindërit dhe kisha më edukuan mua, shprehet ai. Kur bie fjala për priftërinjtë shqiptarë që do të shërbejnë për komunitetin shqiptar në Amerikë, ai thotë:” Ata duhet të dinë mirë shqip e anglisht e të njohin mirë traditat shqiptare, ndryshe fjala e tyre nuk do të ngjitë te besimtarët”. Por, thjeshtësia e tij duket edhe në raste të tjera. Në sebepe të ndryshme të besimtarëve e miqve të tij, ai bëhet si të thuash, njësh me ta. Pi raki, këndon këngë patriotike e këngë të vjetra korçare. Kur është i lirë, fton për kafe, drekë ose darkë, miq të ndryshëm dhe nuk i le të futin dorën në xhep.
Ilia Ketri mer pjesë në veprimtaritë me karakter patriotik që zhvillojnë shqiptarët në Amerikë, Kanada, etj. Flet me dashuri e pasion për Fan Nolin, Faik Konicën e patriotë të tjerë, flet për emigrantët e hershëm në SHBA, etj. Ai i do më gjithë zemër Shqipërinë e shqiptarët. Për thjeshtësinë dhe shpirtin e tij patriotik, të gjithë ata që e njohin, e duan dhe e vlerësojnë peshkop Ilia Ketrin, ashtu siç i do dhe respekton ai.
NË AMERIKË DHE …SHQIPËRI
Me familjen dhe aktorin e shquar, Xhim Belushi |
Krahas shërbimeve fetare në Boston, Çikago, Las Vegas, Detroit, Kanada, etj, herë pas here ai mer rrugën edhe për Shqipëri. Nuk është vetëm detyra që e bën të shkojë në vendin e të parëve, por është edhe zëri gjakut që e thërret. Vërtet Ilia Ketri është lindur, rritur e shkolluar në Amerkë, por ai nuk i harron asnjëherë rrënjët nga ka ardhur. Prindërit dhe njerzit e afërt, i ushqyen dashurinë jo vetëm për fshatin e tyre por për gjithë Shqipërinë. Gjatë viteve të monizmit, nuk mundi të shkojë në Shqipëri. Me ardhjen e demokracisë, shkoi në Sinicë, Qytezë, Dardhë, Korçë, Tiranë, Berat, Durrës, etj. Ka shpënë edhe gruan, djalin e vajzën për t’u njohur me vendin e të parëve. Në vitin 1992, shkoi për 6 muaj në shkollën e Shën Vlashit në rrethin e Durrësit. Aty duke mbajtur detyrën e drejtorit njëkohësisht edhe të pedagogut, dha një kontribut të çmuar në përgatitjen e prifërinjve të rinj. Në vitin 2002, pasi mori titullin e Peshkopit, shkoi në Shqipëri dhe meshën e pare pas marjes së këtij titulli, e mbajti në Sinicë, te kisha e rindërtuar e Shën Tanasit. I foli i mallëngjyer bashkëfshatarëve. U përlotën ata por u përlot edhe ai . Mesha të tjera ka mbajtur te kisha e Shën Thanasit në Qytezë kur vdiq mësuesi i nderuar, Dhimitër Farmaqi. U ngjit me kalë te kjo kishë, ashtu shoi shkonin dikur shënjtorët. Ka mbajtur mesha edhe në katedralen e Korçës, Tiranës, Durrësit e Beratit. Ka qënë disa herë në ditën e Shën Kollit në festën e sinicarëve e cila zhvillohet më 20 maj. Kudo ka lënë gjurmë të pashlyera, pasi u flet shqiptarëve me gjuhën e zemrës. Ka shkuar në Shqipëri plot herë e përsëri do shkojë, pasi zemra e tij rreh sa për Amerikën, edhe për Shqipërinë.
MENDIME NGA SHQIPTARËT
Në Kishën e Shën Kollit, Sinicë - Korçë |
Për figurën e Peshkop Ilia Ketrit, morëm disa mendime vetëm nga shqiptarë që jetojnë në Boston, por për atë mund të flisnin edhe shumë të tjerë.
Niko Dako
Në personin e Hiresisë së Tij, Peshkopit Ilia Ketri, vlerësoj me respekt, kulturën e gjerë dhe mendimin e thellë, forcën bindëse të fjalës dhe devotshmërinë për t’u shërbyer njerëzve, për t’i edukuar me fjalën e Zotit e për t’i drejtuar në rrugën e virtytit; çmoj së tepërmi aftësinë dhe këshillat e tij të urta për ne emigrantët për të mbajtur gjallë e për të transmetuar në brezat e rinj dashurinë për atdheun tonë të largët, Shqipërinë e paharruar.
Në personin e Hiresisë së Tij, Peshkopit Ilia Ketri, vlerësoj me respekt, kulturën e gjerë dhe mendimin e thellë, forcën bindëse të fjalës dhe devotshmërinë për t’u shërbyer njerëzve, për t’i edukuar me fjalën e Zotit e për t’i drejtuar në rrugën e virtytit; çmoj së tepërmi aftësinë dhe këshillat e tij të urta për ne emigrantët për të mbajtur gjallë e për të transmetuar në brezat e rinj dashurinë për atdheun tonë të largët, Shqipërinë e paharruar.
Jani Plasa
Episkop Ilia Ketri është jo vetëm një klerik i kompletuar që zotëron me themel teologjinë dhe artin e oratorisë, por edhe një burrë i ditur dhe poliglot. Ai është një njeri me shpirt të madh që rezaton dashuri, paqe dhe shpresë. Është një mik që të bën për vete me ëmbëlsinë, thjeshtësisë dhe fjalët e mënçura.
Kostandin Mosko
Për Peshkop Ilia Ketrin, kisha dëgjuar qysh në Shqipëri si një klerik ortodoks patriot. Fati e solli, ta njoh nga afër pasi ardha në Amerikë. Me përdorimin e bukur të gjuhës shqipe në mesha si dhe ngjarje të tjera të shqiptarëve ortodoksë të Amerikës, ai po i bën një shërbim të madh gjuhës shqipe, dheut të etërve të tij në mënyrën më të kulturuar e më fisnike. Ai është një nga klerikët më të shkolluar shqiptarë që nga viti 1962. Në festa, pagëzime, kurorëzim martesash dhe vdekje, i mban shqiptarët të bashkuar lidhur fort me gjuhën e tonë dhe Shqiperinë. Peshkop Ilia Ketri vazhdon të ndjekë rrugën e rilindsave tanë, tashmë në një stad më më të avancuar. Ai është një rilindas i kohëve që jetojmë, një rilindas i shekullit të 21-të.
Për Peshkop Ilia Ketrin, kisha dëgjuar qysh në Shqipëri si një klerik ortodoks patriot. Fati e solli, ta njoh nga afër pasi ardha në Amerikë. Me përdorimin e bukur të gjuhës shqipe në mesha si dhe ngjarje të tjera të shqiptarëve ortodoksë të Amerikës, ai po i bën një shërbim të madh gjuhës shqipe, dheut të etërve të tij në mënyrën më të kulturuar e më fisnike. Ai është një nga klerikët më të shkolluar shqiptarë që nga viti 1962. Në festa, pagëzime, kurorëzim martesash dhe vdekje, i mban shqiptarët të bashkuar lidhur fort me gjuhën e tonë dhe Shqiperinë. Peshkop Ilia Ketri vazhdon të ndjekë rrugën e rilindsave tanë, tashmë në një stad më më të avancuar. Ai është një rilindas i kohëve që jetojmë, një rilindas i shekullit të 21-të.
Sotir Pani
Fjala e ngrohtë e Ilia Ketrit në dasma, fejesa e pagëzime të shqiptarëve të Amerikës, ua shton gëzimin atyre. Në ngjarje të rënda, fjalët e tij janë melhem për shpirtrat e palgosur. E kam provuar unë fjalën e tij melhem në ndarjen nga jeta të gruas time para dy vjetësh. Midis shumë të afërmve e miqve që m’u gjenden pranë, ishte edhe Peshkop Ilia Ketri.
Me besimtarët e kishës Shën Trinia në Boston |
Me besimtarët e kishës shqiptare në Çikago,në festimin e 80 vjetorit. |
Çast nga dreka në Çikago,me rastin e 80 vjetorit |
No comments:
Post a Comment