Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Tuesday, 3 October 2017

90 VJETORI I INXHINIER VEHBI DERMANIT

          
        Vehbi Dermani, është njeri ndër inxhinierët e pyjeve më të shquar, me më shumë kontribute në Silvikulturën shqiptare, një arkitet i pyllezimeve dhe i mbrojtjes tokës. Në këtë përvjetor të lindjes e sjellim në kujtesë me mirënjohje dhe rrespekt, si njeriun dhe specialistin model. Urimit, për jetë të gjatë dhe të shëndetëshme i bashkohen me qindra specialistë pyjesh e bashkëpuntorë nga gjithë Shqipëria.


Vehbi DERMANI
         Para viteve 90-të, ka ekzituar një brez pyjor i krijuar për shumë vite me mbjellje të haloreve që fillonte nga Plepat e Durrësit deri Spille. I gjithë bregdeti shqiptar thuajse ka qenë i pyllëzuar me një brez kryesisht haloresh që zinin një sipërfaqe rreth 3000 ha nga Velipoja në Vlorë. Tashmë ky brez pyjor dhe kjo shifër i përket së shkuarës, sot dhe çdo ditë që po kalon ky brez pyjor po dëmtohet dhe po shkon drejt zhdukjes. Krijimi i këtij brezi ka qenë ndër punimet më të vështira të realizura nga silvikultorët shqiptar, por dhe ndër realizimet më të mira, ku padyshim ndër specilistat me kontribute në këto punime spikat ing. Vehbi Dermani.
         Sot tek kalon në plazhin e e Golemit apo Shkëmbi i Kavajës, sheh se diku ka mbetur midis pallateve shumkatëshe dhe vilave ndonjë dru pishe, në pak mjedise sheh se diku formojnë akoma një grumbull pyjor, por pyll nuk ka më. Po të shkosh drejt Karpanit-Kavajë sheh se ka mbetur një brez pisha pa shpyllëzuar akoma si “ishull”.
         Nëse keni patur rrastin të shkoni në Spille sheh një brez pyjor të mirë që do Zoti, deri tani nuk është dëmtuar nga ndërtimet pa dhe me leje. Ai pyll tashmë duket si natyror. Ndonese kanë kaluar vite nga kryerja e atyre pyllëzimeve ku kanë kontribuar mjaft puntorë e specialista pyjesh, ja vlen të veçojmë njerin prej tyre.

         Në këtë ditelindje të tij e sjellim në kujtesë, për vlerat njerzore dhe kontributin e tij të madh në pylltarinë shqiptare si studjues, projektues dhe drejtues në terren. Ky është inxhinier Vehbi Dermani. Bashkohësit dhe bashkëpuntorët e tij mund të sjellin shumë kujtime dhe mbresa për inxhinier Dermanin. Unë po mundohem t’a permbledh me shifra dhe fakte punën dhe veprimtarinë e tij. Është modeli nga mund të mësojmë të gjithë dhe veçmas specilistët e rinj.
         Pasi mbaroj studimet e filloj punën në Ndërmarrjen e Sistemimeve malore Tiranë ku realizoj projektimin e veprave dhe  ndjekjen e punimeve në kantjerit Selitë (Tiranë), Manasdere ( Elbasan), Kosovë (Lushnjë), Korçë, Vlorë, etj.
         Kalon në Kom. Ekz. K.P. Qarkut Elbasan ku në nivelin e kryespecialistit drejton administrimi e fondit pyjor të rretheve Elbasan, Librazhd, Gramsh.
         Transferohet në Ndërmarrjen e Pyjeve Durrës ku merret me projektimin dhe zbatimin e pyllëzimeve me pisha në bregdetin e Rrethit të Durrësit; në Golem, Spille, Spitallë, Rrushkull, Hamallaj dhe drejton e zbaton teknikat eksperimentale për përforcimin e ranishteve, etj. Projekton e zbaton punimet për përmirrësimin e konvertimin e rreth 1000 ha dushkajave në  zonën e Ishmit. Permiresimin e 300 ha pyje dafine të degraduara në Kalanë e Turrës-Kavajë, eksperimentimi i teknikave për rimëkëmbjen, rritjen e rendimentit, përpunimin e gjethit të dafinës, krijimin e kantjerit. Hartimi i projekteve për sisetmimin e përrenjve në grupet me hungarezë e Bullgarë, për bonifikimin e fushave të Thumanës dhe Delvinës.

         Pas një kontributi dhe përvoje të gjatë në terren ai transferohet në Byronë e Projektimeve Pyjore në Institutin e Studimit te Tokave, Stacionin e Pyjeve Tiranë. Këtu realizon shumë projekte, studime dhe botime. Ka hartuar reth 40 projekte në pyllëzime të mijra ha që nga bredeti i Durrësit deri në geshtenjat e Pogradecit. Mbi 60 projekte të sistemimit të përrenjeve nga Lezha në Berat, mbi 20 projekte të mbarështimit të rezervateve të gjuetisë dhe të rritjes së fazanit. Me dhjetra janë projektet e përmirësimit të dushkajave dhe gështenjave nga Tropoja në Pogradec.
         Ka ndjekur tema studimi e eksperimentimi në fushën e pyllëzimeve, intensitetin e gerryerjeve, dëndësinë e normat në mbjelljen e farave në fidanishte e përdorimi i teknikave të reja në fidanishte.
         bashkëpunim ka botuar dy tekste universitare:-“Pyllezime”, dy pjesë; “Sistemimi i pellgjeve malore", dy pjese. Si autor dhe bashkautor ka hartuar udhezuesit, për grumbullimin e përpunimin e farërave, prodhimin e fidaneve, projektimin e zbatimin e punimeve me pyllezime.
         Për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret; Për projektimin e zbatimin e punimeve për sistemimin e përrenjve, Për hartimin e projekteve të rezervateve të gjuetisë. Në Buletinin “Ekonomia Pyjore” (botim i Institutit ) dhe Buletinin e Shkencave Bujqesore, janë botuar mbi 20 artikuj problemor e studimePër shumë vite ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor të Stacionit të Pyjeve, antar i Komitetit të Shkencave si dhe antar i Këshillit Teknik të Ministrisë së Bujqesise. 
          Edhe pas daljes në pension inxhinier Vebiu është aktiv ai është pjesë e shoqateve dhe forumeve që kontribuojnë për pyjet dhe mjedisin. Ai gjat punës është dekoruar me medalje të ndryshme pune. Për kontribute të veçanta në pylltarinë shqiptare me propozim të Shoqatës së Specialisteve të Pyjeve në kuadrin e 90 vjetorit të Sherbimit Pyjor Shqiptar (2013), ai u dekorua nga Presidenti i Republikes me “MEDALJEN E MIRENJOHJES” me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në hartimin dhe zbatimin e projekteve të pyllëzimeve në brezin bregdetar të rrethit të Durrësit, nga derdhja e lumit Ishëm deri në derdhjen e lumit Shkumbin”

Nga kujtimet e inxhinier Vehbiut kemi përzgjedhur këtë pjesë:


         Pyllëzimi i ranishteve Bregdetare Ranishtet bregdetare të këtij rrethi (Durresit) shtrihen nga derdhja e Ishmit tek ajo e Shkumbinit, me gjerësi 100 m e më shumë. Përpjekjet e para për pyllëzimin e këtyre ranishteve kanë nisur në vitin 1941, duke u mbjellë një ngastër me pishë deti (me fidanë) dhe një me pishë të butë (me fare) e ndërmjet tyre edhe pishë e egër e selvi, që nuk dhanë rezultate. Rreth viteve 1953’54, nga Prof. Ilia Nako u bënë përpjekjet e para për pyllëzimin e ranishteve afër shkëmbit të Kavajës. Duke qenë zonë me shtrirje të ngushtë e me rërë të lëvizshme, u krijuan disa ngastra të vogla, ku u eksperiementuan pisha e butë dhe ekualipti. Në zonat më të rrahura nga erërat, mbjelljet u shoqëruan të mbrojtura nga kosha gjysmërrethi, ndërtuar me purteka me lartësi 20-25 cm. Rezultate më të mira dhanë pyllëzimet me pishë të butë, mbjellë më afër bregut të detit, ndërsa ato me ekualipt, mbjellë në thellësi të bregut, pësuan mjaft dëmtime dhe kanë mbetur në këmbë vetëm pak ekzemplarë. Edhe në mbjelljet me pishë pati mjaft dëmtime, duke mos përballuar thatësirën dhe erërat. Mbjellje me pishë të butë u kryen dhe në afërsi të fshatit Qerret. Por, pyllëzime në sipërfaqe më të mëdha u kryen pas vitit 1955 me pishë të butë e më vonë pishë deti.
         Farat e nevojshme u siguruan nga ngastrat e mbjella në vitin 1941 dhe nga pyjet e Divjakës. Mbjelljet kryheshin me fidanë me bukë dheu, ndërsa më vonë me qeska. Në verë me thatësirë të zgjatur dhe ne relieve më të ngritura, janë kryer edhe ujitje, pothuaj me krahë e me mjaft mund. Për mbrojtjen e fidanëve që ndodheshin më afër detit, u eksperimentuan edhe breza me kallam të butë, por që nuk dhanë rezultate të mira, pasi kallami pati zhvillim të dobët. Mbjelljet e mbrojtura nga koshat janë përdorur më shpesh në zonat më afër bregut të detit, ku viheshin në lëvizje masa rëre. Fidanët e pishës, prodhuar në fidanishten e Kavajës, kultivuar në vllaja, si dhe ato me qeska, dendur janë dëmtuar nga Lophodermium moorosporum, prandaj për të ndihmuar fidanët e dobësuar nga kjo sëmundje, të cilët nuk do të mund t’u rezistonin kushteve të pafavorshme si thatësira dhe varfëria e theksuar, janë kryer edhe plehërime me nitrat. Përvoja e fituar gjatë pyllëzimit të kësaj pjese të bregdetit, na nxiti të ndërmerrnim më me guxim punime për pyllëzime në bregdetin e Gjirit të Lalzit, nga Rrushkulli deri në Shën Pjetër (Hamalle), si dhe në rrjedhje të lumit Shkumbin (Spille). Mbjelljet u bërë me fidanë të kultivuar në qeska.
         Përdorimi i koshave dhe plehërimet kimike nuk qenë më të nevojshëm, për shkak të kushteve disi më të favorshme. Fidanët e pishës së detit rezultuan me rezistentë ndaj Lophodermium. Ndërhyrjet me rrallime u bënë pas mbylljes së kurorave, çka u arrit vetëm pas 15 vjetësh. Sot këto objekte janë kthyer në qendrat më me perspektivë për zvillimin de turizmit.

***
Vehbi Dermani ka lindur ne Durres me 04.10. 1927, jeton ne Tirane dhe ne Itali
Eshte diplomuar Inxhinier Pyjesh ne Institutin e Sivikultures Brashove, Rumani ( vitet 1948– 1953).
Fillon pune ne Ndermarrja e Sistemimeve malore, Tirane
1953 - 1956 Kom. Ekz. K.P. Qarkut Elbasan (Seksioni i Bujqesise)
1956 - 1969 Zyra e Pyjeve, Ndermarrja e Pyjeve Durres
1969 - 1975 Byroja e Projektimeve Pyjore Tirane (pergjegjes i grupit te projektimeve)
1975 - 1979 Instituti i Studimit te Tokave (pergjegjes i grupit te projektimeve)
1979 - 1988 Stacioni i Pyjeve (pergjegjes i grupit te projektimeve ne pyllezime, sistemim e e gjueti)
1989 - Del ne pension

Tiranë - Shtator 2017

No comments:

Post a Comment