Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Saturday, 19 August 2017

EKSPLORIMI DHE KARAKTERIZIMI ME METODA STATISTIKORE I GENOTIPEVE TE VJETRA TE ULLIRIT NE ZONËN E LIBOHOVËS

Nga: agr. Besnik ISMAILATI
Bashkia Libohovë, Qarku Gjirokastrës

Besnik ISMAILATI
         Studenti i masterit nga Libohova Elvis Tusuni nën udhëheqjen shkencore të Prof.Dr. Hairi Ismaili gjatë këtij viti mbrojti temën shkencore të diplomimit “Eksplorimi dhe karakterizimi me metoda statistikore i genotipeve te vjetra te ullirit ne zonën e Libohovës.”, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës në Fakultetin e Bujqesise dhe Mjedisit, në departamentin e hortikultures dhe arkitektures se peisazhit.
         Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë studim të llojit të veçantë që kryhet për herë të pare për gjenotipet e vjetra të ullirit për të gjithë zonbën e Libohovës, kanë dhënë edhe Shkencetaret e Bankës Gjenetike dhe stafi akademik i Departamentit të Hortikultures , të cilët bënë të mundur inkurajimin dhe mbështetjen e realizimit të kësaj teme. 
         Unë ndjehem me të vërtetë krenar dhe i privilegjuar që kam dhënë ndihmesën dhe kontributin tim modest për realizimin me baza sa me shkencore të kësaj teme së bashku me mikun dhe kolegun tim Prof.Dr. Hairi Ismailai, nëpërmjet së cilës u bë e mundur trajtimi dhe paraqitja sa më shkencore e koncepteve për diversitetin gjenetik te ullirit, për eksplorimin, koleksionimin, identifikimin dhe analizen statistikore të variablave të këtij studimi .
Elvis TUSUNI
         Në këtë material studimor prej me shume se 40 faqe është trajtuar në mënyrë shkencore inventarizimi dhe identifikimi i resurseve te ullirit jane identifikuar 10 gjenotipe te reja autoktone ne perberje te Olea europea L. ssp sativa. Sipas informacionit te sistemuar ne data base dhe i analizuar, jane percaktuar gjenotipet pas inspektimit fizik ne in situ. Inspektimi per percaktimin e identitetit eshte kryer ne kohen e pjekjes se frutave. Mostrat jane analizuar ne planin morfologjik sipas REZGEN, COI, bazuar ne tre karaktere morfologjik te rendesishem: gjethja, Endokarpi dhe Fruti te cilet jane konsideruar “marker” identiteti kane identifikuar 10 genotipe me interesant dhe perfaqesues te diversitetit te ullishtarise e kesaj krahine.
        Mbi analizen per klasifikimin nepermjet PCA, jane selektuar karakteret me dominance te madhe dhe jane gjetur nivelet e pergjithshem te zoterimit te ndryshueshmerise. Me pas eshte bazuar vetem ne komponentet e zgjedhur nepermjet analizes eigenvalue, nepermjet numurit te komponenteve te renditur ne tre PC kryesore, me analizen Eigenvectors, eshte kryer analiza me grupe (cluster) e cila ka verifikuar lidhjet e bazes gjenetike me ndryshueshmeri te madhe dhe ndryshueshmeri te vogel.


Pershkrim i karakteristikave kryesore te gjenotipeve te ullirit
        Të gjitha vendbanimet e zonës së Bashkisë Libohovë kanë popullim shumë të hershëm te ullirit, ku gjurmë të vjetra mbi 400-500 vjeçare të banimit të trevave të saj jane shoqeruar dhe me ullirin (kalaja ilire e Labovës së Kryqit, varret pagane në Libohovë, kalaja e Libohovës, qytetit antik i Melanit në Nepravishtë,etj). Në këto 20 vjetët e fundit e fundit e gjithë zona është karakterizuar nga një shtim me ritme të shumta te ullirit, varitete te ndryshme te huaj dhe te vendit. Ne pergjithesi pemet me te vjetra te ullirit jane gjendur te moshes 500 vjecare, dhe afer banesave dhe keshtjella Kisha ose vende te tjera te shenjta.
Ja disa të dhëna studimore dhe rezualtatet e tyre laboratorike për llojin e ullirit “Vajësi i Libohovës” : Olea europaea L. Ssp. Sativa
        Emri lokal: Vajësi i Libohovës (në baçet e Haxhiratëve mbi shkollën 9 vjeçare ”A.Rustemi”)
Varietet i pa pershkruar ne literature. Thirret me emrin ”Vajës” ne qytetin Libohove. Ka moshe te llogaritur mbi 460 vjet aproksimative.
        Pema ka fuqi te madhe, Perimetri i qafes e trungut eshte 5.7 m, ndersa perimetri i trungut 3.20 m. Ka kurorë gjysëm të varur me degë dhe degëza të mbledhura dhe të dëndura. Ndërnyjet të shkurtëra. Pema eshte shume prodhuese, me rendiment rreth 1.5 kv/rr.
        Gjethja ka formë eliptike. Jane mesatarisht te shkurtëra 43 cm dhe shume te gjera 15.75 cm, kane profil të rrafshtë, me ngjyrë jeshile te forte. Raport shume te vogel te vleres L/l (2.73). ka vleren me te ulet te raportit L/l krahasuar me varitetet autoktone. Ka siperfaqe gjethore mesatare. Ka luleri me kranthe mesatar me shume lule ne forme panikul. Frutat kane peshe mesatare te vogel 1.38 g dhe endocarp me peshe mesatare te vogel 31.8 g dhe raport F/E 4.3. Fruti ka ngjyre te kuqe te veres ne te zeze me lenticele mesatare. Fruti ka formë elipsiodale, i ngushte ne baze dhe i gjere ne maje dhe forme rrethore. Eshte simetrik. mesatar i gjatë (D=20), Diametri(d) maksimal, apikal (d=12.9), Raport D/d (1.5). Epikarp i pluhurizuar i pajisur mesatarisht me lenticele.
         Endokarpi: ka peshë mesatare (0.31.8g), Formë eliptik i zgjatur, lehtësisht asimetrik, i gjatë (D=12.2). Diametrit transversal maksimal apical, (d=5.7). raport D/d (2.1), Rap. Pulp/Endokarp (4.3). Siperfaqja e endokarpit e lëmuar-ashper. Numuri i brazdave fibroze mesatare (10.5). Pjekja: e vonet, Dhjetor,e shkallezuar. Eshte genotip me rendiment të lartë, ka prodhim mesatar- kostant. Eshte rezistent ndaj Cycloconium oleaginum, pak rezistent ndaj Bractocera oleae. Shume rezistent ndaj të ftohtit dhe ndaj thatësirës. K permbajtje mesatare ne vaj 20-22 %.
Foto :”Vajësi” i Libohovës
Më poshtë po publikoj edhe përfundimet dhe konkluzionet përkatëse të nxjerra nga studimi i kësaj teme:
1. Ne kuadrin e temes se diplomes ne periudhen e maturimit te frutave nentor-dhjetor, eshte kryer mission eksplorimi ne krahinen e Libohoves, bazuar ne metodiken, informacionet dhe orjentimet e specialisteve local vecanerisht prej Agr.Besnik Ismailati, specialist i bujqesise i Bashkise Libohove.
2. Krahina e Libohoves ka kultivuar ullirin ne vijueshmeri te pese shekujve pamvaresisht se perben nje zone ekstreme te kultivimit ne Shqiperi jane identifikuar 10 aksesione ulliri ne popullaten e ullirit te kesaj krahine si perfaqesues kryesor.
3. Lidhjet mjedisore me gjenotipet në mjedis janë aspekte të cilat kane shkaktuar plasticitet fenotipik, dmth një ndryshim në fenotip i një gjenotipi të dhënë në përgjigje të ketyre variacioneve mjedisore.
4. Nje sere tiparesh jane kushtezuar nga ndikimi i nje numri te madh karakteristika gjenetike por ne stabilitetin e ketyre tipareve, mjedisi ka luajtur nje rol shume te madh dhe ka ndikuar ne formimin e fenotipeve me variabilitet brenda per brenda populates e tije.
5. Klima dhe mjedisi i Libohoves jane ekstrem i zones e kultivimit te ullirit, dhe genotipet e identifikuara jane pa dyshim raste te variances phenotypike qe kane ardhur ne vijueshmeri si rezultat i variances gjenetike
6. Teresia e tipareve sasiore nuk ka te njejtin ndikim ne zoterimin e ndryshueshmerise se tyre. Karakteret sasiore te gjethes, frutit dhe endokarpit jane zoterues kryesor te ndryshimeve ne teresine e cdo individi.
7. 18 karaktere kane zoteruar 100% te ndrysheshmerise gjenetike. Por, ndermjet te gjithe komponenteve jane identifikuar 9 karaktere qe perbejne 79.75%, dhe qe spjegojne me shume se 100% te ndryshueshmerise se pergjitheshme.
8. Pese aksesione jane interesant per tiparet e frutit dhe endokarpit vecanerishte rezistences ndaj semundjes e syrit te palloit, factor I rendimentit te ullirit.
9. Genotipet ne vleresim te pergjitheshem kane nivel ngjajshmerie 54.1%
10. Eshte studimi i pare qe eshte kryer ne kete zone dhe ne gjykojme se ulliri ne kete vend ka ardhur nepermjet teknikes se introduktimeve nga vende te ndryshme dhe ka pesuar modifikime gjenetike dhe me shumezimin e metejshem ka krijuar popullata te ndryshme nga niveli I populates se orgjines.
11. Disa varitete kane inters per studime te thelluara gjenetike sepse kane vlera per perhapje .
       Faleminderit dhe suksese në profesionin e bukur të agronomit që juve keni zgjedhur , Elvis Tusuni!
Besnik Ismailati dhe Elvis Tusuni para një ulliri mbi 400-vjeçar në
fshatin Peshképi të Sipërme, Gjirokastër gjat punës për eksplorimin
e genotipeve te vjetra te ullinjve të zonës.



No comments:

Post a Comment