Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Sunday, 2 July 2017

Bonsai, rritja e pemëve në saksi(pjata, tava)

             

Bonsai tree, by Walter Pall.
Panjë(Acer laurinum) 
            Që kur njeriu filloi ti zbuti apo të domestikoi pemët, ai dalëngadalë pa ose me vetdije filloi ti transformoi ato në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tij jetësore: për t’u ushqyer vetë  si dhe bagëtinë që mbarështronte, për të fituar drurin për veglat e punës, për të bërë armët e gjuetisë e të luftimit, orenditë shtëpijake, për ngrohje, ndërtime, etj.  Krahas këtyre, pemët që në lashtësi njeriu i ka çfrytëzuar dhe i ka transformuar sipas gustove të tij edhe për zbukurimin e mjediseve të jetesës, madje edhe për të krijuar vepra arti, siç është mënyra e kultivimit të pemëve e shkureve bonsai. Me këto vepra arti njeriu zbukuron jo vetëm mjediset e brendëshme por dhe ato të jashtëme të shtëpive, zyrave, hoteleve restauranteve, muzeumeve, parqeve, etj.
            Fjala “Bonsai” apo “Bonzai” rrjedh nga gjuha japoneze që do të thotë “rritje e pemëve në saksi”( në tava apo pjata). Kjo mënyrë kultivimi e bimëve është praktikuar nga kinezët mijëra vjet më parë se japonezët, e njohur me termin “penzai”. Mendohet se në Japoni kjo metode u përhap rreth viteve 800, e cila u prfeksjonua me tej, e mori një përhapje më të gjerë. Të gjitha pemët apo shkuret shumvjeçare  mund të kultivohen në këtë mënyrë. Bonsai konsiderohet si një art i krijimit dhe kultivimit të pemeve në minaturë, vetëm për një pamje të bukur. Krijon imazhin e një peme, ose grumbull pemësh në minaturë, sigurisht sipas një dizenjimi te gustove artistike të atij që e krijon. Nuk ka si qëllim për të marre fruta apo pjesë të bimës për nevoja medicinale, megjithëse sot kjo  metodë çdo ditë e më shumë po zë vend e praktikohet edhe për shumë pemë frutore.
            Bonsai nuk janë bimë GMO(Organizma Gjenetikisht të Modifikuara). Të paktën deri tani nuk flitet për një praktikë të tillë. Mundësitë janë, por disa stjudues mendojne se në qoftëse do të kishim një gjë të tillë do të ishte me pasoja, e do të krijoheshin probleme të mëdha.
            Bimët bonsai shpesh ngatërrohen me bimët xhuxhe ose mini bimët. Bimët xhuxhe janë bimë të cilat vijnë si rezultat: i inxhinjerisë gjenetike, seleksjonimit, kushteve të kultivimit, aklimatizimit, etj. Këto bimë mund të vinë edhe natyralisht për shkaqe të streseve që kalojnë bimët në mjedise jo të përshtatshem ku ato rriten si: thatësira, ushqimi, kushtet tokësore, temperaturat, përmbytjet, infeksjonet e ndryshme, veprimi i bimëve parazitare, etj.  Në këto bimë krijohen hormone që reagojnë ndaj stresit që kalojnë bimët, këto hormone reduktojnë qelizat e rritjes në bimë. Teknikat e përfitimit të bimëve të tilla çfrytezohen nga shkenca për te krijuar lloje bimësh rezistente ndaj faktorëve dëmprurës ose të pafavorëshme për bimët, për një prodhim të lartë e të qëndrueshëm, mini bimët, etj.
            Teknika e krijimit të pemëve bonsai kosiston në traditën japoneze të krijimit të pemëve në minaturë, pra një pemës së madhe i krijohen kushte për t’u rritur në saksi. Mund të jenë në më të shumtën e rrasteve: pisha, fikusi, dëllinja, lisi, ahu, ulliri, shega, etj. Të gjitha pemët dhe shkuret mund të përgatiten bonsai, por eshtë më efektive për këtë qëllim të pregatiten bimët e zonës të cilat rriten natyralisht ose kanë kushtet klimaterike të duhura.

            Në fillim sigurohen saksitë që kanë një formë të veçantë, në formën e tavave të rumbullakta, katrore, drejtkëndëshe apo shumkëndeshe  të cilat janë zakonisht prej balte ose dhe prej xhami. Këto enë pergatiten enkas per të kultivuar pemë bonsai. Ka dhe rraste që këto gdhënden në shkëmbinj ose diku tjetër për një dizenjim të veçantë si kopje e natyrës.. Pjatat përgatiten për t’u  mbjellë sipas nje teknike të veçantë pak a shumë të ngjashme me përgatitjen e mbjelljeve të luleve në saksi.Materjali fillestar për të krijuar një pemë bonsai mund të jetë një pemë ose shkure çfardo: Një filiz, një bimë që rrjedh nga fara, mjafton të përmbushi standartet estetike të krijimit të një peme bonsai. Krijimi i një peme bonsai nga fara merr shumë kohë, rreth 4-5 vjet, nga filizat më pak(3 vjet), ndërsa me fidan nga fidanishtet mund të krijohet menjëherë. Kjo pemë përgatitet për bonsai me anë të krasitjeve, duke kufizuar rritjen, gjethimin e bujshëm dhe rrënjëzimin.. Siç dihet të gjitha bimët kane tendencë të rriten në majë. Me anë të krasitjeve duke shkurtuar majën e detyrojmë bimën të shpërndajë rritjen e saj ne pjesën e mesit dhe të poshtëme. Krasitjet paraprake para se një peme t’i nenshtrohet rritjes bonsai konsistojnë në atë që ne duam të dizenjojmë ose te krijojmë artistikisht: forma e trugut, degët, etj. Për te krijuar formën e peme të dëshiruar  më tutje veprojmë me ane të krasitjeve dhe telave për ti dhene formën e deshiruar.


            Në vitet 1880 bonsai filloi të marri nje hov të madh në Japoni dhe në Kine. Filluan të organizohen konferenca, ekspzita dhe të dalin librat dhe revistat e para. Deri para Luftes së Dytë Botërore në Japoni kishte rreth 300 tregëtarë japoneze që mirreshin me biznesin e pemëve bonsai. Në SHBA apo vendet e tjera këtë mënyrë kultivimi të pemëve e shpërndanë emigrantët apo tregëtarët në mënyrë sporadike.
            Pas Luftës Dytë Botërore kultivimi pemëve bonsai morri një zhvillim të ri. Japonezët me anë të panaireve, ekspozitave, botimeve te ndryshme harritën që të tërheqin vëmendjen e perëndimoreve. Në vitin 1952 japonëzët bashkepunojnë me gjarmanët. Në vitin 1967 Perëndimorët dhe specjalista nga SHBA-të vizituan fidanishtet japoneze dhe teknikat bonsai i shperndanë në vendet e tyre. Sot kultivimi i pemëve bonsai është i përhapur në të gjithë botën, mbi 90 vende. Janë rritur botimet e librave, revistave, gazetave, webe-ve, etj. Janë krijuar mbi 1500 klube e shoqata, dhe mbi 5 milion njerëz e kane si hobi bonsain.
            Nuk kam pasur njohuri për bonsain. Me ardhjen time në Amerikë fillova të vrojtoj dhe të interesohem për këto krijime artistike me bimët. Për ta plotësuar këtë boshllëk para disa muajsh me një mikun tim bëra një vizitë në një njësi që krijonte e tregëtonte bimë bonsai. Shkuam në "New England Bonsai Garden", ndodhet  afër vendit ku banoj, ështe krijuar që në vitin 1987. Pasi ju spjeguam pronarëve, të cilit ishin dhe specjalista të krijimit të pemëve bonsai, se jemi specjaliste bujqesie me nje stazh te gjate, ata na pritën me kënaqesi duke na shoqëruar në të gjitha mjediset dhe spjeguan punen e tyre në këtë drejtim. Nje mjedis ata e kishin rezveruar per pemët të cilat kërkojnë nje dimër më të butë e nuk i rezistojnë dot dimirit të Bostonit. Klientët kundrej një pagese i linin aty dhe i mirrnin në pranverë. Vetëm me këtë punë ata siguronin te ardhura të kënaqëshme, duke ushtruar dhe pasjonin e tyre.



Përgatiti

K. Mosko - Qershor 2017

No comments:

Post a Comment