Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Saturday, 8 July 2017

Përdorimi i hormoneve në bujqësi, praktikë profesionale, për të cilën flasim, shkruajmë e filmojmë me argumenta amatore.

                                   nga: Prof.Ass. Dr. Enver ISUFI
                                        Drejtor i Insititutit të Bujqësisë Biollogjike - Durrës

           
Prof.Ass. Dr. Enver ISUFI
Herë pas here në tregun mediatik hidhen lajme si “hormone çorintuese” për opinionin publik. Kur këto lajme nuk mbështeten në tërësi faktesh të vërteta, atëhere bëhen të dëmshme si vetë keqpërdorimi i hormoneve në bujqësi. Unë që po shkruaj merrem me bujqësinë biologjike, e cila me ligj nuk i lejon këto substanca të përdoren në produktet bujqësore. Në këtë kuptim nëse do të kisha argumente të forta, të para me sytë e mi, të analizuara në laborator, fakte të treguara nga njerëz seriozë, unë do të isha i pari që do ta ngrija zërin. Tani që eksporti i produkteve tona bujqësore ka marrë rrugën pa kthim, kur konsumatorët e huaj gjithnjë e më shumë po vijnë si turistë, na duhet kujdes të mos lëshojmë lajme pa argumenta. Kur këto lajme shoqërohen me shumë argument dhe shkelësit e rregulloreve të përdorimit inputeve bujqësore dënohen, atëhere ky nuk është lajm i keq, por lajm i mirë. Konsumatori vendas dhe i huaj do të thoshte “OK, keqbërësi dënohet edhe në Shqipëri”. Por sa herë flitet për hormonet që përdoren në bujqësi, askush nuk e ka çuar investigimin deri në fund. Kjo e bën pesimist konsumatorin vendas dhe tregun jashtëShqipërisë. 
            Hormonet janë substanca që prodhohen për disa qellime si: për nxitjen e rrënjëzimit fidanëve, për rritjen e pjellorisë së luleve që të shtohet numri kokrrave të lidhura si dhe për nxitjen e pjekjes. Këto të fundit klorofilin e kthejnë në karroten dhe fruti piqet i sforcuar pa kaluar fazat natyrale të pjekjes. Hormonet e keqpërdorura në bujqësi janë si dopingu në sport, ku medaljet merren të pamerituara. Në kohën që në publik po ngrihet problemi përdorimit të hormoneve, jemi në periudhë vere, ku fermerët i shqetëson shpejtësia e pjekjes natyrale dhe s´ka nevojë për nxitës artificialë të pjekjes. Kjo është njëlloj si të ndezësh sobën e shtëpisë në mes të verës. Pra fermerët nuk kanë pasur nevojë t’i përdorin hormonet në këto muaj vere.
            Pak informacion mbi hormone  në bujqësi. Është e vërtetë që janë substanca jo të mira për shëndetin, por duhen ditur mirë llojet që nuk lejohen, koha dhe produktet ku përdoren, dozat e përdorimit etj. Ka lloje hormonesh që nuk lejohen fare, ka lloje që lejohen por jo në nxitjen e pjekjes së frutave e perimeve. Ka lloje që lejohen por në doza të përcaktuara dhe në kohën e përcaktuar të përdorimit. Në rastet më të shpeshta gabimet bëhen në dozat e larta dhe kohën e papërshtatshme të përdorimit.
            Pyetja shtrohet: 
A jemi në gjendje të dallojmë praninë e hormonit në produkt?
A kemi ne argumente se sa është përhapja e përdorimit të hormoneve në bujqësi?
A e kemi në tabelën e sasisë së mbetjeve të lejuara të hormoneve në kohën e konsumimit?
A e kemi nën kontroll se cilat lëndë vepruese futen në tregun tonë të inputeve? 
A kemi raste të blerjes dhe të futjes kontrabandë të hormoneve të palejueshme? 
A kemi ne procedurë për regjistrimin e hormoneve që lejohet të përdoren?
A ka udhëzues përdorimi për hormone në bujqësi?
            Askush nuk i ka këto të dhëna në dorë, as ekspertët dhe as gazetarët e medias së shkruar dhe asaj elektronike. Për këtë shkak them që nuk duhet të flasim pa përgjegjësi. Edhe nëse një fermer ose disa fermerë kanë përdorur hormone në perime, e para duhet të bëhen sondazhe se sa përqind e fërmerëve janë ata. Ka fermerë që edhe pesticidet i përdorin pa kritere, por sa përqind janë ata. Pra duhen shumë investigime që problemi të dalë më i qartë. Kemi vënë re një veprim amator për të argumentuar se frutat dhe perimet janë me hormone, pritet një kokërr domate dhe u tregohen njollët e bardha dhe damarët jeshilë. Këto shenja i shkaktojnë një sërë shkaqesh si temperaturat e larta, mungesa e disa elementeve ose mikroelementëve ushqimorë, ujitja pa kriter, koncentracioni lartë i kriprave në tokë, vetitë e kultivarëve, cilësia e farës, e të tjera shkaqe që duhen analizuar sipas kritereve të analizës së gjurmëlënies. Do të ishte shumë e dobishme nëse për këtë problem do kishim mendimet e ekspertëve të perimeve, të kimistëve dhe biokimistëve, të tregtarëve të inputeve, dietologë, etj., që të flisnin shkencërisht për këto probleme dhe e vërteta duhet thënë qartë nëse ka argumente, por është shumë i dëmshëm nëse flasim pa përgjegjësi sepse çorientohet konsumatori dhe dëmtohet biznesi i prodhueseve tanë.
            Ka një prirje për të krijuar sensacione. E them këtë se para një muaji, një intervistës sime të botuar për bujqësinë biologjike, kryeredaktori i një të përditëshmeje, i vendosi një titull që unë nuk e kisha përmendur fare në artikull, gjoja unë kisha thënë që 50 % e fermerëve shqiptarë përdorin hormone në produktet bujqësore. U shqetësova jo vetëm se nuk e kisha thënë kështu, por sepse nuk kisha as të dhëna fushore dhe laboratorike për këtë. Meqenëse kryeredaktori më kërkoi falje për këtë titull arbitrar, unë nuk po e përmend as emrin e gazetës as të kryeredaktorit, por këtë fakt po e përmend për prirjen për të botuar dhe xhiruar sensacione. Është fat i madh që media sot është roja e interesave të publikut dhe në këtë rast e konsumatorëve, por roja duhet të jetë i kujdesshëm të mos bjerë viktimë. Parandalimi i keqpërdorimit  dhe keqinformimit  rreth hormoneve  dhe përdorimit  të substancave  të tjera   në bujqësi si plehra  dhe produktet për mbrojtjen e bimëve. Si parim i përgjithëshëm duhet  të jemi të qartë  se kimikatet në bujqësi  janë  një  e keqe  e domozdoshme. Ajo  që ne kemi  në dorë  është  fakti që këto inpute të përdoren  duke  i përzgjedhur  me rrezikëshmëri  sa më të ulët, si  dhe ti përdorim në kohën e duhur, në dozën e duhur  dhe sipas nevojës. 
            Rasti  i debatit  rreth hormoneve  në bujqësi  na japin rastin  të ngremë edhe një problem teknik dhe organizativ që lidhet me nevojën e reformave në institucionet shkencore bujqësore dhe shërbimin këshillimor. Këto reforma do të parandalonin si hormone në bujqësi ashtu edhe lajmet si “hormone” që  konfuzojnë konsumatoret. Na janë shkërmoqur institucionet shkencore, institucionet zbatuese dhe edukimi profesional i fermerëve. Ndërsa niveli i shkencëtarëve është shumë i mirë, katrahura organizative e shkencës dhe këshillimit, mungesa e koordinimit, mungesa e ndarjes së punëve sipas statusit të institucioneve shkencore, ka bërë që shkenca bujqësore dhe këshillimi në bujqësi po përjeton fatin e muzikës. Muzikën profesionale e ka zëvendësuar ahengu i dasmave, tallavatë pa nota muzikore. Ka edhe ekspertë këshilltarë të fermerëve të përkushtuar, madje të tillë ka edhe pranë kompanive të inputeve, por janë shumë pak për të mbuluar problematikën dinamike në mirëpërdorimin e inputeve.     Kujdesi për sigurinë ushqimore duhet të shtrihet në të tërë zinxhirin e prodhimit dhe jo vetëm në momentin e konsumimit dhe të gatimit. Sa më shumë komplikohen e modernizohen madje edhe sufistikohen llojet e inputeve, aq më shumë duhet të modernizohen edhe programet e trajnimeve, botimeve, konsultave me specialistët fermerët, tregtarët e inputeve, eskpertët e AKU-së, madje edhe me specialistët e mediave që mbulojnë problemet e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit. Shpresojmë se në muajt e vitet në vijim, këto probleme do shtrohen për zgjidhje dhe se rrjeti i institucioneve të shkencës dhe zbatimit në bujqësi do të fuksionojnë më mirë.
            Amatorizmi në bujqësinë moderne është si shoferi pa patentë në një makinë të mirë. Pasuria e tregut tonë të inputeve ngjan me një makinë të mirë, por na duhet të stërvisim “shoferët”për të shmangur aksidentet. Së fundi, filtri më i mirë  për menjanimin e kimikateve të dëmshme  në ushqime  dhe mjedis  është modernizimi  i sistemeve  të bujqësisë.
            Prirja  kombëtare e mirëpritur është; kalimi nga bujqësia  konvencionale  te  bujqësia  e Integruar  dhe prej kësaj bujqësie  shkallë ,  shkallë të rritet pesha e bujqësisë  biologjike/organike/ekologjike (janë  sinonime). Vetë  standartet e këtyre sistemeve  parandalojnë praktikat bujqësore  dhe inputet  jo miqësore me shëndetin dhe mjedisin.
           Qeveria e re dhe tema”bujqësia  miqësore” Javët  e fundit  nga Kryeministri  Edi   Rama  kemi dëgjuar  një sllogan të mirëpritur. “Do punojmë  për  një bujqësi të gjelbërt  me teknologji  të gjelbërta”.“Do ishte  një hap i madh  përpara  nëse  këtë  ide  do ta  shikonim që  të zbatohej hap pas  hapi edhe  në praktikën bujqësore në nivel ferme  dhe në  njesitë  e  përpunimit. Këtë strategji  na  duhet të zbatoimë  qysh tani ; me objektiv që katraura urbanistike  të mos na  përsëritet  nesër dhe pasnesër  si katraurë   ekologjike. Ka  një  të  dhënë  e gjithë pranuar: Rritja   e investimeve në bujqësinë  miqësore  ka ulur kostën  mjeksore”

Botoi gazeta "Bulevard"

Sunday, 2 July 2017

Bonsai, rritja e pemëve në saksi(pjata, tava)

             

Bonsai tree, by Walter Pall.
Panjë(Acer laurinum) 
            Që kur njeriu filloi ti zbuti apo të domestikoi pemët, ai dalëngadalë pa ose me vetdije filloi ti transformoi ato në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tij jetësore: për t’u ushqyer vetë  si dhe bagëtinë që mbarështronte, për të fituar drurin për veglat e punës, për të bërë armët e gjuetisë e të luftimit, orenditë shtëpijake, për ngrohje, ndërtime, etj.  Krahas këtyre, pemët që në lashtësi njeriu i ka çfrytëzuar dhe i ka transformuar sipas gustove të tij edhe për zbukurimin e mjediseve të jetesës, madje edhe për të krijuar vepra arti, siç është mënyra e kultivimit të pemëve e shkureve bonsai. Me këto vepra arti njeriu zbukuron jo vetëm mjediset e brendëshme por dhe ato të jashtëme të shtëpive, zyrave, hoteleve restauranteve, muzeumeve, parqeve, etj.
            Fjala “Bonsai” apo “Bonzai” rrjedh nga gjuha japoneze që do të thotë “rritje e pemëve në saksi”( në tava apo pjata). Kjo mënyrë kultivimi e bimëve është praktikuar nga kinezët mijëra vjet më parë se japonezët, e njohur me termin “penzai”. Mendohet se në Japoni kjo metode u përhap rreth viteve 800, e cila u prfeksjonua me tej, e mori një përhapje më të gjerë. Të gjitha pemët apo shkuret shumvjeçare  mund të kultivohen në këtë mënyrë. Bonsai konsiderohet si një art i krijimit dhe kultivimit të pemeve në minaturë, vetëm për një pamje të bukur. Krijon imazhin e një peme, ose grumbull pemësh në minaturë, sigurisht sipas një dizenjimi te gustove artistike të atij që e krijon. Nuk ka si qëllim për të marre fruta apo pjesë të bimës për nevoja medicinale, megjithëse sot kjo  metodë çdo ditë e më shumë po zë vend e praktikohet edhe për shumë pemë frutore.
            Bonsai nuk janë bimë GMO(Organizma Gjenetikisht të Modifikuara). Të paktën deri tani nuk flitet për një praktikë të tillë. Mundësitë janë, por disa stjudues mendojne se në qoftëse do të kishim një gjë të tillë do të ishte me pasoja, e do të krijoheshin probleme të mëdha.
            Bimët bonsai shpesh ngatërrohen me bimët xhuxhe ose mini bimët. Bimët xhuxhe janë bimë të cilat vijnë si rezultat: i inxhinjerisë gjenetike, seleksjonimit, kushteve të kultivimit, aklimatizimit, etj. Këto bimë mund të vinë edhe natyralisht për shkaqe të streseve që kalojnë bimët në mjedise jo të përshtatshem ku ato rriten si: thatësira, ushqimi, kushtet tokësore, temperaturat, përmbytjet, infeksjonet e ndryshme, veprimi i bimëve parazitare, etj.  Në këto bimë krijohen hormone që reagojnë ndaj stresit që kalojnë bimët, këto hormone reduktojnë qelizat e rritjes në bimë. Teknikat e përfitimit të bimëve të tilla çfrytezohen nga shkenca për te krijuar lloje bimësh rezistente ndaj faktorëve dëmprurës ose të pafavorëshme për bimët, për një prodhim të lartë e të qëndrueshëm, mini bimët, etj.
            Teknika e krijimit të pemëve bonsai kosiston në traditën japoneze të krijimit të pemëve në minaturë, pra një pemës së madhe i krijohen kushte për t’u rritur në saksi. Mund të jenë në më të shumtën e rrasteve: pisha, fikusi, dëllinja, lisi, ahu, ulliri, shega, etj. Të gjitha pemët dhe shkuret mund të përgatiten bonsai, por eshtë më efektive për këtë qëllim të pregatiten bimët e zonës të cilat rriten natyralisht ose kanë kushtet klimaterike të duhura.

            Në fillim sigurohen saksitë që kanë një formë të veçantë, në formën e tavave të rumbullakta, katrore, drejtkëndëshe apo shumkëndeshe  të cilat janë zakonisht prej balte ose dhe prej xhami. Këto enë pergatiten enkas per të kultivuar pemë bonsai. Ka dhe rraste që këto gdhënden në shkëmbinj ose diku tjetër për një dizenjim të veçantë si kopje e natyrës.. Pjatat përgatiten për t’u  mbjellë sipas nje teknike të veçantë pak a shumë të ngjashme me përgatitjen e mbjelljeve të luleve në saksi.Materjali fillestar për të krijuar një pemë bonsai mund të jetë një pemë ose shkure çfardo: Një filiz, një bimë që rrjedh nga fara, mjafton të përmbushi standartet estetike të krijimit të një peme bonsai. Krijimi i një peme bonsai nga fara merr shumë kohë, rreth 4-5 vjet, nga filizat më pak(3 vjet), ndërsa me fidan nga fidanishtet mund të krijohet menjëherë. Kjo pemë përgatitet për bonsai me anë të krasitjeve, duke kufizuar rritjen, gjethimin e bujshëm dhe rrënjëzimin.. Siç dihet të gjitha bimët kane tendencë të rriten në majë. Me anë të krasitjeve duke shkurtuar majën e detyrojmë bimën të shpërndajë rritjen e saj ne pjesën e mesit dhe të poshtëme. Krasitjet paraprake para se një peme t’i nenshtrohet rritjes bonsai konsistojnë në atë që ne duam të dizenjojmë ose te krijojmë artistikisht: forma e trugut, degët, etj. Për te krijuar formën e peme të dëshiruar  më tutje veprojmë me ane të krasitjeve dhe telave për ti dhene formën e deshiruar.


            Në vitet 1880 bonsai filloi të marri nje hov të madh në Japoni dhe në Kine. Filluan të organizohen konferenca, ekspzita dhe të dalin librat dhe revistat e para. Deri para Luftes së Dytë Botërore në Japoni kishte rreth 300 tregëtarë japoneze që mirreshin me biznesin e pemëve bonsai. Në SHBA apo vendet e tjera këtë mënyrë kultivimi të pemëve e shpërndanë emigrantët apo tregëtarët në mënyrë sporadike.
            Pas Luftës Dytë Botërore kultivimi pemëve bonsai morri një zhvillim të ri. Japonezët me anë të panaireve, ekspozitave, botimeve te ndryshme harritën që të tërheqin vëmendjen e perëndimoreve. Në vitin 1952 japonëzët bashkepunojnë me gjarmanët. Në vitin 1967 Perëndimorët dhe specjalista nga SHBA-të vizituan fidanishtet japoneze dhe teknikat bonsai i shperndanë në vendet e tyre. Sot kultivimi i pemëve bonsai është i përhapur në të gjithë botën, mbi 90 vende. Janë rritur botimet e librave, revistave, gazetave, webe-ve, etj. Janë krijuar mbi 1500 klube e shoqata, dhe mbi 5 milion njerëz e kane si hobi bonsain.
            Nuk kam pasur njohuri për bonsain. Me ardhjen time në Amerikë fillova të vrojtoj dhe të interesohem për këto krijime artistike me bimët. Për ta plotësuar këtë boshllëk para disa muajsh me një mikun tim bëra një vizitë në një njësi që krijonte e tregëtonte bimë bonsai. Shkuam në "New England Bonsai Garden", ndodhet  afër vendit ku banoj, ështe krijuar që në vitin 1987. Pasi ju spjeguam pronarëve, të cilit ishin dhe specjalista të krijimit të pemëve bonsai, se jemi specjaliste bujqesie me nje stazh te gjate, ata na pritën me kënaqesi duke na shoqëruar në të gjitha mjediset dhe spjeguan punen e tyre në këtë drejtim. Nje mjedis ata e kishin rezveruar per pemët të cilat kërkojnë nje dimër më të butë e nuk i rezistojnë dot dimirit të Bostonit. Klientët kundrej një pagese i linin aty dhe i mirrnin në pranverë. Vetëm me këtë punë ata siguronin te ardhura të kënaqëshme, duke ushtruar dhe pasjonin e tyre.



Përgatiti

K. Mosko - Qershor 2017