Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Saturday, 2 January 2016

HOMAZH PËR JORGO BLLACIN

nga FUAT MEMELI

Me poetin, kurrë s'jam takuar
Më bëri mik poezi e tij
Dhe s'lashë libër pa i lexuar
Shkruar në rini a pleqëri.

Nuk është kjo ndonjë çudi
Sa njerëz duhen pa u njohur!
Më lidhi shpirti binjak si me magji
Nga poezi e tij, jam dehur.

Shqipëroi ai mjaft poetë
Mes tyre rusin Esenin
Dhe u bë si ai vetë
Se piu ujë në Lunxheri.

Me mijra vargje ai thuri
Bilbil i rrallë në ligjërim
Një monument vetes i ngriti
E la mes nesh si për kujtim.

Tani fle në botën tjetër
Mbështiell me jorgan lirikash
Për mua do mbetet mik i vjetër
Dhe këngëtar i madh brengash.

Dhjetor, 2015


Fuat Memeli


No comments:

Post a Comment