Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Friday, 20 February 2015

Shteti dhe disiplinimi i ujrave sipërfaqesore.

                Nga Illo Foto – NYC/Studius

Illo FOTO
       Ndersa organizmi i gjalle, e rregullon vete  ballancin  ujor, ne toke ujet i neneshtrohet vetem forces se gravitacionit tokesor  dhe atij te eneve komunikuse. Mbi bazen e ketyre dy ligjeve universale zhvillohet levizja e ujrave ne natyre. Me ane te veprave teknike dhe inxhinjerike te gjitha vlerat dhe fuqite e  mineralit uje, vihen ne sherbim te jetes njerezore. Investimet, per crytezimin maksimal te vlerave dhe fuqise se ujrave, quhen disiplinim i ujrave te nje treve te caktuar  .
     Investimet per disiplinimin e ujrave  konsiderohen  ngjarje te rendesishme historike. Disiplinimi i ujrave ne Ameriken e veriut vijoi disa dekada dhe quhet i perfunduar ne fillim te shekullit te 20. Nen kete veper ujrat detyrohen te rrjedhin drejt lumenjve me te medhej te vendit. Mjeti lundrus hyn ne liqennin Michigan dhe brenda kontintetit, del ne Gjrin e Florides.
     Jasht  rrjedhjes se disiplinuar, forca ujore eshte shkatrrimtare. Populli kete fenomen e stigmatizon: Nuk behet shaka me ujin, zjarrin dhe qeverrine.  
     Keto dite, qe permbytjet ne zonen jugore te vendit mbaruan, po paraqes mendimet rreth tyre, sepse une kam ndjekur  aktivisht, qysh nga viti 1960 e tehu , te tera permbytjet, qe kane ndodhur ne  Ultesiren bregdetare  shqiptare. Ne periudhen 1960 – 1990, permbytjet i kam perjetuar  si subjekt qe jam permbytur, te tera heret.
    Permbytjet postmoniste i kam ndjekur me shume dhimbje, por ne rolin e spektatorit. Kur  them me shume dhimbje, nuk dua ta paraqes veten  me te ndergjegjshem, por kam mbi shpine permbytjet e 35 vjet jete, ne zonen e Ultesires shqiptare.   
     Ne kete shkrim, qe besoj te jete i fundit, per permbytjet, une do te tregoj se si i perballonim permbytjet ne dhe si jane zhvilluar permbytjet  ne historine shekullore  te Shtetit shqiptar. Gjat permbytjeve kam qene ne vijen e pare, per te mbrojtur gjene e gjalle, qe ne ish fermat perbenin nje nga pasurite  me te medha te tyre dhe te vendit.
     Fillimisht njohurite e mia per permbytjet, kane qene  shume te cekta. Kur fillova pune ne ish fermen Levan,  pervec dokumentave te shumta zyrtare, gjeta 3  programe  te shkruara me kaligrafi, nga para ardhesi im, Latif  Cela: Planin e zhvillimit te blegtorise  bashke me ate te prodhimit, Progrmi i evakuimit te blegtorise ne rrast fatkeqesish natyrale dhe specifikisht, per prmbytjet, termetet, zjarret, rreshqitje toke  dhe  programi i shtegetimit te dhenve. Njifja vetem  planin e pare, per te dy te tjeret nuk e kisha idene, pse ishin dhe si do t’i zbatoja.
     E kam thene shume here, se per gjera te pa qarta i drejtohesha Dr. Jakovit, qe kryente detyren e Kryespecjalistit ne ish fermen “Clirimi “. Ai me dha njohurite e duhura, por me porositi, qe te bisedoja me te moshuarit, per te dy problemet, qe jane specifike, per sejcilen treve te zones se ulet. Konsulta me njerzit e moshur e bera praktike pune, dhe e zbatova, ne ç’do ekonomi. Kam perballuar te tera permbytjet, ne ish fermat Levan, Hoxhare, Valare – Gjirokaster, ish fermen Lushnje, si dhe ne gjithe fermat e veriut, kur punova ne Drejtorine e pergjithshme te fermave. Aktualisht, ndoshta jam i vetmi specjalist, qe kam perballuar  me shume rraste permbytjesh ne Shqiperi.
      Nga sa kam mesuar nga vendesit dhe nga pervoja ime ne teren, po paraqes pak episode te permbytjeve, ne zonen e ulet. Pergjithesisht vendet ku shperthen lumi dihet nga banoret e moshuar, te cilet i riprodhojne te tera episodet, qe kane kaluar, ne perballje me kafshimin e lumit.   Permbytjet perpara bonifikimit, qe eshte periudha perpara 1960, ndodhnin çdo vit, por jo me te njejtin intesitet. Vitin e pare te largimit te ujrave kenetore, permbytjet ishin te furishme, sepse u krijua nje boshllek, qe e thithte ujin e lumit, edhe kur nuk kishte fryrje te madha. Permbytjet u shtuan dhe u bene me agresive. Eshte koha, kur shteti mori masen e ndertimit te pendave te fuqishme. Pendat u ndertuan,  ne vijen ku lumi thyente tradicionalisht.
     U frenuan  shume lumenjte dhe per nje kohe po thuaj, u eliminuan  vershimet e cmendura. Ne fillim te viteve 60 ndodhi permbytje masive, ne te tere zonen bregdetare . Ndertimi i digave te hidrocentraleve i frenoi disi vershimet e Drinit, por ne juge vijonte e njejta histori. Zona, qe eshte permbytur me shume ne Shqiperi eshte Lezhe – Shkoder;  zona e Çermave ne Lushnje dhe Boshtova, ne anen tjeter e lumit. Permbytjet e tjera jane  episodike.
      Shkumbini  thyente vazhdimisht tek Ura e Rrogozhines. çermanaket ishin familjarizuar me kete fenomen dhe shqetsoheshin, me teper kur nuk kishte permbytje ne dimer, sepse kur  ndodhin ne pranvere  shkaterronin krejt te mbjellat. Lumi pleheronte edhe tokat. Çermanaket bene shtepi 2 katshe. Gjene e gjalle e evakuonin ne koder, qe quhet Zhame.  Rralle mund te ndothte, qe dikush te  ndertonte shtepi te re, jasht vijes  kufizuse tradicionale. Largimi nga venbanimi i babait, konsiderohet nje nga llojet e tradhetise. Ndoshta  lidhet me  besimin fetar.
    Kryefamiljari largohej i fundit, nga banesa, po qe se ujet delte ne katin e dyte. Eshte momenti qe njeriu laget nga ujet e lumit dhe zgjohet i llahtarisur, per te nisur rrugen, qe nuk duket me. Ketu e ka origjinen  aforizmi “Kur te bie  prapanica ne uje“.  Ne rrastin  e nje emergjence te tille, nje  çermanak nuk mundi te merrte rruge dhe hipi ne nje peme, me gjithe disa orendi dhe ushqime. Aty ndenji  tre dite, deri sa u duk rruga. Keto i perkasin nje te kaluare te larget. Vdekjet, mbytjet e bagetive, demtimi i te mbjellave  dhe orendive  ishin ne kuotat me te larta. Varferia  percaktohej  nga niveli i permbytjes se radhes.
Pas ndertimit te digave,  perfundoi bonifikimi hidraulik i fushes. Bonifikim hidraulik nenkupton, largimin ujit nga siperfaqja, por ne te tere thellesine  e tokes kapilaret jane te mufatur. Ujrat freatike  afrojne deri ne siperfaqe.  Ne keto kushte, toka nuk vjen  shpejt, per plugim. Shtrati i fares nuk favorizon mbirjen dhe zhvillimin  bimor.
      Kete problem e ngrinin specjaliste  te ekonomive te asaj kohe, qe shquheshin per erudicion, por dhe  drejtus te ekonomive bujqesore, qe kishin punuar me Fullcin. Keta ishin: Ali Ypi, Zyber Juka, Faik Barajaktari, Sami Hysi, Refat Toptani, Hysen Cobani, Dule Carcani,  Ilo Prifti, Mentor Permeti, Mihal Daljani, Minella Xinxo, Irakli Leka,  Kastriot Panariti, Petrit Kripa, Mihallaq Qirjako,  Spiro Gushi, Demlush Thaci, Sule Gallai, Dhimo Liko,  Profesoret e Institutit bujqesor, shkencetaret e insticjoneve te bujqesise.
      Qeverria e kohes nuk bindej, se bonifikimi nuk po i sherbente teresisht prodhimit, qe kerkohej. Qeverria thoshte: Bonifikimi perfundoi, sipas projektit, kerkohet shlyerja e investimeve. U planifikuan rendimente te pa arritshme. Kontradikta teknike ishte e thelle, dhe ne opinion dukej se Qeverria kishte te drejte. Specjalistet dhe shkencetaret e mirnjohur nuk reshten, deri s u realizua bonifikimi bujqesor, i cili prepusopuzon ngritjen dhe uljen e ujrave freatike, sic e kerkojne interesat e plugimi te tokes dhe ato te zhvillimit bimor .
      Per te arritur te bonifikimi bujqesor, u rishikua  projekti, duke bere thellime te reja te kanaleve  dhe ndertimi i hidrovoreve, qe kushtonin shume. Bonifikimi bujqesor vijoi gati 10 vjet, deri ne fillimt e viteve 70 te shekulli te kaluar.  Ne ndryshim nga bonifikimi hidraulik, ky i fundit u krye me mjete te mekanizuara. Me kete operacion te kushtushem, tokat e ish kenetes  u transformuan ne toka bujqesore te nivelit te larte. U rriten rendimentet, ne menyre progressive dhe se bashku me ujitjen, Ultesira bregdetare shqiptare, klasifikohej nje masiv bujqesor, qe konkuronte ne Europe, deri sa arriti te merrte, 48 kv/ Ha grur, 100 Kv / ha miser, 500 Kv / ha panxhar,  4000 litra qumusht per lope etj.
   Efektin me te madh bonifikimi bujqesor e pati ne kufizimin drastik te efektit te permbytjeve. Se bashku me masat per pyllezime dhe luftes kunder errozionit, masat pr evitimin e permbytjeve ishin plotesuar. Toka bujqesore ishte e sigurte, lumejte leviznin brenda shtratit. Nuk kishte asgje c’ti shtoje masave per mirmbajtjen e tokes bujqesore.  Ishte nje investim, qe vijoi mbi 30 vite, per te dy fazat. Kushtoi  shume vuajtje, djerse, gjak dhe pa diskutim vlera te medha monetare. Bonifikimi, mund te quhet nje veper monumentale, qe u krye kryesisht  me punen e pa paguar dhe diskriminuse te te burgosrve politike te kohes. Pati shume te sakatosur  dhe te vdekur. E meritojne, shtresa e te perndjekurve  nje memeorial  te larte, diku ne Terbuf dhe ne Maliq.
    Edhe pas perfundimit te bonifikimit bujqesor kishte permbytje, por me intensitet shume me te ulet, c’do 2-3 vjet kishte  nje permbytje. Atbote nuk ekzistonte struktura e emergjencave civile. Strukturat e pushtetit  shteteror nuk merreshin konkretisht me permbytjet. Behej nje lajmerim  dhe pergjithcka pergjigjej ekonomija. Nuk merrej as fuqia puntore me kete problem, me perjashtim te njerzve, qe merreshin me ndonje kullim te prapambetur dhe punonjesve te blegtorise .  
   Ne pese vitet e fundit kane ndodhur permbytje katastofike ne veri dhe ne juge te vendit. Permbytjet kane krijuar stinen e tyre te peste.  Shtetaret e tranzicionit kane problem me pa aftesine drejtuse. Keta i falen grekut, pjesen me te rendesishme te detit dhe i falen detit, pjesen me te rendesishme te tokes.
   I gjithe vendi ka perjetuar dite ferri dhe deme te pa llogaritshm ne pasuri dhe gjene e gjalle. Ne keto kushte solla ne vemendje permbytjet, qe une kam kaluar ne jeten time professionale, ne fushat e Ultesires se vendit. Ne 35 vite te veprimtarise profesionale kam perjetuar 9 permbytje te  ish ekonomive bujqesore, ku kam punuar. Gjat evitimeve te permbytjeve te kaluara, nuk  mbaj mend te jete demtuar as nje  koke bagetie e  cfardo lloi. Bagetite, qe  eventualisht mund te permbyteshin beheshin ngarkim personal. Zona e permbytur kishte pamjen e nje shtepije funerale. Nuk degjoheshin zhurma, vec asaj te ujit, ne se leviste. Kjo qetesi varri kushtezohej per faktin se duhesh te degjoheshin sinjalet, qe mund te jepeshin per  rreziqe te shtuara. Qetesia presupozon ngushllim dhe solemnitet: Njerzit presin te shofin perpara syve, mynxyra!  Personalitete te Partise  dhe  Qeverrise, kurre nuk kishin vizituar zonat e permbytjeve, kur ishte ujet pa terhequr. Aty dukej vetem ndonje gazetar, por jo gjithnje. Vizitat beheshin fill pas lirimit te zones.
       Jeten profesionale, nuk e kam jetuar vetem si specialist, por dhe si gazetar dhe autor librash bujqesore.  Ky status  me jep te drejten, jo vetem te gjykoj mbi permbytjet e viteve te fundit, por dhe te kritikoj ate pjese, qe nuk ka funksionuar normalisht, ne evitimin e pasojave.  Ne krye te heres, duhet te pohoj me pergjegjesi, qe 9 permbytjet e perjetuara nga une, nuk krahasohen as me gjysmen e  permbytjeve te  ketyre 5 viteve. Shtetit te ketyre 25 viteve i ka rene prapanica ne uje!
      I mbaj mend me hollesi te 9 permbytjet , sikur te kene ndodhur sot.  Nuk di ta pershkruaj tmerrin.  E kane parafytyruar  ne format  e perbindshit, nje prej tyre eshte situata e permbytjeve.  Per te sjelle ate pervoje  te hidhur,  po pershkruaj permbytjet ne Bushat – Shkoder dhe Hoxhare – Fier, qe ka ndodhur, ne mesin e  viteve 80 te shekullit te kaluar. Jam i sigurte, qe do kete lexus, qe kete pervoje nuk do ta pranojne, sepse eshte pervoje e fituar ne diktature. Ju  sqaroj  se ne Diktature, punojne dhe mendojne te shtypurit. Diktatori dhe besniket e tij te afert  nuk mendojne, por vetem sundojne. Pjesen e trurit, qe mendon dhe ndien, diktatoret e kane te atrofizuar.
     Une isha nje  nga specjalistet e blegtorise ne Drejtorine e pergjithshme te fermave, ne vitet 80 te shekullit te kaluar.  Ish Zv. Ministri  Stavri Rista, me jep detyren, per t’u nisur ne Bushat, sepse Drini ka dhene shenja , per te care argjinaturen . Ujrat perparojne  ne brendi te fermes .  Ruaj gjkftoftesine, me porositi Stavri. Mbeshtetu te njerzit me pervoje dhe i  ke te tera kopetencat, per te mobilizuar te tera ndermarrjet ne sistem te bujqesise,  ne Shkoder dhe Lezhe, po te jete nevoja. Bashkepuno me Pushtetin lokal. Dy here ne dite, do njoftosh situaten te Drejtori yt, nga telefoni i Drejtorit te fermes, ose nga posta. Do te kthehesh, kur te bien ujrat, qe rrezikojne banoret dhe blegtorine. Raportin  e hollesishem, me shkrim do tja paraqesesh Drejtorit tend; aty do te perfshihet dhe vlera e demtuar, firmosur nga autoriteti i rrethit, qe eshte autorizuar.  Vetura, qe te pret jashte, kur te arrish ne Bushat, te kthehet ne Tirane.
       Ne Bushat gjithcka ishte ne alarm. Ujrat kishin permbytur krejt fushen dhe po perparonin  me shpejtesi, drejt qendres se banuar, me emrin Rranxat. Situata dukej, qe kur hyje ne kufirin e Bushatit. Ishte e tmerrsme, perpara nesh ishte nje det i ri pa emer. Shoferat e Ministrise ishin njerez serioze dhe te vjeter ne detyre . Shoferi me tha se  rreziku eshte ende larg, deri sa nuk ka uje, ne rrugen e Rranzave. Takova  drejtorin e  fermes Bushat, per te cilin kam shkruar ne librat e mi. Ishte nje agronom nga  Malesia, relativisht i ri por i zgjuar,  i pjekur, shume energjik dhe njeri  me llogjiken si dare. Me raportoi per gjendjen, por nuk hezitoi te me thote se fusha eshte permbytur totalisht dhe siperfaqja e  mbjelle  me grur, eshte  e pa reabilitushme. Kane shpres reabilitimi,  gjysmat e parcellave te mbjelle me jonxhe, ndersa terfilin do ta rimbjellim te gjithe  ne pran vere. Simbas llogarive, investimet 9 mujore te mbjelljeve, ishin fshire nga defteri.
Përmbytjet në Shkodër
   Ditet e tjera, natyrisht dhe netet, ndiqnim, te tere bashke dinamiken e levizjes se ujrave.  Kishte shenja, ku duhet te vendosnim, per evakuimin e kafsheve, qe ne Bushat ishin lokalizuar ne nje komleks me 500 lope qumeshti dhe ne nje kompleks derrash,  me 500 dosa prodhimi. Ne shtabin e emergjenes te ndermarrjes patem vendosur, qe perpara te  dy komplekseve blegtorale dhe oficines, te krijonim barriera me plisa dheu dhe  thase rere. Kjo pune behej dite- nate, me turne.
      Ujet arriti te vinte ne barrjerat e reres. Evakuam nje stalle me gica te vegjel, brenda  komleksit, nepermjet adoptimeve. Ne oficinen e ndermarries hyri nje shtrese uji, deri 10 cm, pavaresisht nje argjinatures qe adoptuam me plisa. Ujet nga territori i banuar, ku  llogarit  dhe ate te kafsheve, filloi te terhiqet pas dites se 4. Une prita dhe dy dite, deri sa ujet arriti ne Rranxat. U ktheva ne Tirane dhe mbajta lidhje telefonike, per shume kohe, me fermen Bushat. Demi ishte kolosal, por vetem ne fushe .
      E njejta gje u paraqit  dy vite me von ,  ne Hoxhare te Fierit. I njejti ritual i thirrjes nga  Zevendes Ministri.  Drejtusit e fermes, punet i dinin shume me mire se une, por  prisnin vetem te ndanin pergjegjesite me mua. I degjova dhe e ndjeva veten shume inferorior, per punet, qe na prisnin te terve bashke. Vazhduam te rritim bankinen perballe komleksit te vicave  dhe ne menyre urgjente nisem per ne kombinat te mishit rreth 600 vica, pavaresisht se nuk kishin arritur peshen, por lehtesuam tufen nga shpenzimet dhe mundesite, per te evakuar lehtesisht, po te ishte nevoja. Ujet depertoi ne stallat e vicave, por e evituam evakuimin, me levizje te brendshme.  Renia e ujrave filloi  nga dita e 7, ndersa fusha mbeti 20 dite nen uje. Permbytjen e evituan  vendesit, pa shume zhurme dhe eufori  por me sigurine dhe dinamizmin, qe te jep puna  dhe devotshmeria, per te arritur ate qe projekton.
    I kam ndjekur me shume perpikmeri permbytjet e 5 viteve te fundit, por duke qendruar perballe ekranit te komjutrit.  Mendoj se organizmi i krijuar per emergjencat civile eshte gjetja me e pershtateshme, per t’u bere balle situatave te veshtira . Thatesira,  eshte e kunderta e permbytjeve, por nje lloj e demshme. Ultesira jone bregdetare, ndaj te dy ketyre dukurive eshte me e ndjeshme se c’do fushe ne Europe, vec Hollandes.
       Kjo veçori e Ultesires  lipset te na rrisi vigjilencen dhe pergjegjshmerine, per ta ruajtur  dhe selitur kete pasuri kolosale te  vendit. Nevoitet tjeter impenjim ne kuadrin mendor, fizik dhe financiar, por jasht permbytjeve, ne kohe te thate. Permbytja e  diteve te fundit, u analizua gjeresisht nga medjat, politika dhe shkenca. Te tere ishin te mendimit se “natyra na denoi ashper, per mangesite tona  ndaj mjedisit natyror .” Kjo eshte arsyeja qe  permbytjet  behen gjithnje me agresive. Konkluzioni i mediave per permbytjet eshte shume llogjik dhe kritike e baraspeshuar.
      Nuk  me la shije te mire nje shprehje e Ministrit Panariti, i cili  theksoi se kete vit pastruam me shume kanale, prandaj efekti permbytjeve u kufizua. Ministri si  dhe c’do specjalist, e dine fare mire, qe  nuk ka bonifikim dhe kullim te pjeseshem, qe matet me disa kanale  por ka bonifikim bujqesor integral, ndryshe  kullimi nuk realizohet. Une do t’i drejtoj  disa  pyetje Ministrit. Sa kohe do te presi fshataresia fushore, qe ujrat te disiplinohen nga Shteti? Ju dhe paraardhesit e tu, i quani permbytjet fatkeqesi natyrore. A mund te kete fatkeqesi te pervitshme, qe vijon nje cerekshekulli ? Juve ju quan bota Minister bujqesie , por bujqesia zhvillohet ne toke  edhe bimet e ujit kane kufizimet e tyre. Merrni mundimin dhe sqaroni shqiptaret, kur do te kufizohen keto kastrofa, qe nuk jene teresisht natyrore.
 
       Nuk ka nevoje te behet shume zhurme ditet e permbytjeve. Ne ditet e permbytjeve duhet te degjoihet vetem zeri i  Shemsi Precit. Respektohen te njejtat ligje si ne mbytjen e vaporreve. Te tjeret duhet t’i kerkojne atij edhe per evitimin e situatave tragjike edhe  njoftimet zyrtare, per situaten. Keto pese vjet, kam vene re se te gjithe pushtetare, deputete, gazetare, politikane,  zbresin ne zone, pa sherbim te percaktuar, thjesht per sehir. Po ju drejtoj nje pyetje te gjithe ketyre  njerzve te shkolluar: C’fare ndreqet ne zonen e permbytur, kuja i sherbyet, a e justifikuat karburantin, qe dogji makina tuaj lluksoze?
     Shumica e vizitavet  ne zone  i konsideroj shetitje aerobike, per te realizuar tretjen e ushqimeve vitaminoze, qe konsumoje kuriozet dhe qe i kane prodhuar varfanjaket e permbytur. Shume me te hidhura ndihen shprejhet opozitare: Pse nuk mblidhet qeverria ne zone, Pse kryeministri nuk duket  ne biseda me banoret? Ka pasur dhe kerkesa me skandaloze : Pse nuk kini ndertuar konvikte dhe hotele  per te evakuarit, pse nuk keni rezerva me bar per delet? Nje nder cudite ishte qesendia ndaj njerzve, qe hane  e pine, ne zone. Nuk di c’mund te nenkuptoi kjo qesendi, qe eshte totalisht e turpshme.
Përmbytjet e fundit Fier-Vlorë
       Shteti i tranzicionit, ka nje pergjegjesi te madhe mbi supe, qe nuk mund te shlyhet nga memoria kombetare. Pjesen me te mire te detit ja fali grekut dhe pjesen me te mire te tokes ja fali detit. Keto krime nuk shpjegohen shjesht me dilentatizem qeverrises.
            Ne konkluzion te ketyre dukurive  te permbytjeve, dua te  nenvizoj  se Qeverria, Ministri dhe pushtetaret vendore, per permbytjet duhet te punojne 11 muaj te vitit, simbas specifikave te detyrave. Muajin e 12 zonen tja lene Sherif Precit, i cili do te kete gjithnje e me pak pune.  
        Sot, quhet e mbyllur permbytja e radhes - Shkurt 2015. Fusha po merr pamjen  natyrale, por kjo gjendje eshte provizore. Ultesira bregdetare shqiptare, kjo bukueoshe e fjetur, eshte gjithnje e kercenuar.  Eshte pjesa me  vitale e vendit, sepse nga Bistrica, deri ne Bune, jetojne 70 % e  gjithe shqiptarve. Aktualisht shteti nuk ka  kontroll mbi ujrat siperfaqesore te kesaj fushe. Ne dimer permbytet, ne vere zhuritet. Kjo gjendje ka 25 vite, qe perseritet. Sa do te vijoi ende te jete keshtu, as fushe as kenete?
        Mediat e kane analizuar gjeresisht dhe me shume pergjegjesi, kete problem kombetar.  Drejtesia eshte e vonuar per venien perpara ligjit te shkaketarve te anarshise bujqesore- mjedisore te vendit, qe eshte shkaku i varferise te pa justifikuar te shtreses fshatare.            

 NYC – Shkurt 2015 

No comments:

Post a Comment