Kohët e fundit një sëmundje që mbartet nga mollet ka bëre qe
të trembi konsumatoret e shumte. Por mollet nuk jane me te rrezikshmet thone
ekspertet. (Darren, Muir/ Stocksy)
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve,
një shpërthim bakterial në mollë ka sjelle vdekjen e 7 personave dhe 31 te
tjere jane shtruar ne spital. Administrata
e Ushqimit dhe Medikamenteve kohët e fundit ka konfirmuar se koloni të baktereve
Listeria u zbuluan në qendren perpunimit të molleve Bidart Bros. në Kaliforni.
Shumica e rasteve kanë qenë të konstatuara në mollët në proçes lëngezimi. Javën
e kaluar, Bidart Bros vullnetarisht testoi të gjitha llojet mollëve Granny
Smith dhe Gala.
Sipas
Qendrës së Burimeve të Marketingut Bujqësor mollët zëne vendin e dyte në prodhimin
e frutave ne Amerike. Por ndotja mollës është e rrallë për shkak se fruti ka
një cipë të fortë, e cila pengon bakteret për të hyrë në fruta, thotë Doug
Powell, PhD, një ish-profesor i sigurisë ushqimore në SHBA dhe Kanada që i boton në barfblog.com.
"Frutat
dhe perimet e freskëta janë ndoshta burimi më i madh sëmundje mbartese sot në Amerikën
e Veriut, dhe kjo ndodh për shkak se ato konsumohen të freskëta - ne nuk i gatuajmë
ato - kështu që çdo gjë që vjen në kontakt ka potencial për ti ndotur," tregon
Powell tek YahooHealth.
Powell bën të ditur se duhet te jemi te kujdesëshëm veçanërisht edhe me pesë fruta e perimet e
mëposhtme të cilat janë të lidhura me një numër të konsiderueshëm të
shpërthimeve të sëmundjeve këto vitet të fundit. (Nuk është vetem molla në këtë
listë.)
1. Lakëra
Është një
ushqim që Pauell thjesht refuzon për ta ngrënë. "Ka shpërthime gjat gjithë
kohës dhe në gjithë botën", thotë ai. Ju mund të kujtojni shpërthimin gjat
vitit 2011 në Gjermani, që shkaktoi vdekjen e me shumë se 50 njerëzve dhe u
sëmurën gati 4000 të tjerë. Në fund të
vitit 2014, më shumë se 100 amerikanë u sëmurën pasi kishin ngrëne lakër te
prishur me salmonelë.
Lakra është veçanërisht suportuese për bakteriet patogjene sepse kane kushte te pershtareshme lageshtie e temperature. " Në shumë raste është dhe fara e kontaminuar nga brenda, kështu kur ju mirrni materialn qe mbillni, vetëm një qelizë bën që ajo të rritet,e te infektoje gjithe bimën," shton ai.
Lakra është veçanërisht suportuese për bakteriet patogjene sepse kane kushte te pershtareshme lageshtie e temperature. " Në shumë raste është dhe fara e kontaminuar nga brenda, kështu kur ju mirrni materialn qe mbillni, vetëm një qelizë bën që ajo të rritet,e te infektoje gjithe bimën," shton ai.
CDC
rekomandon që gratë shtatzëna, fëmijët, moshatarët, dhe njerëzit me sisteme të
dobëta imune duhet të shmangin ngrënien lakërs të papërpunuar. Gatimi i lakërs
shkatërron bakteret e dëmshme.
2. Pjeprat Cantalupo
Ndryshe nga
pjeprat veden ose shalqitë, pjeprat cantalup kanë zhapë poroze që lejojn të
hyjnë bakteret në fruta. Përveç kësaj, në fushat ku cantaloupes janë rritur,
shpesh ndodhin përmbytje, Powell shpjegon, "kështu që pjepret e zhytur në ujë,
i ardhur ndoshta nga një kontaminim nga kafshët ose blegtoria."
Related: How to Stop Your Gum-Chewing Addiction
3. Perimet gjethore
Bakteret mund të vendosen në gjethet e brendshme, shpjegon
Powell. Plus, perimet gjethore janë veçanërisht të vështira për tu larë në
mënyrë efektive. Gjatë disa viteve të fundit në SHBA, sallata Romaine,
përzierje në amballazhim sallatë, spinaq, etj.
gjithmonë kanë qenë të lidhura me shperthimet e E. coli.
4. Domatet
Janë disa
mënyra që mikroorganizmat patogjene mund
të hyjnë në frytin e domates, si nëpërmjet ujërave nëntokësore ose nëpërmjet
ujit ku domatet zhyten për t'i dhënë
atyre një shkëlqim, thotë Powell. "Ujë ku zhytet domatja duhet të zere 5 gradë të brendshmen e domates
ose tjetër një vakum është formuar dhe uji futet brenda, kështu që çdo gjë qe
permban uji ku zhytet domatja, tani është brenda ne domate." Një mundësi e
lehtë për ta shmangur është për kompanitë në monitorimin e ujit, por për fat të
keq nuk ka një mënyrë e thjeshtë për konsumatorët që të dinë nëse rritesit e bimëve e kanë bërë
këtë.
5. Perimet që
përdoren si garniturë në gatime si: qepë të njoma, koreandër, majdanoz, etj.
Qepët e
njoma dhe bimët e tjera që përdoren si garniturë ne guzhina janë me rrezik të
lartë sepse ato nuk gatuhen, shpjegon Powell. Ai rekomandon që ato të mos haen por
të lihen jashtë në pjatë nëse ato janë thjesht për zbukurim.
Gjithe kjo nuk behet qe tu mbaje larg nga ngrenia e frutave
dhe perimeve te fresketa thekson Powell. Kur nuk keni një masë që do të ju
mbajë plotësisht të sigurt, disa hapa të vogla mundti ndermirni. Powell për
veten e tij bën pazar në dyqane të mëdhinj ku ai mund të gjejë. " Burimet e
furnizimit të tyre të cilat zbatojne disa standardeve themelore të sigurisë së
ushqimit," thotë ai. Ai gjithashtu rekomandon që prodhimeve të freskëta tu behet një shpëlarje, e cila heq
mbeturinat sipërfaqësore dhe disa (por jo të gjitha) bakteret.
Powell gjithashtu nuk sugjeron gjithmonë gatimin frutave dhe
perimeve për të vrarë bakteret, pasi ka përfitime ushqyese të hahet ato të
freskëta, kjo është një hap që ju mund të mirrni në qoftë se ju jeni
veçanërisht të shqetësuar. Faqja e internetit FDA ofron këshilla të tjera të
përditshme të sigurisë ushqimore.
Perkthyer nga
Yahoo! Health
Scared By The Apple Recall? These 5 Fruits And Veggies Are Even Bigger
Risks
by
Amy Rushlow
Contributing Writer
January 14, 2015
No comments:
Post a Comment