Atdheu, njeriu dhe vendlindja
Enver Isufi Durrës-Albania |
Njeriu, vendlidja dhe Atdheu
Ngjasojnë
me pyllin, zogun dhe pemën.
Zogu
e njeh pyllin cep me cep
Si
banor i vërtetë
Por, pemën që ka folenë
E
njeh fletë për fletë.
Vetëm
në lagjen e tij të qyetetit dhe katundit
Njeriu
qesh me gjithë shpirt
deri
tek dhëmballa e fundit.
Edhe
jashtë vendit njeriu kënaqet e zbavitet
Por
ai nuk qesh me gjithë shpirt
Por
vetëm skërmitet.
***
Shtëpija ime e vjetër në fshat.
Atje në fshat në shtëpinë e vjetër
Ku kam lindur e jetuar
Kisha vite pa shkuar.
Një ditë mora rrugën e shkova
Por, vërtetë u ndjeva keq dhe u trishtova
Kur hapa derën kryesore
Dera kishte rënë dhe fort kërciti
Kërcitja ngjante si një zë duke qarë
Ajo sikur më thoshte;
Mirë që erdhe e më pe
E braktise shtëpinë ku keni le.
Hyra në fillim tek guzhina
Oxhaku kishte zënë perde merimange
U trishtova kur e pashë
Sobën e mbuluar me pluhur të trashë
Nuk kishte situatë më të ngrysur
Se sa pamja me pjata, gota uji,vere dhe rakie
vite me radhë rrinin përmbysur.
E mbylla shpejt derën me një ndjenjë mërzie
Nuk e duroja dot këtë lloj qetësie
Hapa dhomën time të gjumit
Merimanga të endura në të katër cepat
Dhe vrima në mur që kishin hapur akrepat.
Vetëm një gjë ishte ende për tu pasur zili
Korrniza me foton që kisha dalë me gruan kur
ishim 25 vjet me të rinj.
Atje pranë dritares
Një dallnadyshe kishte ndërtuar folenë
Zogu atje në fole mua më shikonte
Më dukej sikur me mua bisedonte:
Unë iki e shtegëtoj duke kaluar mes
kontinenteve
Dhe çdo vit vij e banoj këtu në dhomën tuaj
Unë ndjehem si në shtëpinë time
Ti ndjehesh si në shtëpi të huaj.
Me vehte pëshpërita:
Ke të drejtë zonja dallandyshe
Do ta rinovoj shtëpinë dhe do ta bëj krejt
ndryshe.
Kështu bëra;
shtëpinë e rinovova, bahçen e gjelbërova.
Shumë miq e dashamirës ftova.
Miq e shokë:
Që t’u them të vërtetën
Ribanimi i shtëpisë së vjetër
më ka ndryshuar jetën.
No comments:
Post a Comment