Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Wednesday, 12 November 2014

Kongresi i 18-të Botërorë i Bujqësisë Biologjike

( Marrin pjesë 33 specialistë nga Ballkani. Nga Shqipëria 6 dhe nga Kosova 4 specjalistë)

Intervistë me drejtorin e Institutit të Bujqësisë Biologjike Prof. Ass. dr. Enver Isufi

            nga Mark Brunga

Prof. Ass. dr. Enver Isufi    
Nga faqja juaj e Webseitit (www.ibb.a) mësova se në datat 13-15 Tetor në Stamboll u zhvillua Kongresi Botëror i Bujqësisë biologjike. Unë do doja tju bëja disa pyetje rreth këtij kongresi se jam sigurte që specialistët, fermerët dhe konsumatorit i presin me interes përgjigjet tuaj.
Kongresi zhvillohet nga IFOAM (International Federation for Organic Farming Movement) Kjo organizatë është organizata çadër që mbulon interesat e organizatave simotra në të gjithë botën. Në kongres morën pjesë rreth 1000 delegatë nga e gjithë bota.Delegatët vinin nga fushat e shkencës ,prodhimit, marketingut, organizmat Europiane dhe Qeveritare të vendeve përkatëse,nga donator , njerëz të medias, madje mua rastësisht dhashë 6-7 minuta Intervistë për Televizionin Turk etj)
Kongresi u zhvillua në tre seance plenare dhe në 8 seksione.U mbajtën 250 prezantime.
Po nga vendet e Ballkanit pati shumë pjesmarës?
Po pati 33 persona të përfshirë në lëvizjen e bujqësisë biologjike ose që tërthorazi lidhen me të.
Po nga Shqipëria e Kosova ?
Po ishin 6 specialistë nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova.

Me kolegët nga Shqipëria
Me kolegët nga Kosova
Cilat ishin fushat e fokusimit të prezantimeve dhe diskutimeve në Kongres?
Në radhë të parë ran ë sy si përvoja shumë e mirë e disa vendeve ashtu edhe ngadalësia e shumë vendeve të tjera.U theksua se me ngjarjet e shpeshta negative në natyrë që po shoqërohen me dëmtime masive kanë si shkak ngrohjen globale, shfrytëzimit ( që në fakt duhet përdorimi dhe jo shfrytëzimi) i lëndëve të para,përdorimi I sasirave të mëdha të plehrave, pesticideve dhe rregullatorëve të rritjes kanë ulur cilësinë e produkteve ushqimore dhe kanë ndikuar negativisht në mjedis.Mesazhi kryesor i Kongresit ishte që qeveritë e vendeve përkatëse më mirë të mbështesin një bujqësi të shëndetëshmë se sa të shpenzojnë kaq shumë për shëndetin publik.
Ka bërë progress bujqësia biologjike vitet e fundit ?
Me bujqësi biologjike sot menaxhohen më shumë se 37 milion hektarë. Tregu bio rritet çdo vit 25 %. Skandalet në bujqësinë konvencionale e kanë rritur interesin për të konsumuar produkte biologjike.
Çfar u diskutua rreth organizimit fermerëve?
U theksua se duhen përdorur të dyja rrugët, edhe modernizimi fermerëve të vegjël edhe organizimi i kooperativave të prodhimit dhe marketingut bio.Disa vende kanë përvojë të gjatë në organizimin e prodhimit bio në bazë fshati.Banorët fermerë të fshatit kanë rënë dakord të zbatojnë një standart dhe kështu kanë gjetur edhe tregun bashkërisht.Ky llojë organizimi ka nxitur edhe organizimin e fermave agroturitike ose eko-fermave.Agroturizmi shikohet si një vlerë e shtuar e fermave familjare.Në këtë pikë u theksua shumë që të të përfitohet nga tradita bujqësore e fermave dhe jo çdo gjë me teknika modern. Në disa vende si Afrikë, Indi, Kinë përvoja shekullore bujqësore po rikthehet në prodhimin e ushqimeve pa ndërhyrjen e fortë të kimizimit.
Po për edukimin e konsumatorit pati referime ?
Mbetet pikë e dobët për shumicën e vendeve. Disa prezantues paraqitën përvojën e fituar në fushatat e sensibilizimit të konsumatorëve duke përdorur mjete të integruara si edukimin direkt, guzhina, reklama, vizitat në fermë , konkurset,panairet etj.Sot investohet për prodhimin shumë më tepër dhe fare pak për edukimin e konsumatorit.
Pati studime novatore dhe shpresëdhënese për fermerët bio?
Shkenca është angazhuar në gjetjen e teknikave të reja, në prodhimin e pesticideve dhe plehrave biologjike të padëmshem për shëbdetin, në prodhimin e kultivarëve rezistent që kërkojnë fare pak trajtime kimike,mekanikë bujqësore që kufizon punën me e gjallë me punëtorë.U prezantuan shumë studime shpresëdhënëse që do ti vijnë në ndihmë fermave biologjike dhe tregut të inputeve biologjike
Marketingu i produkteve bio si u paraqit, optimist apo pesimist ?
Në lidhje më kërkesat e njerzëve u paraqet shumë optimist, në lidhje me vështirësitë e fermërëve për të shitut bio u konsiderua si një pikë e dobët që po frenon bujqësinë biologjike. U treguan raste se si shumë projekte dhe shtete po investojnë të tërheqin rininë në bujqësinë biologjike si një bujqësi më vizion dhe me të ardhme.Subvensionet për bujqësinë biologjike po drejtohet në familjet që kanë mosha të reja në fermë.
Po politikat agrare komunitare dhe kombëtare si u trajtuan?
Në këtë pikë patri shumë diskutime dhe pakënaqësi nga prezantuesit dhe diskutantët
Flitet shumë por bëhet jo aq sa flitet. BE-ja ka plana ambicioze per periudhën 2015-2020. Fond të mëdha do të vendosen në dispozicionntë kësaj bujqësie.
U theksua që edhe qëveritë përkatëse të bëjnë më shumë për bujqësinë biologjike.Të ndihmojnë si privatët ashtu edhe organizatat jo fitimprurëse që janë angazhuar në lëvizjen e bujqësisë biologjike.Të gjithë punojnë për një qellim,por se ky qellim do orientuar në mënyrë të integruar mes shumë aktorëve dhe donatorëve.

Po vendi jonë si paraqitet me bujqësinë biologjike?
Tre vitet e fundit bujqësia biologjike ka një tkurrje, sidomos pas largimit të donatorëve Shteti këtë vit e ka rritur edhe më shumë kuotën e subvensionit, konkretisht 80.000 lekë për fermë të çertifikuar.Kjo është gjë e mirë.Por nuk janë mbështetur struturat e specializuara për bujqësinë biologjike, si shoqatat e prodhimit biologjik,ekspertët privat,shërbimi këshillimor publik. Kjo ka bërë që fermerët të mos regjistrohen si ferma për të kaluar në ferma biologjike.Kjo do të pasqyrohet në prodhimin e pakët dhe marketingun e dobët të vitit 2015.Mos thithja e fondeve që vendos Qeveria për bujqësinë biologjike nuk është gjë pozitive. Bujqësia biologjike në Shqipëri , falë edhe donatorëve e ka të plotë infrastrukturën e biznesit.Ka një shoqatë prodhuesisjh,ka një trupë të akredituar çertifikimi,ka një Institut për kërkimin dhe këshillimin në Bujqësinë biologjiek si dhe një shoqatë për marketingut bio.Këto struktura vërtetë janë private, por shteti duhet ti mbështesë ato n naturisht pjesërisht nga 25-35 % të buxhetit të tyre.Donatorët i kanë mbështetur këto institucione private pikërisht për tiardhur në ndihmë shtetit në zhvillimin e lëvizjes në bujqësinë biologjike.Ministria e Bujqësisë ka vendosur që në vitin 2015 ta mbështesë më fuqishëm bujqësinë biologjhike.Minsitri Bujqësisë Prof.E.panariti po i jep shumë përparwsi prodhimit vendas, ku prodhimi bio është përfaqësuesi kryesor i prodhimit vendas.
Po në lidhje me organizimin e Kongresit çfar mund të na thuash?
Infrastruktura organizimit ishte gati përfekte. Kongresi u zhvillua në pallatin e konfrerencave të Stqmbollit .Teknologjia moderne e prezantimeve lejtësoi shumë komunikimin dhe shkëmbimin e Informacionit. Akomodimi i realizua në hotele lulsoze pranë sheshit të madh Taksim.
Cili e financoi këtë shërbim për specialistët shqiptarë në Stamboll ?
Qysh nga viti 2011 Komisioni Europian nëpërmjet programit të ashtëquajtur P2P (People to people) dhe zyrave TACSO në vendet përkatëse nëpërmjet gati 10 veprimtarive rajonale ka bashkuar specialistët e bujqësisë biologjike të vendeve Ballkanike .Tashme me këto programe është krijuar një rrjet ballkanik për bujqësinë biologjike i quajtur BON (Balkan Organic Network)
Instituti Bujqësisë Biologjike është përfaqësuesi Shqipërisë në këtë rrjet. Pra këto organizma financuan pjesmarjen e 33 pjesmarësëve nga Ballkaniqë të ndjekin punimet e këtij Kongresi Botërorë që është ngjarja më e madhe e lëvizjes së bujqësisë biologjike botërore.

Gazeta Bulevard Slideri, Top Lajmet Tuesday, November 11th, 2014 






No comments:

Post a Comment