Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Wednesday, 13 August 2014

Fermë shqiptare në Albany të shtetit Nju Jork.


nga Illo Foto

         Të udhëtosh në autostadën e sejcilit shtet këtu në SHBA, shef të ekspozuar administrimin e territorit, gjëndjen sociale të banorëve, veçoritë e jetesës rurale dhe urbane, rregullat e qarkullimit etj . Këto dukuri, mu çfaqën më datën 9 Gusht 2014, në autostradën 87 që lidh qytetin e Nju Jorkut(NY City) me kryeqytetin e shtetit Nju Jorkut, Albany. Autostradat janë pasqyrë e jetës së rajoneve që përshkojnë.
            Me familjen Hadëri, bashkëshortët Vullnet dhe Evgjeni si dhe fëmijët e tyre adoleshentë, Adriano dhe Alvaro, udhetuam vajtje ardhje në linjën NY Cyti –Albani. Unë e kisha udhëtimin e parë në këtë linjë. Dita ishte e bukur, me diell dhe të pestëve na bashkonte ndjesia idilike. E veçanta ishte se këtë ndjenjë të fuqishme e ushqejnë dhe djemtë adoleshentë të çiftit Hadëri. Këta femijë me mendime të pjekura, nuk presin që t’ua servirin  të gatshme lumturinë.
            Bashkeshortët Hadëri, janë me origjinë nga fshati Tatzat i Sarandës në moshë rreth të pesëdhjetave; dy dekada e fundit i kanë kaluar në emigracion, kryesisht në Greqi. Aktualisht banojnë në lagjen Astoria, përballë Manhattanit. Fëmijtë vijojnë shkollën e mesme  dhe  siç e pohojnë të katërt, përzihen me shtresën e nxënësve mbi mesataren. U kënaqa me përgjigjet e tyre realiste, kur dëgjoj shumicën e shqiptarve dhe të gazetave, që nxënësit e emigrantëve i cilësojnë të  pikuar me shkelqim.
            Ne Atdhe, çifti Hadëri është marrë me bujqësi. Vullneti pat mbaruar fakultetin e Zooteknisë. Ka shërbyer specjalist dhe pak kohë, kryetar i ekonomisë bujqësore të fshatit të lindjes. Ka pasion bujqësisnë. Nuk e kam njohur në mardhënie pune, por e vlerësoj nga mendimet që çfaq për punët dhe për njerzit. Punët e zakonshme të emigrantit ja kanë rritur pasionin për bujqësinë dhe për fshatin, sepse këto kultivojnë tek njeriu dëshirën  për punën prodhuse dhe mbështetin jetën e shëndetëshme dhe të gjatë ku njeriu bëhet pjesë e pa ndarë e natyrës  dinamike. Në këto rrethana, çifti Hadëri, hodhi  hapin e rëndësishëm në jetë: Blien një fermë bujqësore në rrethinat e qytetit Albany të shtetit  NY. Ferma “Hadëri” ndodhet 310 milje larg, Astorias ku banon aktualisht familja pronare e fermes së re.
            Udhëtojmë në autostradën e madhe # 87, për të mbritur tek ferma shqiptare, që është pjesë e vargut të pa fund të fermave të bukura të Albanit njujorkez. Do të përshkruaj shumë përciptas panoramën bujqësore të Shtetit të NY, buzë kësaj autostrade. Në te dy anët çfaqen pyje që alterrnohen me ferma të bukura  që shtrihen dhe përtej kufirit të NJ, deri në Kanada.
            Nga ana pamore  mjedisi buzë autostradës të jep përshtypjen e një qilimi të gjelbërt, qindisur me lule shumëngjyreshe. Të gjesh një terren të tillë në muain gusht është e pa besushme, veçanërisht për ne që vijmë nga një klimë tjetër, ku në gusht  thahen shumica e bimëve barishtore që mbulojnë tokën. Parcelat fushore nuk ishin krejt të sheshta dhe as me konfiguracion të rregullt; ishin kodra të ëmbla që ndërpriteshin nga lugina të vogla të çregullta gjometrikisht, por të dy relievet bashkohen ëmbël e të kënaqnin syrin.
            Lulet e bëjnë këtë peisazh shumë më romantik se sa mund t’a parafityroi ç’do idilik i fandaksur. Na duhet të flasim për një Parajsë tokësore që e ka emrin Albany në SHBA dhe rrok një sipërfaqe fermere, ndoshta  500 mijë ha., të cilën as që nuk mund ta parafytyrosh dot po nuk e pe vetë me sy. Një qilim i gjelbërt me lule, parcela pa mbarim me misër në fazën e qumështit me një bimësi uniforme, ngjyra të ndezura të gjelbërta të bimëve që tregonin një vegjetim të harlisur. Misri krijonte një mur të gjelbërt, nuk e çante as derri.
            Parcelat e mbjella me sojë nuk kam aftësi që t’i përshkruaj. Ishin të mbjella cep më cep e të krijonin përshtypjen e një liqeni të gjelbër. Bimët dukeshin sikur të ftonin të bëheshe njësh me to. Këtë panoramë fantastike vetëm Pikaso mund që t’a përjetësonte. Kam parë shumë parcela soje, madje të rendimenteve shumë të larta, por këtu bëhej fjalë për dhjetra mijëra hektarë. Mbreslënëse ishin edhe parcelat e mbjella me perime, pemë frutore e kultura të tjera bujqësore.
            Ajo që më befasoi më shumë  është  se nuk pashë asnjë kanal vaditës.  A mos vallë shumica dërmuse e fushave të mbjella ishin pa ujitje, ose me ujitje të kufizuar!?. Si mund të ndodhi një shpërthim i tillë i klorofiles pa ujitje!? Ndoshta kjo është veçori e  klimës dhe e tokës. Tokë poroze që thith tërë  lagështirën e natës dhe e emëton në nxehtësinë e ditës, fenomen fizik i kondesimit të ujit. Bimët mbillen shumë të dëndura  dhe pak pas mbirjes krijojnë hije. Toka “shterëzon” dhe prodhon djersë me të cilën ujit bimët. Ato  ruajnë vlagën e natës deri në shiun pasardhës, që nuk vonon. Kjo është toka e bekuar në Albany! Begatia e jetës fillon nga thellësia e tokës, pushton zemrat dhe mendjet e njerëzve duke e kthyer Amerikën në vendin e begatisë, të lirisë dhe të shpresave njerëzore. 
            Natyrisht një shikim nga autostrada, qoftë dhe për një sy të stërvitur mirë, pjesa pamore në bujqësi nuk  është  gjithçka. Doja të dija dhe prisja me padurim të mësoja si janë organizuar dhe si funksionojnë këto organizma ekonomike të fshat –qytetit amerikan. Vullneti dhe Evgjenia i njifnin po thuaj të gjitha fermat e asj zone. Dinin madhësinë e tyre, sa blegtori kishin, cili ishte parku i makinerive, madje dhe origjinën e  pronarëve. Më flisnin për hollësira me shumë siguri.  Zbritëm dhe vizituam disa prej tyre.
            Në oborrin e fermës ndodhej parku i mekanikës bujqësore, në anën tjetër ndodhej stalla e lopëve, që vijonte me livadhin ku zhvillohej manjezhi kullosor. Më thellë, parcelat e misrit dhe të sojës. Korrja e livadhit kryhej me një mekanizëm e cila e sillazhon direkt dhe e mbështjell masën e grirë në një qese plastike hermetike. Ky është një zbulim i kohëve të fundit që ka zëvëndësuar sillazhamin me vargun e kombajnës të artikuluar. Nga ana tjetër ndodhen kullat e sillazhit dhe të drithit që janë dhe magzinat e fermës. Pronari në këtë fermë ishte me orgjinë polake. Diku afër shtrihet parcela e kopshtit të familjes që rrit perimet dhe pemët  frutore si dhe një punishte që përpunon frutat, perimet e tepërta dhe bulmetin në menyrën tradicionale. Këto produkte të përpunuara shërbejnë për konsum të familjes, për viçat dhe për tregun spontan të udhtarëve të autostradës.
            Në njërën nga fermat u futëm ne pikën e shitjes. Kjo komunikonte nga brenda me punishten dhe stallën, ndërsa dera tjetër shef nga autostrada. Kur zbritëm nga mjeti na pritën dy qen trupmëdhej  që të kallnin frikën, por ata të bënin mirseardhjen në derën që komunikon me autostradën. Dhoma ishte një dyqan shitje i pastër me shumë prodhime, por pa  shitës. Frigoriferët mbanin prodhime bulmeti, mishi dhe veze. Shkruheshin çmimet dhe klienti merrte sa i duheshin dhe linte paratë sipas llogarisë. Shënonte në listë emrin dhe numurin e telefonit. Kështu shitja dhe blerja quhej e kryer.
            Në fermat të cilat kultivonin perime kishte një praktikë të ngjashme. Merrje një shportë dhe vilje në fushë atë që të duhej. Me shportën e vjeljes paraqiteshe tek recepsioni dhe kryeje pagesën. Nuk di në se do të jetë ndryshe tregëtia e dy shekujve që presim të vinë. Mbas autodyqanit dukej një pedonale që të çonte në një vilë dy katshe midis luleve. Ishte thjesht rezidenca e familjes së fermerit. Në krah të vilës ndodhej bombola e gazit të lëngshëm që siguronte ngrohjen si dhe panelet diellore.
            Mu bë zemra mal për këtë vilë madhështore e cila shërbente për njerëzit e punës dhe ishte ndërtuar me djersën e ballit të tyre. Jetën urbane qytetare dhe atë të fermerit amerikan e ndan një kufi i hollë, po thuaj i pa dukshëm. Ferma merr frymë  si një organizëm pa asnjë  difekt funksional jetësor. Fëmijtë vjen autobuzi tek dera e fermës dhe i çon në cilëndo shkollë që e meritojnë. Bujqësia bijtë e saj nuk i konverton në bujq të pa shkolluar, por në inxhinjerë, doktorë, juristë, agronomë, etj., si dhe qeveritarë të sukseshëm që vlerësojnë punën dhe jetën e ndërtuar mbi punën. Shteti Amerikan e ka ngritur prestigjin e fermerit në nivelin e  shtetasit të integruar plotësisht në jetën qytetase. Vetë bujqësia është bërë një kombinat i gjebërt industrial ku mbështet struktura të ekonomive pa kriza.
            Nuk mund te rri pa përmendur funksionimin e një therteroje të zonës rurale. Thertoria ishte një ndertesë me të gjitha nyjet e një kombinati mishi, por me dimensione të vogla. Pastërtia dhe rregulli si kudo në industrinë ushqimore. Porositje mish prej kafshe të gjallë dhe e mirrje mish të therur të paketuar, natyrisht me vulë të kontrollit veterinar. Vullneti zbriti këtu, bleu një dash, në këmbë dhe e mori të amballazhuar, natyrisht me gjysmën e çmimit që blihet mishi në NY. Nuk e di pse në Shqipëri është e vështirë për t’u vendosur një rregull i tillë kaq elementar.
            Më në fund përpara nesh u çfaq ferma e blerë rishtas nga familja shqiptare Hadëri. Ishte e shtrirë në një sipërfaqe prej 4 Ha. tokë me horizont të thellë bujqësor. Ajo tokë bën cilëndo kulturë bujqësore, mjafton që të përdorësh teknollogjinë e duhur. Vullneti  kishte ndërtuar një ndertesë fushore turistike dhe kishte blerë 30 bletë. E kishte pikasur strukturën e fermës. Bletet ishin nga kolonitë më të mira që kam njohur dhe që dihet se kam parë shumë. Zona është melifere dhe e arthmja e bletës duhet të jetë e garantuar, si dhe i përshtatet punës me ndërprerje që aktualisht janë të detyruar të bëjnë. Duke qenë se bleta e kaloi periudhën e provës, parku edhe mund të dyfishohet.

            Mendimi im për të ardhmen e fermës “Hadëri”,  është i saktësuar, por dihet postalati, që bujqësia nuk bëhet me korespodencë. Për të arthmen e afërt siperfaqja duhet të vihet nën kulturë duke marrë parasysh edhe strukturën bimore të fqinjëve. Aktivitete të tjera mund të jenë frutikultura, kultivimi perimeve, blegtoria, etj. Tashmë familja Hadëri ka filluar të studjojë e te konturojë aktivitetin e fermës së saj, natyrisht duke futur në punë dhe eksperiencën e gjatë shqiptare. Kam përshtypjen se një fermë me këto permasa do të jetë konkuruse midis fermave të fuqishme në Albany.
            Shembulli i fermës “Hadëri” na mëson shumë si komunitet. Veprimtaria fermere është e mundëshme që të të ingranoi më mirë dhe më shpejt në jetën ekonomike dhe sociale amerikane, madje pa shumë stres  dhe me akces  të mbarë shëndetësor. Bujqësia mbetet një alternativë punësimi si për emigrantët e rinj dhe për të vjetërit. Një ndihmë e mundëshme për femiljet që duan të bëhen fermerë është: Njohje e kuadrit ligjor  për fermat dhe programet e mundshme bujqësore që zbaton shteti amerikan.
            Sejcili nga komuniteti jonë mund të ndihmoi moralisht dhe materjalisht që ferma “Hadëri “ të shndrisi në kostilacionin e fermave në Albany. Në radhë të parë i dërgoj përshendetje mikut të përjetshëm të fshatarësisë shqiptre, z. Eqerem Bardhës. Në ç’do rrast mund të komunikoni me imelin:  vullnethaderi@yahoo.com  dhe  tel. 1-347-624-9902.
             I uroj  mbarësi  bashkatdhetarëvet Hadëri, dallandyshja e parë e  familjes fermere  Shqiptaro-Amerikane.


 Illo Foto / Studjues –NYC Gusht 2014   

No comments:

Post a Comment