“Një dhuratë e Zotit”
“Nga gjithë pemët e tjera,
fiku na mbiftë te dera,
fiku na mbiftë te dera,
Pas arrës, fiku është një drufrutor
tradicjonal më i gjendur në fshatrat tona, në zonat ku rritet. Nuk ka familje
në fshat të mos ketë të paktën dy-tre rrënjë të kultivuar në kopshtet ose rreth
shtëpive madje, shpesh dhe në ato urbane. Gjëndet i kultivuar në blloqe si dhe spontanisht:
anës lumenjëve, në përrenj dhe terrene të thyera shkëmbore, ku disa lloje janë
cilësisht të mira. Në këto vende, veçanërisht në pjesën shkëmbore, si pjesë e
bimësisë spontane gjëndet dhe fiku i egër(kaprifiku).
Fruti i fikut ka një përdorim
tradicjonal e të gjerë si ushqim për njerrëzit. Banorët e lashtë dhe arbërit, i
kanë kushtuar vëmendje kultivimit të tij, pasi përbënte një ushqim jetik pas
drithrave. Për t’u bërë ballë luftrave dhe sundimeve të gjata, banorët u
shtërnguan të shfrytëzonin të gjitha burimet ushqimore që u kish dhuruar Nëna
Natyrë apo, të trashëguara nga para-ardhësit e tyre.
Në periudha të vështira luftrash
fiku dhe arra zëvëndësonin mungesën e bukës. Kjo u vërejt më së fundi gjat
Luftrave Ballkanike e Botërore, si dhe në vitet e para të Diktaturës, në mesin e shekullit që kaloi, kur banorët përballuan urinë e madhe
“zinë e bukës”, që kish pllakosur në gjithë vendin. Krahas konsumimit të
freskët, në hambarët, sepetet e sëndyqet, nënave nikoqire asnjëherë nuk
mungonin çepellat, vargjet me fiq të tharë, bukë fiqet dhe arrat, “për një ditë
të keqe”, për të shuar urinë e fëmijëve e gjumi të mos ti zinte me barkun bosh.
Në bulmetoret e Diktaturës gjithçka mund të mungonte ose të qe e racjonuar, ndërsa marmelata me fiq ishte një asortiment kryesor. Frutat e fikut janë më të pasura se buka në karbohidrate dhe yndyrna, është një frut për të varfërit por, edhe për të pasurit, aristokracinë. Ky frut nuk është i rëndësishëm vetëm në periudha destabilizimi e krize por, së pari është një mrekulli në tavolinat e guzhinës. Sipas studiuesave dhe arkeologjisë është nga bimët e para bujqësore që njeriu është ushqyer dhe e ka kultivuar rreth vend banimeve të herëshme të tij. Ndërsa në Shqipëri, agronomi mirnjohur e pasionant i frutikulturës A. Çiçi(1911-2005) që në vitin 1958 ka kumtuar: “Fiku është ndër pemët kryesore që ka shoqëruar të parët tanë në gadishullin e Ballkanit”[2]. Ndërsa Edith Durham në librin "The Blaze in the Balkans" kumton se në Shqipëri "Fiku dhe qershitë janë më të mirat që i kam shijuar ndonjëherë në jetën time"

Duke filluar nga vitet 30-të të
shekullit të kaluar në Shqipëri u mbuall blloqe me fiq të zgjedhur në fermat
private, NB-të dhe Kooperativat Bujqësore në të gjithe vendin, si: Berat,
Shkodër, Elbasan, Tiranë e kudo. Industria ushqimore përpunonte sasira të
konsiderueshme por, si blloqet dhe industria përpunuese pjesërisht u shkatërruan
gjat viteve 90-të të shekullit që sapo kaluam. Kultivimi fikut në Shqipëri
vazhdimisht duhet të kihet në vëmendjen e shqiptareve pasi përbë një rezervë të
madhe për zhvillimin ekonomik.
Pavarësisht se në shekullin e kaluar
u trumbetua me të madhe për kultivimin e fikut, u ngritën blloqe të mëdhaja
rreth qyteteve por, nga të dhënat e FAO-s shikojmë se prodhimi nuk ka patur
ndonjë rritje të dukëshme. Tani që tregjet janë shtuar pafundësisht si për
konsum të freskë dhe për produktet e përpunuara prodhimi i tij duhet të rritet. Në
vitin 2012 sipas këtyre statistikave u morrën 27 000 ton fiq., një rritje kjo
premtuese. Në grafikun e më poshtëm është përllogaritur mezatarja e dhjetë
vjeçarëve që nga vitet 1960.
Etimologji,
onomastikë
Për fjalën “fik” në shqip disa
gjuhëtarë mendojnë se është e huajtur nga latinishtja nga fjala “ficus”. Por, po të marrësh parasysh, siç do të
shohim edhe më poshtë, fiku ka hyrë në Ballkan shumë kohë më përpara se tek
romakët. Fiku nuk erdhi nga siujdhesa e Apenineve në Ballkan por, e kundërta ka
ndodhur. Banorët e lashtë ballkanas e kishin një emër për këtë bimë që sot
rezulton i njëjtë në të gjitha vendbanimet e shqiptarëve. Një konstatim
interesant na vjen nga një studjues i cili e ka studjuar me hollësi kulturën e fikut,
sepse ishte i ngarkuar nga qeveria amerikane për përhapjen e tij në Kaliforni. Gustav A. Eisen(1847- 1940) natyralist dhe shkencëtar amerikan, me origjinë suedeze,
ka kumtuar se: Emëri sika (h σύκea) i fikut në greqisht
rrjedh nga fjala pellazgjisht “fik”, shumës “fikj”[3].
Sipas këtij pohimi fjala “fik” duhet të përbëjë
edhe origjinen e fjalës latine “ficus”,
po ashtu dhe për gjuhët e tjera moderne evropiane. Fjala “fik” ne shqip duhet
të rrjedhi nga Fenikasit e lashtë, pasi sipas historisë ata e sollën fikun tek
Pellasgët dhe në brigjat e Detit Mesdhe. Bashkëpunimi dhe tregëtia ndërmjet
Pellazgëve dhe Fenikasve përmendet nga shumë historianë e studjues, si dhe nga
studjuesja shqiptare Eleni Kocaqi në librin e saj “Roli Pellazgo-Ilir në Krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Evropiane”.
Fjalën “Fiku” e gjejmë edhe si
mbiemëra në shumë familje shqiptarësh në të tria besimet fetare. Gjithashtu
fjalët ”Fiku” apo “Fiqtë” i ndeshim si mikrotoponime në të gjitha Trevat ku
banojnë shqiptarët. Nga fiku kanë marë emërin fshatërat “Fikas” në rrethin e
Tiranës dhe Elbasanit.
Legjenda dhe Mite
Njeriu me fikun si një nga bimët më të lashta janë lidhur simbiotikisht prandaj ka dhe shumë mite e legjenda për të. Në to përshkruhet diku si një bimë mistike, diku biblike apo pema e jetës, diku shërues i sëmundjeve të njeriut, si symbol i prosperitetit dhe epshit mashkullor, bimë e nëmur e diku si bimë pa vlerë, nofkë ofenduese apo për të hequr qafe kundërshtarët, etj.
Në Bibël përmendet shpesh, sidomos në librin e Zanafillës në kopshtin e Edenit. Shumë studiues ngulin këmbë se “fruti jetës” që hëngri Eva me Adamin nuk ka qenë mollë por fik. Pasi ata e hëngrën “frutin e ndaluar”, të gënjyer nga një gjarpër, rrobat e tyre u zhdukën dhe mbetën lakuriq. Për të fshehur pjesët e turpëshme të trupit, organet gjenitale, ata i mbuluan ato me gjethet e fikut[4].
Bazuar në këtë mit, që nga lashtësitë e deri në mesjetë organet gjenitale të shtatoreve nëpër muzeume i mbulonin me gjethe fiku, sa që skulptorët filluan të gdhendnin gjethe fiku mbi to. Shprehja “gjethe fiku” ka marrë një kuptim metaforik negativ. Kuptohet si një mbulesë minimale për të fshehur diçka që dallohet: një veprim të turpshëm, një sjellje e pa këndshme ose një ofertë dredhi të një plani “ogurzi” por, i pa rrezikshëm.
Në Bibël thuhet se Krishti e ka nëmur bimën e fikut, sepse kur Ai po kthehesh i uritur nga një udhëtim i gjatë nëpër shkretëtirë, dalloi së largu një fik dhe shkoi për të ngrënë frutat e tij por, fiku s’kishte fruta sepse nuk ishte koha e fiqëve. I zemëruar Ai tha: “Mos i hëgërshim më frutat e tu” dhe të nesërmen ai fik u tha.[5] Perëndia i ka thënë Moisiut: “Unë të kam vendosur në atë pjesë të botës ku rritet ulliri dhe fiku !” Në fenë Islame në Kuran fiku përmendet disa herë, në njerën prej tyre Muhamedi ka thënë: "Nëse unë do të dëshiroja të sillja një frut nga Parajsa, me siguri do të ishte një fik.". Në Budizëm përmendet e respektohet si bimë pasi krijuesit janë frymëzuar e kanë hedhur themelet e kësaj feje nën hijen e një fiku.
Në mitologjitë greke thuhet se Perëndeshës Demetër gjat udhëtimeve në kërkim te vajzës së saj Persofoni, ju rezervua një pritje tepër miqësore nga Phytalos, Ajo për ta shpërblyer këtë mirësi urdhëroi që në kopshtin e tij të dali nga toka fiku, ashtu si Minerva kishte bërë për ullirin. Në një tjetër mit thuhet se Zeusi ishte duke ndjekur Ge dhe djalin e saj Sykeaus, në luftën e Titanës, Ge për të shpetuar djalin, e trasformoi në një bimë fiku, për këtë ka marrë dhe emërin qyteti antik Sykea. Për grekërit e lashtë fiku kishte një kuptim simbolik i shumimit, një pemë mit e Perëndisë epshor, dhe e adhuruesave mashkullorë. Ata thoshin se të gjitha lulet e bimëve (organet e shumimit seksual) janë të ekspozuara, ndërsa fiku i ka të fshehura. Për këte mit në festën e Dionisit ata dhuronin shporta me fiq dhe verë.

Në një legjendë romake thuhet se
themeluesit e Romës, Romulus dhe Remus, ushqeheshin me qumështin e ulkonjës nën
kurorën e një fiku që më pas rrespektohesh e vlersehohesh si nje peme e shenjtë
nga Plini dhe romakët.
Në mesjetë në disa vende evropiane fjala “fik” shprehte përbuzje, nëvleftësim ose simbolizonte diçka të parëndësishme, pa vlerë. Kjo fjalë në mënyrë figurative përdorej për të poshtëruar dikë. Shprehjet "not to care a fig for one;" ose "to give or make the fig,” do të thotë se nuk më intereson e nuk vlen as sa një fik. Me sa duket ky opinion jo i mirë për fikun nga bashkëkombasit e tij ka ndikuar edhe tek dramaturgu V. Shekspir(1564-1616). Në veprat e tij e ka përmendur fikun si një mënyrë të fshehtë për të helmuar ose për të ofenduar një person të pa durueshëm. Tek “Henri V” thuhet: “Unë do ta helmoj atë, një fik e dërgon atë në Erebus”[6]. E çuditëshme kjo sjellje e anglezëve ndaj fikut, në një kohë kur në Angli nuk kishte hyrë akoma, por anglezët e pëlqejnë frutin e fikut. Anglia gjat viteve 1870 -1890, sipas statistikave të kohës, importonte mesatarisht 4.000-7000 ton fiq në vit, ndërsa këto tre vitet e fundit ka importuar mesatarisht çdo vit 1500-1800 ton.

Enigmë është dhe se fruti fikut si i
rrezikshëm apo sjell vdekjen përmendet edhe nga shqiptarët. Ka një shprehje të
vjetër “hengri bukë me fiq dhe vdiq”,
thuhet në mënyrë figurative për një njeri të padëshiruar që vdes pa pritur.
Këtë shprehje e gjejmë tek veprat e A.Z. Çajupit në komedinë “Pas vdekjes: ”.
ku thuhet: “ …mund të na vijë një tel-shkrim të na lajmërojë se Haxhi Aliu hëngri buk' e fiq e vdiq”. Ndoshta fiku në lashtësi është përdorur si
karem për të helmuar dikë duke e fshehur helmin brenda frutit. Në historinë e romakëve ka thashetheme e
dyshime se Perandorin Agustin e helmoi gruaja e tij Livia, duke helmatisur
fiqtë në pemë[7]
Në
Etnofolkun Shqiptar.
Sipas gjurmëve në histori, që nga
lashtësitë e deri në kohën tonë fiku ka qenë i lidhur ngushtë me shqiptarët.
Këtë e pasqyron gjërësisht folklori: legjendat, mitet, përrallat, fjalët e
urta, aforizmat, këngët popullore, etj. Gjithashtu e gjejmë në toponimet, antroponomet (mbiemëra), dhe gjethet e tij, të
gdhëndura si element zbukurimi në objekte të ndryshme. Fikun e gjejmë shpesh
edhe në krijimtarinë letrare artistike të shumë autorëve shqiptarë, veçanërisht
tek ata të Rilindjes si A. Z. Çajupi, N. Frashëri, Gj. Fishta, etj., duke vjelë
nga etnofolklori i pasur shqiptar.
Në një përrallë apo legjendë thuhet
se një djalë i varfër donte të martohej me të bijën e mbretit, por ajo nuk
pranonte. Për t’a bindur, ai i bëri një
dredhi duke i dhënë të hante dy fiq të zinj dhe si pasojë vajzës së mbretit i
duall dy bri në ballë. Ajo vuante dhe kërkonte që t’i hiqte brirët. U çfaq
përsëri djali, i dha të hante dy fiq të bardhë dhe brirët u zhdukën, kështu
bija e mbretit më së fundi pranoi të martohej me djalin e varfër.
Të shumta janë shprehjet që përdoren
nga shqiptarët duke përdorur fjalën “fik” në mënyrë figurative. Shprehja “sheh fiku fikun e piqet” tregon për një
veprim të përsëritur nga persona të tjerë. Kjo i shkon fikut sepse pjekja e fiqëve
bëhet çdo ditë dhe zgjat mbi një muaj, këtë dukuri nuk e hasim kaq të theksuar
tek ndonjë pemë tjetër. “U vol fiku
vishet leshiku” është një shprehje tjetër. Kur
fillon vjelia e fiqëve fillon dhe të ftohtit ndaj duhen veshur triket e leshta.
Fjalën “fik” në bisedat e
përditëshme e ndeshim në një mozaik metaforash si : “I ka
hypur fikut” / “ra nga fiku” / “Po nuk re nga fiku s’të vinë mentë” /“Miq për fiq”/ “Miku fiku”/“Pjergulla në fik
të bardhë”/ “ U poqën fiqtë”/”Kur të hipi gomari në majë të fikut / “Ai do që të arrijë fikun e majës” / “Shpëtoi nëpër fiq”, /“Me mirë nën hijen e ferrës time se nën
hijen e fikut tënd”/”Mentë te fiku e fërliku”/ “U kap për dege(rrënjë) fiku”/
“Si fiku me arrën”/ , e të tjera si këto
që e paraqesin gjithmonë fikun në sensin e të mirës. Shume interesante
është shprehja: “Që kur arra u zëvëndësua
nga fiku, iku leku erdhi miku”.
Në këngët popullore fiku përmendet
më shumë si “dëshmues” por edhe si “pjesmarrës” i ngjarjeve. Përmendet në të
gjitha zhanret e këtyre këngeve: të dashurisë, dasmave, humoristike, qytetare,
lirike madje dhe atyre epike. Po përmend disa prej tyre pasi janë si gur
xhevairi në folkun tonë.
“Fiku bardhë ndanë lumit,
Sorkadhe bijë e pëllumbit.
Sorkadhe bijë e sorkadhit,
Kur vije përpjetë zallit…”etj.
Sorkadhe bijë e pëllumbit.
Sorkadhe bijë e sorkadhit,
Kur vije përpjetë zallit…”etj.
Shkakëtari qe ai fiku i bardhe aty
tek ana e lumit, sigurish tani me fiq, që vjershëtori anonim befas ka takuar
“sorkadhen” e tij tek zalli, dhe gëzimin
e hodhi në vargje. Në një këngë tjetër thuhet:
“Prapa shtëpisë tek fiku
Dil mike se të do miku.
Dil mike apo s’të lënë,
Sos je yll, a sos je hënë,
Dil mike se të do miku.
Dil mike apo s’të lënë,
Sos je yll, a sos je hënë,
Sos je mollë për të ngrënë…”etj.
Fiku ndodhej
kudo, dhe atje tek udha e ngushtë:
“Te udhë e ngushtë te fiqtë
Do vdesim të dy një ditë,
Të gëzohen inatçitë,
Pak të tutë e shumë të mitë..”etj.
Të gëzohen inatçitë,
Pak të tutë e shumë të mitë..”etj.
Ndërsa në një këngë
popullore myzeqare thuhet:
“Kur me rrije në hije të fikut,
Tëk me sy ja bën ashikut,
Tëk me sy, fët me qepallë
ç’e shtive në dhe të gjallë…”etj.
“Kur me rrije në hije të fikut,
Tëk me sy ja bën ashikut,
Tëk me sy, fët me qepallë
ç’e shtive në dhe të gjallë…”etj.
Në një këngë të këngetares shquar
lirike shqiptare Tefta Tashko Koço të regjistruar në vitet 30-të të shekullit
që kaloi në Paris në pllaka gramafoni thuhet:
“Zare dil tek fiku.
Po të thërret ashiku
Moj Zare.
Sa e bukur je…”etj.
Po të thërret ashiku
Moj Zare.
Sa e bukur je…”etj.
Pra, aty tek fiqtë e kudondodhur bëheshin këto takime. Jo vetëm kaq
por fiku përmendet edhe në këngët
dasmave:
“Çu mbush mali plot me fiq,
Thotë nëneja janë miq.
Në janë miq të dalëm-o,
“Çu mbush mali plot me fiq,
Thotë nëneja janë miq.
Në janë miq të dalëm-o,
Syzezën le ta marën-o…” etj.
Në një këngë humoristike që
kërcehet valle në Shqipërinë Mesme thuhet:
“Ra Faja prej fiku,
E, nuk e zu dekiku,
Jarina-na hopa,
Faja ra ke gropa..”etj.
“Ra Faja prej fiku,
E, nuk e zu dekiku,
Jarina-na hopa,
Faja ra ke gropa..”etj.
Papo, tek gropa bie kur bie prej
fikut. Ka dhe një fjalë të urtë në të cilën thuhet: “Me të vra gomari e me u rrëxue prej fikut
bie e s’çohesh tjetër.. ”.
Historia e kultivimit, prodhimi
Fiku për një kohë të gjatë ka qenë
symbol i kulturës lindore. Studimet e një grupi shkencëtarësh izraelitë të
Universitetit Bar-llan, konkludojnë se nga
dëshmitë arkeologjike të gjetura në 6 vende të Lindjes Mesme(Izrael,
Palestinë, Irak, Jordani, Egjypt, etj.), fiku ka qenë i kultivuar nga njerëzit
10 – 11,4 mijë vjet më parë,.[8]
Këtu mendohet se është dhe vend origjina e tij. Fiqtë e butë origjinën e kanë
nga fiku i egër që për njerëzimin ende është mister se kur dhe si u krijuan.
Sipas Eisen(1901), të gjitha bimët subtropikale të kultuvuara si: fiqtë,
agrumet, fistiqet, bajamja, arra, pjeshka, ulliri, kumbulla etj. kanë ardhur
nga Azia Perëndimore ose Azia e Vogël, por vend origjina e tyre është
gjetkë. Në luginën e Mesopotamisë midis
lumit Tigër dhe Eufrat, 10 mijë vjet më parë ishin ndërtuar kopshte të shumtë
origjinale agronomikë me këto bimë drufrutore dhe drithra.
Ne brigje e mesdheut, sipas shumicës
se studjuesave, ka ardhur rreth 4 mijë vjet më parë(A.P. de Candolle,
1778-1841). Thuhet se fillimisht ka depertuar në ishulli grek të Kretës i
sjellë nga Fenikasit e lashtë 1600 vjet p.e.r. Fenikasit fikun dëshironin që ta
mbillnin e ta përhapin më tepër nëpër kolonitë e tyre(R. Loohuizen 2010)[9].
Fakte për fikun në Mesdhe janë këngët Homerike(850 vjet p.e.r) ku përmendet tri
herë. Në njerën nga këto thuhet: Gjat peripecive të udhëtimit Odisesë nëpër detra për tu kthyer në vendin e
vet, në një vorbulle detare pranë ishullit ku rinte Kalipsoja, i shpëtoi
mbytjes duke u kapur pas një dege fiku që kishte mbirë majë një shkëmbi.
Gjithashtu poeti Archilochus (700 vjet p.e.r) shkruan se në ishullin grek Paros
rritej fiku e kishte një rëndësi jetike për banorët. Fenikasit e lashtë dhe
Pellasgët( para 3000 vjetësh) duhet të kenë qenë nga të parët e kultivimit dhe
shpërndarjes fikut në Ballkan si dhe në brigjet perëndimore të detit Adriatik.
Grekët njifen si kultivuesit modern
të fikut dhe shpërndarjes të tij në Mesdhe. Në Greqinë e Lashtë fiku vlerësohej
si një frut shumë i çmuar. Solon(639-559 PK) i cili konsiderohet dhe themelues
i demokracisë athinase dekretoi një ligj që ndalonte eksportet e fiqëve. Nga që
athinasit e hanin shumë frutin e fikut u quajtën “sikofantë” (fiqngrënës). Në
lojrat Olimpike atletëve fitues u bëheshin kurora me gjethe fiku si dhe u jipej
të hanin fiq. Mbreti Persisë Kserksi i pëlqente të hante fiq nga Atika e Greqisë.
Teofrasti ka përshkruar disa kultivarë fiqësh të asaj kohe.
Senatori i Romës së lashtë Cato(234-149 PK), duke paraqitur një fik të freskët nga
Kartagjena në Senat, që simbolizonte afërsinë dhe zhvillimin e këtij shteti,
kërkoi me ngulm pushtimin e saj. Më pas rodhën luftërat shkatërimtare e djegia
e Kartagjenës deri tek hedhja e kripes që mos të mbinte asgjë. Në shekullin e
pestë kur Perandoria Romake u shpërbë, fiku gjendej në gjithë vijën bregdetare
të mesdheut, madje dhe në atlantik. Në shekullin e XV fiku gjëndej nga
Afganistani në Portogali dhe rreth shekullit XVII pothuajse në të gjithë
Evropën.
Ne Kinë thuhet se ka depërtuar që në
vitin 127 gjat Perandorit Chang-Kien por disa mendojnë se kjo është një
mit. Raporti i parë i besueshëm është ai
i shkrimtarit të njohur Le Shi-Chen në vitin 1550 dhe që nga ky vit u shpërnda
në Paqësor, Japoni, Australi, etj.
Në Botën e Re ose Kontinentin
Amerikan fiku fillimisht u soll nga misionarët
spanjollë në Meksikë në vitin 1560. Në Kaliforni hyri në vitin 1769,
ndërsa në Virgjinia që në vitin 1669 dhe që andej u shpërnda në shtetet e Karolinës, Xhorxhia, Florida, Alabama, Misisipi, Luiziana
dhe Teksas. Hov të madh prodhimi i fikut mori me sjelljen nga Evropa të
insektit polenizues Blastophaga sp.
në vitin 1899 dhe kjo mund te quhet si
data e vërtë e kultivimit intesiv të fikut në këtë kontinent. SHBA–ja është sot
një nga prodhesit më të mëdhej të fikut në botë(40-50 mijë ton/vit). Gjithashtu
kultivohet edhe në Amerikën Qëndrore, Karaibe dhe Amerikën Jugore, ku si një
prodhues i madh shquhet Brazili(20-30 mijë ton/vit). Interesant është fakti se
fiku ka depërtuar në Afrikën e Jugut në shek. XIX.
Me ngjyren jeshile: Zonat ku mund të kultivohet fiku në SHBA |
Sipas statistikave të FAO-s për
vitin 2012 në botë u prodhuan 1 093 189
ton fiq. Në grafik është përllogaritur
prodhimi mesatar sipas 10-vjeçarëve. Shifet se prodhimi i fikut ka një rënie. Siç del dhe nga tabela
prodhuesit më të medhej të fikut janë kryesisht vendet mesdhetare të cilat kanë
tradita por dhe kushte të përshtateshme klimateriko-tokësore që kërkon rritja
dhe kultivimi i fikut.
Dobitë
e Fikut
Dobitë e fikut janë të njohura që në
lashtësi. Gjat kësaj periudhe është shquar si një bimë medicinale dhe dietike.
Mbreti grek Mithridates(120-63 PK) e kish përcaktuar fikun si një antidot për
të gjitha sëmundjet tek njeriu. Plini(62-113) ka shkruar se: “fiqtë janë tonik
dhe ushqim i mirë për ata që janë drobitur nga një sëmundje e gjatë, ndihmon në
rimëkëmbjen e tyre. Rrit forcën në moshat e reja, ndërsa moshat e vjetra ruajnë
një shendet të mirë dhe i bëjnë të duken më të rinj dhe më me pak rrudha”
Fiku si ushqim i freskët por edhe i
përpunuar ose i tharë ndikon dukshëm në përmiresimin e shëndetit të njeriut.
Sipas studimeve bashkëkohore një dietë me fiq ndihmon në: rregullimin e
presjonit të gjakut, kapsllëkun, mbi peshën, parandalon sëmundjet e zemrës,
dhimbjet e fytit, përmireson jetën seksuale, antidiabetike, parandalon kancerin
tek gratë, etj. Kujdes! Një përdorim i tepëruar mund të shkaktojë probleme tek
njerezit që kanë infeksione në veshkat ose në fishkëzën urinare duke shkakëtuar
diarre.
Frutat e fikut tradicjonalisht janë
përdorur nga arbërit të tharë në vergje, çepella dhe për përgatitjen e bukë
fiqeve, për t’i ngrënë në periudhat e vitit që mungojnë. Këto u bëheshin
dhurata të afërme e miqëve si dhe përdoreshin në ditët e festave për të
gostitur fëmijët, sidomos në pakot që shpërndaheshin për Vitin e Ri. Me frutat
e fikut duke futur dhe fikun e egër përgatiten reçelëra të ndryshëm dhe gliko
cilësore. Me to mund të nxiret raki, por nuk rezulton e një cilësie të mirë,
pasi ka një erë të rëndë dhe kur pi shume shkakëton dhimbje koke. Për të
përmirësuar cilësinë, duhet të zihet dy-tri herë. Gjat periudhës Diktaturës,
Kooperativat Bujqësore dhe Industria Ushqimore prodhonin sasira të konsiderueshme.
Pjesa më e madhe e prodhimit të fikut shkon për përpunim për përgatitjen e marmelatës, e cila ashtu si reçeli është nga më të mirat, të kërkuara, më të
shendetëshmet, bio, e më të shijëshmet.
Marmelata dhe reçeli i fikut
kanë një përdorim të gjerë në guzhinë.
Mjafton pak fantazi dhe produktet e fikut mund të përdoren për të përmiresuar
shijen e shumë ushqimeve të tjera: Në akulloret, korasanet, keke të ndryshme,
pasta, torta, etj. Frutat e thara të fikut austriakët i përdorin për t’i
përzier me kafe, madje thuhet se kjo kafe është nga më të shijëshmet dhe e
shëndetëshme sidomos për fëmijët.
Fiqtë që bien përdhe i hanë bagëtia
e shpendët, njëkohësisht janë dhe një burim ushqimi për faunën e dobishme duke
ndikuar në faktorët jetësorë të tyre. Gjethet kur fillojnë të zverdhen janë
ushqim për bagëtinë, veçanërisht për kafshët e trasha. Në fshat kjo praktikë
është e lashtë dhe ende vlerësohet me leverdi të madhe. Gjethja e fikut është e
pasur në proteina, yndyrna, fibra, etj. Në kozmetikë, gjethja përdoret për të
bërë parfume cilësore. Druri thatë i fikut në lashtësi përdorej për të ndezur
zjarrin por, nuk bën zjarr të mirë, megjithatë fshatarët e përdorin edhe për
ngrohje së toku me drurët e tjerë. Praktikisht nuk përdoret për ndërtime. Fiku
mund te shërbejë si bimë zbukuruese dhe për hije e sjell freski rreth banesave.
Fiku në Shqipëri paraqitet një pemë frutore me leverdi e produktivitet të lartë ekonomik për fermerët, pasi siguron më shumë të ardhura për njësi të sipërfaqes se shumë dru frutorë të tjerë. Nuk kërkon shumë investime, ka çmimin e shitjes të lartë, prodhon shumë e çdo vit, fruti i freskët dhe i përpunuar është ushqim bio.

Llojet
e fiqëve janë të shumtë
Në botë njifen rreth 900 lloje
fiqësh(G.
Grassi 1996), autorë të ndryshëm e shpien deri në 2000 këtë numur(Merrill
1943). Në Shqipëri janë kryer studime të
pjesëshme dhe nuk kemi ndonjë përcaktim të saktë të numurit të tyre, Agr.
Abedin Çiçi ka veçuar rreth 100 lloje. Evidentimi dhe konservimi i germoplazmës
së fiqëve në Shqipëri ka filluar që në vitet 30-të të shekullit XX. Sot janë
Qendrat e Kërkimit dhe Këshillimit Bujqësor që mirren me vlerësimin e
konservimin e resueseve gjenetike. Këto duhet të kenë një mbështetje të
fuqishme nga shteti dhe organizmat ndërkombëtare. Kur flasim për fikun në vendin tonë, kjo bimë
u pershtatet më së miri kushteve tokësore e klimaterike, ka një praktikë mijëra
vjeçare, dhe llojet e tij janë nga më të mirët
e më të shijëshimet në Mesdhe e më gjerë.
Fiku
“Arbëresh”: Në trevat e jugut emërtohet edhe “fik Lunxhi i shkruar”. Gjëndet
i kultivuar në kopeshtet rreth shtëpive dhe përdoret kryesisht për t’a ngrënë
të freskët. Kokra ka njgjyrë të zezë, e rrumbullakët me zgjatim tek bishti,
cipa plasaritet kur piqet dhe i rreziston dëmtuesve të frutave. Ky fik është
nga më të mirët në Shqipëri, ka një shije të veçantë dhe të krijon një kënaqësi
gjat ngrënies. Edhe në tej pjekje, “rreshkë”, nuk i humbet vetitë, është shumë
i ëmbël. Reçeli, glikoja dhe marmelata që bëhen nga këta fiq janë nga më
cilësoret. Mbreti Zog i mirte fiqtë nga Lunxhëria. Bostanxhiu i famshëm nga fshati Karjan Koço Kutra ja pregatiste me shporta, një radhe gjethe e një radhë fiq. Edhe ne kohën e diktaturës dëshmohet se diktatori mirrte fiq nga Lunxhëria. Njerëz të sigurtë për atë sistem ata qe ai i quante me "biografi të mirë" që duan te mbeten anonim, dëshmojnë se nga fiqtë ndënë Qestora, te Kroi i Kalbët i mblidhnin fiqtë për udheheqjen komuniste.
Fiqtë Vasiliko. Këta fiq gjënden kudo në kopshtet por dhe spontanisht. Ngjajnë me fikun Arbëresh dhe shpesh ngatërohen midis tyre. Në dallim nga fiku Arbëresh këta fiq kokrën e kanë të rrumbullakët dhe janë më pak të ëmbël, jo me cipë të plasur dhe shpesh në kohë me shira hapen çepella në degë. Banorët i përdorin për tharje, çepella, marmelatë ose për të nxjerë raki.
Fiku
bardhë: I ngjan
fikut Arbëresh por, kokrrat janë me ngjyrë të
bardhë ose, më mirë jeshile të zbehtë, me plasaritje të cipës , i
rrumbullakët. Gjëndet kryesisht në përrenjtë dhe arat në vendet me ujë të lëvizshëm si buzë lumenjëve, afër burimeve por, edhe në
kopeshtet. Edhe ky fik është mjaft i mirë për konsumim të freskët, por banorët
më shumë e përdornin për tharje në vargje. Piqe rreth 2 jave para fiqëve të
tjerë.
Fiqtë çepellë të zinj ose të bardhë:
Këta lloj fiqësh janë të shumtë e gjenden kudo, kanë kokër më të vogël se fiqtë që përmendëm më lart
por, prodhojnë më shumë. Fiq çepellë ka dhe të bardhë ose jeshile e zbardhur.
Fiqtë e bardhë çepellë ndodhen zakonisht të shperndare spontanisht kudo, ndërsa
të zinjtë ndodhen edhe në kopshtet rreth shtëpive, fshatarët i kanë mbjellë
qëllimisht për të bërë çepella. Zakonisht mblidhet kur hapen. Mbasi kryhet
hapja, çepellat vihen për tharje në një mushama në diell në çatitë e shtëpive,
oborret ose në lëminj.
Fiku
i murmë: I ngjan para-ardhesit
të tij, fikut të egër, nga ngjyra dhe forma e frutit, rriten spontanisht anës lumenjëve, në perenj, ose në pjesët
shkëmbore por, toka duhet të ketë lagështi. Kanë kurorë dhe trup jo të madh,
fruti mesatar formë dardhe, cipëhollë me ngjyrë të murmë violetë, prodhon shumë.
Fshatarët nuk e parapëlqejnë këtë fik sepse nuk gjëndet i kultivuar afër
banesave por, më herët duhet të ketë qenë i kultivuar.
Fiqtë
Shëngjinas: Janë me kokër
të madhe, me ngjyrë violetë të mbyllur që vjen duke u zbardhur drejt bishtit, jane disa varjetete.
Në fshat i quajnë dhe “fiq larashë”. Japin dy prodhime në vit. Prodhimi
qershorit përdoret për ngrënie dhe është mjaft i shijshëm, ndërsa prodhimi i
shtatorit zakonisht bëhet çepellë. Gjëndet i kultivuar në kopshtet e fshatit.
Këta fiq shpesh vinë nga shartimet mbi fiq të tjerë por edhe të mbjellë. Janë
të pakët në numur.
Fiqtë
e egër(kaprifiku): Ky fik
mendohet se është para-ardhësi i fiqëve të butë. Origjina e tij është nga Arabia,
në Mesdhe thuhet se ka ardhur me fiqtë e tjerë. Tani është pjesë e florës
spontane. Ndodhen me tepër në rrëpira dhe shkëmbinj, por edhe buzë lumit e
pranë kopshteve. Në Shqipëri që lashtë janë mbjelle nga banorët së bashku me
fiqët prodhues për të bërë pllenimin (martesën e fiqëve, siç e quan populli).
Japin tre prodhime në vit dhe ka disa lloje. Fshatarët këta fiq me që janë me
shumicë, shpesh i shartojnë me fiq të tjerë. Frutat e këtij fiku i përdorin për
të bërë gliko speciale me një shije të veçantë. Shpesh frutat e tij i bëjnë
vargje dhe i vendosin në degët e një
fiku prodhues që nuk frutifikon shumë, për pllenim.
Veçoritë botanike dhe biologjike
Fiku bën pjesë në Gjininë Ficus e cila përbledh rreth 850 specje
të ndryshme, të cilat janë kryesish bimë tropikale dhe një pjesë e tyre rriten
edhe në vendet me klimë të butë, siç është Mesdheu. Të gjitha pothuajse kanë
një emër të përbashkët dhe thërriten fikus.
Janë në formë peme, shkure, bimë
kacavjerese, etj. Në Shqipëri është i njohur Fikusi( Ficus elastica Roxh.) si bimë zbukurimi në mjediset e brendëshme të
banesave si: sallone, salla të ndryshme,
zyra, hotele, etj.
Fiqtë prodhues janë bimë gjinodioike(lulet mashkullore dhe femërore janë të ndara në dy bimë). Sipas mënyrës së pjalmëzimit, studjuesit për efekt studimi dhe të kultivimit të tyre i kanë ndarë në tre grupime:

1. Fiqtë Smyrna: Janë fiqtë me
lulesë femërore që pllenohen nëpërmjet grerëzës Blastophaga sp.,
të cilat e marrin pjalmin nga
lulja mashkullore e fiqëve të egër(kaprifiqtë).
2. Fiqtë Calimyrna. Këtu futen fiqtë që nuk kanë nevojë për pjalmim, fruti zhvillohet sipas mënyrës partenokarpike.
3. Fiqtë e ndërmjetmë ose San Pedro. Këta lloj fiqësh në disa rajone nuk kanë nevojë për pjalmim por, në disa rajone të tjera pllenimi është i nevojshëm.

Fiku zakonisht është një pemë me
lartësi deri në 10 m., diametri kurorës 7 m.
Shkon deri në lartësitë 800 m. Trungu i bardhë, lastarët të gjelbërt dhe
të lëmuar. Gjethja me 3-5 virguj, madhësi 10-20 cm., llapa e gjethes me qime
kafe. Lulet janë të ndara, femërore dhe mashkullore në dy bimë të ndryshme, të
mbyllura në një shtrat që quhet sikonium. Lulëzojnë në Maj-Qershor dhe fruti
piqet ne Gusht-Tetor. Kaprifiku lulëzon në Mars-Prill. Duron temperaturat deri
në -15oC, parapëlqen vendet e ekspozuara ndaj diellit dhe tokat të
kulluara e me pH 6-7.
Veçoritë Agronomike
Shtimi i fiqëve mund të bëhet me farë për qëllime shkencore. Në praktikë shumimi bëhet me copa të drunjezuara 2-3 vjeçare, shpatulla dhe kamza. Fiku ripërtrihet duke prerë trungun për nxitjen e filizave të reja, ka veti të larta rigjeneruese. Tek fiqtë aplikohen dhe shartimet me syth e kalema. Mbjellja e fidanave të rinj bëhet herët në pranverë. Bëhen krasitje për të krijuar një formë të kurorës që dëshirojmë si dhe për të ruajtur ekuilibrin midis degëve të reja dhe të vjetra. Hiqen degët e thata dhe mundesohet një ajërim e dritëzim i mirë i kurorës. Krasitjet bëhen në fund të vjeshtës dhe fillim të pranverës.Mund të bëhen unazime për të ndikuar në ekuilibrin ndërmjet frutifikimit dhe rritjes vegjetative. Mund të bëhen edhe plehërime e ndonjë ujitje kur ka thatësirë. Fiku preket nga sëmundjet e rrënjës si Rosellinia, Armellaria, Alternaria, etj. Dëmtues të fikut janë miza mesdhetare Ceratitis capitata, breshkëza, dhe nematoda gungore.

Përgatiti
Kostandin Mosko
Dhjetor, 2012
Literatura:
1. “Kultura e Fikut në
Shqipëri” A. Çiçi- Tiranë, 1956
2. “Flora Eskursioniste e Shqipërisë” M. Demiri- Tiranë, 1981 3. “Bimët Mjekësore në Familje” P. Kokalari, etj Tiranë, 1980 4. http://www.scribd.com/Pomologjia 5. M. Kislev “Science magazine” June 2, 2006
6. “The fig: its history, culture, and curing” Gustavus
A. Eisen Washington 1901
7. V. Orel “Albanian etimological
Dictionary” Leiden-Boston- Koln, 1998
8. “Roli Pellazgo-Ilir në Krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Evropiane” E Kocaqi Tiranë 9. “Brush and Pencil” ( Vol. 16, Oct. 1905 ) 10. Plants profile. http://plants.usda.gov/java/
11.” Fruits of warm climates”. Julia F. Morton, Miami, FL. 1987
12. “Bimët dhe Shqiptarët” Lufter Xhuveli, Tiranë, 2012 |
No comments:
Post a Comment