Mani zi dhe mani bardhë, pavarësisht se bëjnë pjesë në të njëtën
gjini (Morus) origjinën dhe historinë e përhapjes së tyre, e kanë të ndryshme.
Mani i zi origjinën e ka nga rajonet e Kaukazit Jugor, Armenia e deri në pjesën
veriore të Azisë së Vogël, ku dhe sot rritet në formë të egër. Shumica e autorëve kumtojnë se në Persi ka
qenë i kultivuar që në kohëra shumë të lashta dhe prej andej u përhap në brigjet
e Mesdheut e më pas në gjithë Evropën nga grekët e lashtë dhe romakët. Në një legjendë greke
e pëshkruar nga Ovidi[1], thuhet
se dy të dashuruar( Pyramus dhe Thisbe) kanë vrarë veten nën hijen e tij dhe
gjaku tyre i ka bërë të kuq frutat e manit. Përmendet
në Bibël dhe në shumë shkrime nga autorë të lashtë grekë e romakë. Në
Shqipëri duhet të jetë kultivuar para 2400 vjetësh. Sot mani i zi është i përhapur
dhe kultivohet në të gjithë botën.
Mani i bardhë e ka origjinën e tij nga Kina, ku rritet në gjendje natyrale dhe është shfrytëzuar nga kinezët për rritjen e krymbit të mëndafshit më shumë se 4000 vjet më parë (Wang Zichun,1987). Për më se 2000 vjet, kinezët e mbajtën sekret nga pjesa tjetër e botës prodhimin e mëndafshit. Ishte Iliro-Dardani, perandori i Bizantit, Justiniani Madh, i cili e mori këtë sekret të kinezëve, e së bashku me ‘të, edhe manin e bardhë, gjatë shekullit të 5-të . Rreth 200 vjet më parë se bizantinët, këtë sekret të kinezëve e muar koreanët dhe indjanët e pak më von, japonezët.
Sipas historianit Prokop, Justiniani i Madh dërgoi në Kinë dy murgj si misionarë të krishterë por, me misonin e fshehtë për të marrë sekretet e prodhimit të mëndafshit. Pas disa peripecive, murgjit u kthyen në Konstadinopojë me vezët e krymbit Bombyx[2] dhe bimën e manit të bardhë të fshehura në shkopinj bambuje. Në mbështetje të prodhimit të mëndafshit, kultivimi i manit të bardhë u përhap me shpejtësi në brigjet e Mesdheut të Perandorisë Bizantine, ku Bursa në Azinë e Vogël dhe gadishulli Peloponezit në Greqi, bëhen qendra të mëdha të prodhimit të tij. Gadishulli i Peloponezit më parë quhej “More”, ashtu siç i thonë grekët manit (μουριάς), ndërsa gadishulli i mesit në Peloponez, ruan edhe sot emrin në shqip “Mani”. Prej këtej krymbi, mëndafshi bashkë me manin e bardhë u përhap edhe në brigjet jugore e veriore të Mesdheut, gjatë invazioneve arabe në Ballkan në shekullin e 8-të si në: Egjypt, Palestinë, Spanjë, Sicili, etj. Monopolin e prodhimit të mëndafshit kinezët e humbën dhe tani lufta e egër do të bëhej midis evropianëve për të zotëruar tregjet fitimprurëse të tij.
Mbreti Norman i Sicilisë, Roxher II, në ekspeditat e tij në Ballkan në viti 1147, ka sulmuar Korinthin dhe Thivën, dy qendra të mëdha të prodhimit të mëndafshit duke shkatëruar çdo gjë e duke marrë me vete punëtorë për të patur supermaci në prodhim. Kështu në Itali, duke filluar nga shekujt e 11-12-të, pati një bum të prodhimit të mëndafshit për tregjet evropianë, së bashku me kultivimin e manit të bardhë.

Dëshmi te kultivimit te hershëm të manit, janë dhe toponimet e shumta nëpër fshatra. Në 10 rrethe, gjënden 13 fshatra të cilat e kanë marrë emrin nga mani si: Koman në Shkodër, Mënik në Tiranë, Manzë në Durrës, Manëz në Kukës, Manik në Librazhd, Manëz në Korçë, Dërmenas në Fier, Manesh në Dibër, Manati në Lezhë, etj. (Xhuveli, 2012). Gjithashtu në Shqipëri “Mani” përdoret dhe si antroponim, mbiemër familjesh, edhe mbiemëri “Kazazi” i përhapur tek shqiptarët në turqisht do të thotë përpunues mëndafshi.
Gjatë shekullit të kaluar, në Shqipëri ka patur zhvillime të kultivimit të manit dhe krymbit të mëndafshit si gjatë periudhës së Mbretërisë, edhe gjatë diktaturës. Në gjithë vendin, nga fermat dhe disa kooperativa bujqësore, u mbollën blloqe me mana si dhe kultivohej krymbi i mëndafshit, por këto rrezultuan me humbje si rrjedhojë e konkurencës në tregun botëror të fijeve sintetike, por edhe nga keq menaxhimi e shkaqe të tjera. Si pasojë u ndërpre kultivimi i krymbit të mëndafshit dhe në fund të viteve 80-të, blloqet me mana ju dhanë Ndërmarjeve Pyjore për administrim. Në vitet 90-të, një pjesë e tyre mjerisht u prenë dhe u shkatëruan. Në hartë pasqyrohen vendet ku rriteshin manat si dhe kultivimi i krymbit të mëndafshit në shekullin që lamë pas. Ajo çka mbetur nga kjo pasuri, duhet ta ruajmë e ta zhvillojmë për pasardhësit, ashtu siç bënë para-ardhësit tanë.
Mani i zi dhe mani bardhë në kontinentin Amerikan dhe Australi, janë futur nga kolonët evropianë, që në shekullin e XVI. Në vitin 1624 në shtetin Virxhinia, kërkohej nga çdo mashkull të mbillte 4 mane të bardhë për industrinë e mëndafshit. Me që u përhap gjërësisht, u quajt “mulberri mania”(man mania). Presidenti i parë i Amerikës, Xh. Ushington dhe Presidenti T. Xheferson, e kanë nxitur e përkrahur mbjelljen e manave të ardhur nga Evropa. Në vitin 1830, drurët e manit të bardhë në verilindje të SHBA-ve, u dëmtuan nga të ftohtit ndërsa në jugë u dëtmuan nga sëmundjet. Në Amerikën e Jugut, Brazili është një nga prodhuesit më të mëdhej të krymbit të mëndafshit.
Mani i bardhë sot kultivohet kryesisht në vendet ku kultivohet edhe krymbi i mëndafshit. Pas Luftës së Dytë Botërore, ka pësuar rënie të prodhimit të tij për shkak të konkurimit nga fijet sintetike. Sot në botë, zë 0,2 % të prodhimit të përgjithshëm të pëlhurave. Më tepër kultivohet në vendet në zhvillim por edhe në vendet si Kina, India, Japonia, Spanja, Italia, etj. Rënia e prodhimit të fijeve natyrore në botë, është në vëmendjen e organizatave të ndryshme zhvillimore. Viti 2009 u shpall nga FAO, Viti Ndërkombëtar i Fijeve Natyrale.
No comments:
Post a Comment