Më
merr malli vendi im, për kroin në brinjë,
Për
varret, shtëpinë, Lugjet me trendelinë.
Për
një kokër rrush të pjergullës “Debinë”,
Ftonjtë
e verdhuar që kundërmojnë avllinë,
Shegët
kuqaloshe dhe fiqtë e shkruar zhapëzinj.
Papo,
malli më merr…, e më grin,
Për të bilbilit, thëllëzës këngërinë,
Sa bukur ja thonë aty ndaj të gdhirë,
Për të bilbilit, thëllëzës këngërinë,
Sa bukur ja thonë aty ndaj të gdhirë,
Për
gërxhin e Kuspit veshur me dafinë,
Dhe netët hënore
me të lumit mërmërimë!
Sa shpejt
rrodhën vitet që kur jam larguar,
Kërkund nuk gjeta si ai vend i bekuar,
Gdhihem, ngrysem çdo ditë e më i malluar.
K. Mosko
Boston, MA
No comments:
Post a Comment