Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Saturday, 11 May 2024

FATI I BIBLIOTEKËS MADHËSHTORE,TË FAMILJES LIBOHOVA DHE I SUVENIREVE ME VLERA TË RALLA.

- Suvenirë  me vlera të rralla, të familjes Libohova, i janë dhuruar Titos nga Enver Hoxha

- Biblioteka private  e familjes Libohova ishte më e madhja dhe më e vlefshme në Shqipëri.

- Ajo përmbante dokumente dhe materiale përgjatë qeverisjes së vilajetit të Janinës që prej viteve 1580, ku Vezirë kanë qënë Asllanpashallijtë dhe trashëgimtarë të tyre ngelen familja Libohova.


mga: Bexhet  ÇOBANI 
Gjirokastër

Bexhet ÇOBANI
Në atë bibliotekë gjendeshin dokumente autentikë të qeverisjes së Ali Pashë Tepelenës, ku pinjollët e familjes Libohova janë stërnipërit e Shanishasë motrës së Ali Pashait.
Në mbarim të vitit 1926, pak kohë para vdekjes, Mufid Bej Libohova i dha fund pjesës së parë të kujtimeve të tij politike dhe diplomatike që mbulon periudhën 1896-1927. Ato përfshijnë edhe dokumenta shtetërore dhe ndërkombëtare origjinale, të pa botuara, me një rëndësi të veçantë për Historinë e Shqipërisë, ishin aty dhe fjalimet e debatet në Parlamentin e Stambollit në favor të indipendencës kombëtare si dhe veprimtaria e tij në fushën diplomatike ndërkombëtare me qeveritë më të mëdha të atëhershme. Këto shkrime të gjera, si dhe studime të tjera historike dhe juridike mbetën në bibliotekën e Mufid Beut në Libohovë, që përmbante më tepër se 5000 vëllime, dorëshkrime autentike dhe materiale arkivore, mbi historinë e Shqipërise, ndarjen e kufijve në vitet 1914, ku Mufidi ishte anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Ndarjes së kufijve si i vetmi Shqiptar. Në këtë bibliotekë gjendeshin materiale, dokumenta dorëshkrime mbi shpalljen e Pavarësisë dhe lindjen e shtetit Shqiptar deri në vitet 1927.


  Në këtë bibliotekë  gjendeshin vëllime të tëra mbi historinë e vilajetit të Janinës, mbi shqiptarët e Greqisë, materiale arkivore pronësie të familjeve të mëdha shqiptare dhe dorëshkrime të dinastisë Libohova mbi historinë e Shqipërisë.
Urdhëri për djegien e bibliotekës Libohova nga udhëheqja komuniste në vitin 1944, ishte e kërkuar nga udhëheqja komuniste Jugosllave. Partizanët injorantë bërtisnin: të djegim librat e beut !Ata nuk kuptonin se çfarë dëmi kolosal i kanë bërë historisë dhe kulturës së  kombit shqiptar 


Përveç djegies së bibliotekës së tij, komunistët e ardhur në pushtet në vitin ’44, sekuestruan, plaçkitën, dëmtuan dhe shkatërruan barbarisht edhe kompleksin e shtëpive të familjes në Libohovë (4 ndërtesa të mëdhaja mbi dy kate, më shumë se 30 oda, ndodhur në pazarin e Libohovës, objekte të mobiluara dhe dekoruara me vepra arti, me shumë krime e murale, me pemë e lule, të rrethuara nga mure të lartë me tre hyrje kryesore). Midis të tjerash, u plaçkitën mobilje të vlefshme dhe disa prej tyre antike, hallira, qilima persiane, ornamente të vjetra dhe të çmueshme, argjendari, kristaleri, piktura të vjetra me rëndësi kombëtare, dokumente të rëndësishme arkivore, shumë koleksione të ndryshme dhe veçanërisht një koleksion sahatesh xhepi zvicerane të florinjtë esmalto e pakta 30 copë, xhevahire të vjetra familjare dhe shumë sende të vlefshme.


Gjithashtu u zhdukën disa plaçka (sende) me një vleftë historike të madhe si shpata e Sulltan Bajazitit me xhevahire, shala dhe armatime të ndryshme të Ali Pashë Tepelenës (që e kishte trashëguar prej tij shtëpia e bejlerëve të Libohovës) si kobure, pushkë, shpata të dekoruara me xhevahirë. Mjerisht, u zhduk dhe një kokë prej mermeri origjinale të Greqisë antike që përfytyronte një Dea e periudhës së lashtë me vleftë historike dhe artistike të paçmueshme. Simbas disa burimeve të besueshme rezulton se këto grabitje, antikuara me vlera te rralla, Enver Hoxha i’a kishte dhuruar (me shkëlqim) Titos së Jugosllavisë, si shenjë miqësie dhe mirënjohje për dashamirësinë vëllazërore të tij ndaj shokëve komunistë shqiptarë (duke harruar kështu masakrat gjakatare të serbëve ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës dhe kthimi i saj në Federatën komuniste Jugosllave).
Enver Hoxha i dhuroi Josif  Broz Titos disa suvenire me  vlera monumentale  kombëtare, që buronin nga pasuri e familjes Libohova, të ruajtura prej brezash nga kjo familje e shquar, me prejardheje nga vezirët e Arsllan Pashallinjve të Janinës.
Sipas Kapllan bej Libohovës  është thënë gojarisht nga Kapllan Bej Libohova gjatë vizitës në Libohovë në vitin 2001, se shpata e Sulltan bajazitit ishte pronë e familjes Libohova.


Sipas historianit Luan Malltezi, për të rikujtuar kontekstin historik të sulltan Bajazitit II, ka theksuar mes të tjerash se ky sulltan ka udhëhequr forcat otomane në fushatat në Shqipëri. Sulltan Mehmeti II kishte vdekur, në krye të perandorisë dhe nga dy djemtë e tij, në fron ngjitet Bajaziti II, që sipas Malltezit ‘ështe nje figurë qëndrore për stabilitetin që vendosi në perandorinë osmane. Bajaziti II ishte në krye të fushatës kundër kryengritjeve të himarjotëve, ashtu si sulltanët e kishin zakon te ishin në krye të betejave, pra në 1481 dhe 1492 si dhe në pushtimin e Durrësit në 1506.


Shpata në fjalë mban numrin e inventarit 841. Eshtë në gjëndje të mirë, edhe pse nuk është restauruar. Nuk rrezikohet dhe nuk paraqet ndërhyrje urgjente’,- thotë Frederik Stamati, shef i laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë, njeriu që përgatiti këtë skenar të suksesshëm, me mbështetje të Fondacionit Soros.
Ai thotë se studimi i kësaj shpate dhe i disa të tjerave do të vazhdojë dhe qëllimi është të botohet një album, me fotografi dhe historinë e tyre, që do të kërkoje edhe dy vjet punë. Stamati tregon me pak fjalë rrugën se si erdhi në Fondin e Institutit të Kulturës Popullore.
Si fillim kjo shpatë u gjend në Institutin Shkencor, në vitet 1947-1948. Më pas fondi ku ajo bënte pjesë kaloi në 
varësi të Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, për të ardhur tek ai i Kulturës Popullore, ku ndodhet sot e kësaj dite. Historia e origjinës së saj nuk dihet.

  Kapllan Bej Libohova, pinjoll i familjes, ka deklaruar se shpata e Sulltan Bajazitit është sekuestruar në sarajet e familjes Libohova në vitin 1944. Shpresojmë që shpata e Sulltan Bajazitit të jetë në Shqipëri. Në romanin KOJRILLAT, në faqen 151, me autor Fatmir Terziu flet qartë për suveniret e familjes Libohova.
Fati i një sërë grabitjesh  nga fondi arkivor i familjes Libohova (shpata e Sulltanit, disa armatime të Ali Pashë Tepelenës, koka antike greke një sërë armatimesh të brezave të Vezirëve të Janinës, anëtarë të breznive Libohova) nuk dihen.
Fatmirësisht familja Libohova ruan një kujtim të madh fustanin e Shanishasë, i cili është ekspozuar para disa vitesh në hotel Rogner në Tiranë nga nipërit e Mufid Bej Libohovës.


 

 

Tuesday, 7 May 2024

KISHA E SHËN GJERGJIT NË FSHATIN SELCKË, GJIROKASTËR



 Përgatiti : Koço MOSKO 

Boston , MA- SHBA


Rrugës Gjirokastër- Poliçan, në afërsi të Shpellës së Dallëndyshes, aty ku ndahet kufiri midis fshatrave Selckë e Stegopul,  ende ndodhen rrënojat e një Kishe te vogël  që fshati dhe fshatrat përrreth e njohin si Kisha e Shën Gjergjit.  Kjo Kishë nuk dihet se sa e vjetër është.  Kur është ndërtuar? Sigurisht duhet të jetë ndërtuar para ardhjes së osmanëve. Ndoshta që me Kishën e Labovës  së Kryqit, gjat periudhë së Justinianit të Madh (482-565).  Unë e mbaj mend këtë Kishë, por u prish gjat viteve 1990 nga kërkuesit illegalë të floririt. 

 

Rrënojat e Kishës së Shën Gjergjit në Grykën e Selckës.

Në afërsi të Kishës   ndodhen dhe rrënojat e një fshati të vogël që nuk i dihet emri. Ndoshta dhe fshati e kishte emrin Shën Gjergji, se vendi ashtu e ka marrë emrin.  Fshati thuhet se ishte që nga lashtësia dhe aty bëhej tregeti e lëkurëve për gjithë Jugun e Shqipërisë. Me okupimin Osman, ose me dyndjet sllave e barbare fshati u shpërngul. Disa familje shkuan në Selckë e disa të tjera në Stegopul. Ky vend tani e ka marrë emrin “Ferrë” sepse mbinë ferrat  pas abadonimit të fshatit nga banorët. 

 

Ngjitur me Kishen e Shën Gjergjit ndodhen dhe rrënojat e një ngrehine të një  garnizoni ushtrak, karakoll turk të periudhës osmane. Fshati këtë vend e quan “Tabor”. Ky garnizon duhet të jetë vendosur me okupimin Osman, për të  kontrolluar Grykën e Selckës nga hajdutët.  Një garnizon i tillë  ishte dhe ne dalje të Grykës Selckës, pesë, gjashtë kilometra më tutje ,  nga ana e Poliçanit.  Ndoshta këto garnizone kanë funksjonuar edhe gjat Perandorisë Bizantine.  Interesante është se gjat sundimit Osman kanë funksjonuar të dyja, si Kisha dhe karakolli turk. Në Kishë kryheshin ritet fetare nga banorët vendas si dhe garnizoni ushtarak turk, karakolli  kryente detyrat ushtarake. Këto ngrehina pasqyrohen në të gjitha hartat e kohës.

 

Në këtë vend nuk janë kryer studime  arkeologjike si dhe studime nga teologët. Për mendimin tim duhen të kryhen studimet, si dhe të ndërtohen si Kisha ashtu dhe karakolli turk, siç kanë qenë. Këto përbëjnë vlera të padiskutueshme historike kombëtare si dhe do shërbejë një vend tërheqës për turistat, vendas e të huaj. Aty afër ndodhet dhe Ujvara e Selckës.