Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Wednesday, 15 September 2021

LЁVIZJA E BUJQЁSISЁ SHQIPTARE DREJT BUJQЁSISЁ SЁ GJELBЁR,

GARANCI PЁR NJЁ USHQIM DHE MJEDIS TЁ SHЁNDETSHЁM AFATGJATЁ.

nga : Prof. Ass. Enver ISUFI

 Instituti Bujqёsisё Biologjike, Durrёs

    


Bujqёsia  baza e jetёs sё shoqёrisё

Enver ISUFI


Nё çdo shoqёri njerzore, baza e jetesёs ёshtё  sasia  dhe cilёsia  e produkteve  ushqimore. Ushqimi ёshtё  burimi i energjisё sё njeriut, e kёsaj makinerie speciale biologjike-sociale. Baza e kёtij ushqimi janё bimёt bujqёsore dhe kafshёt bujqёsore.

Sipas peshёs qё ka bujqёsia nё njё vend tё caktuar, mund tё quhet vend bujqёsor, gjysёm bujqёsor dhe vend industrial. Kёtё klasifikim e pёrcaktojnё dy parametra ; sipёrfaqja qё zё bujqёsia nё sipёrfaqen totale tё njё vendi, dhe  kontributi qё ajo jep nё Produktin e Pergjithёshёm Bruto, qё  e thёrrasim GDP. Bazuar nё kёto element, Shqipёria futet tek vendet tipike bujqёsore.

Nё vendet e industrializuara,  me bujqёsi meret nga 2 deri nё 15 % tё pupullsisё.Nё vendet me drejtim bujqёsorё , kjo shifёr lёviz nga 20-50 % tё popullsisё sё aftё pёr punё.

Shqipёria futet nё vendet bujqёsore, sepse  me bujqёsi  jo vetёm qё meren rreth 45 % e fuqisё sё aftё pёr punё, por edhe   pёr faktin se bujqёsia kontribon nё rreth 20 % tё GDP-sё tonё kombёtare.

Nё Shqipёri vёrtetё pranohet qё me bujqёsi meren rreth 45 % e popullsisё, por ky numёr ёshtё akoma mё i  madh , nёse pёrfshijmё edhe   fuqinё punёtore, e cila  meret indirekt mё bujqёsinё, siç janё   ato qё janё pёrfshirё  nё marketingun, transportin, shitjen, paketimin, pёrpunimin e produkteve bujqёsore dhe  blegtorale, magazinimin, sistemet e ftohjes e deri te univeristetet e bujqёsisё  dhe shkollat e mesme bujqёsore ,tё cilat pёrgadisin profesionistёt  e bujqёsisё dhe shkencёs bujqёsore. Personat  e angazhuar nё medjat eletronike dhe nё ato te shkruara  bujqёsore,  shoqatat jo qeveritare tё pёrfshira nё bujqёsi dhe veprmtari tё ngjashme me to , tё gjithё sё bashku janё pjesё e shoqёrisё sё angazhuar  si hallka tё  zinxhirit tё gjatё  tё prodhimit bujqёsorё  dhe blegtoral.

1. Bujqёsia shqiptare ёshtё pjesё kryesore edhe e sigurisё kombёtare , dhe pse duhet ta shikojmё kёshtu.?

Qё bujqёsia  pёrfaqёson edhe forcёn e çdo shteti kjo dihet, kёshtu ka qenё kёshtu ёshtё, dhe kёshtu do tё jetё, por nё kohёt e sotme ashtu siç janё shtuar elementёt e sigurisё, po ashtu janё shtuar elementёt e pasigurisё. Ky koncept nuk ka rёndёsi vetёm tё dihet, por mbi tё gjitha tё ndihet. Kur diçka me mendje dhe me shpirtё ndihet, gjenden foca qё  objektivi tё arrihet.

Nё kohёt e sotme pasigurinё mё tё madhe po e shkakton dhe do ta shkaktojё edhe mё rёndё nё vitete qё vijnё, ndryshimi i shpejtё i klimёs globale. Thatёsirat, ngricat, pёrmbytjet, breshёri, erёrat e forta,  termetet, pritet tё shtohen.Kёto ngjarje mund tё prekin territore tё gjёra,duke shkaktuar dёme tё madha ekonomike, duke çrregulluar ekonominё lokale, zonale, kontinentale.Nё kёto kushte dhe ndihma dhe solidariteti e kufizon forcёn e vet.

Arsyja e dytё ёshtё politika globale e  lёvizjes sё njerzёve, ideve, mallrave.

Nё kёto kushte vendet e mёdha , asfiksojnё bujqёsinё e vendeve tё vogla.

E vetma armё qё kanё nё duar vendet e vogla , ёshtё prodhimi me  cilёsi shumё e lartё deri nё ekzelente tё produkteve bujqёsore dhe blegtorale.


2.Bujqёsia cilёsore  siguron njё siguri shёndetsore.

Si çdo produkt ka sasinё dhe cilёsinё e tij.Natyrisht  tё dyja kёto anё tё produktit janё njёllojё tё domozdoshme.Nё kohёn kur po  jetojmё, ku shkenca dhe teknikat e prodhimit ka ecur shumё pёrpara, mё shumё problem ёshtё sigurimi i anёs cilёsore tё produkteve, se sa ajo sasiore.

Pra nё vende si Shqipёria , sfida mё e vёshtirё ёshtё tё sigurojё cilёsinё e produkteve bujqёsore dhe blegtorale. Arritja e kёrkesave tё cilёsisё  janё mё tё holla, mё intelektuale,kёrkojnё njё infrastrukturё mё cilёsore.

Cilёsia ёshtё kaq dinamike , sa qё e bёn atё aspak tё lehtё pёr tua arritur.

Cilёsia ka njё rrugё mё tё gjatё pёr tu realizuar dhe provuar.Cilёsi e lartё kёrkohet qysh tek fara, toka , uji,  cilёsia dhe metodat e pёrdorimit tё plehrave, cilёsia e produkteve tё mbrojtjes sё bimeve dhe metodat e mbrojtjes ndaj parazitёve, mjetet e ambalazhimit dhe paketimit,higjena e mjeteve tё transportit dhe tё ruajtjes, mjediset e tregёtimit, e deri tek higjena personale e  mijёra e mijёra personave qё prekin me duart e tyre produktet e konsumatorёve   etj.

Tё gjitha kёto janё pika qё kёrkojnё kontroll institucional dhe profesional, pёr tё qenё tё sigurtё se produktet  qё vijnё nё tavolinat e konsumatoreve  janё tё pastra nga mbetjet e dёmshme, tё cilat  mund tё jenё  tё lokalizuara nё sipёrfaqe ose nё brendёsi tё masёs sё produkteve ushqimore me origjinё bujqёsore.


3. Bujqёsia cilёsore, siguron edhe njё mjedis cilёsorё dhe afat gjatё

Mjedisi i bukur dhe i shёndethshёm , i pastёr nga elementёt qё prishin cilёsinё e tillё, ёshtё pasojё e njё bujqёsie me parime ekologjike-mjedisore.

Kur mjedisi me elemenentёt e tij  ёshtё  shёndetshёm me elementёt e   tilla si , panorama  estetike e qytetit, fshatit, pyllit,  cilёsia e uji, tokёs, ajrit, parqet, biodiversiteti  etj, plotёson kёrkesat ekonomike dhe estetike tё shoqёrisё , kjo shoqёri ёshtё e  sigurtё dhe e qёndrueshme.Koncepti i qёndrueshmёrisё lidhet me ruajtjen e njё gjendje positive pёr njё kohё shumё tё gjatё, madje jo vetёm pёr kёtё brez, por edhe pёr brezat e ardhёshёm.

Mё poshtё do tё rreshtojmё disa element, tё cilёt do ti pёrshkruajmё nё kёndvёshtrimin e njё sigurie  kombёtare, tё njё qёndrueshmёria afatgjatё tё jetёs social ekonomike tё vendit. Globalizimi i sotёm i cili karakterizohet   nga heqja e pengesave tё lёvizjes sё njerzёve, ideve dhe mallrave , e shikon botёn gjithnjё e mё shumё si njё mega-shtet i vetёm.

Kjo filozofi ka tё mirat dhe  mangёsitё e veta.Globalizimi  ka pёrfitimet dhe rreziqet e veta.Ajo qё ёshtё e vёrtetё, ёshtё  fakti  qё kёtё “lojё tё hapur” e ka pranuar edhe Shqipёria.

Ёshtё pak a shumё si tё pranosh tё marёsh pjesё nё eliminatoret e kampionatit botёror dhe europian tё futbollit dhe tё mos pranosh tё luash me ekipet e mёdha nё futboll, por tё luash vetёm me ekipet e vogla, sepse  vetёm me to kemi mundёsi tё matemi.

Bujqёsia  ёshtё jo vetёm bazё e ushqimit tё popullit, por edhe e sigurisё kombёtёre, tё vetё pavarsisё reale tё saj.


4. Bujqёsia  cilёsore  dhe e fuqishme e cila siguron  tё ardhura financiare,  pavarёsi financiare  tё vendit. Forcimin e financave vjen nga  tre drejtime kryesore; nё paksimin e volumit tё produkteve tё importuara, nё shtimin e shitjeve nё vend dhe shtimin e eksportit nё vendet e tjera.

5. Bujqёsia e fuqishme dhe cilёsore ,siguron punёsim mё tё gjёrё se sa njё bujqёsia e dobёt dhe pa infrastrukturёn e  nevojshme tё kontrollit tё cilёsisё. 

Zinxhiri i punёsimeve nё njё bujqёsi tё fuqishme, rrit pjesmarjen e popullsisё nё mirёqenien e kombit.Ky punёsim jo vetёm  e forcon ekonomikisht Shqipёrinё, por e forcon  popullsinё edhe nga ana fizike, i jep shoqёrisё njё dinamikё  fizike.E kundёrta ndodh  nё njё bujqёsi tё varfёr ,ku  mungesa e tё punёsuarve nё bujqёsi dhe nё rrjetin  e saj dytёsor , dobёson forcёn njerёzore tё shoqёrisё tonё .

Ky dobёsim pasohet nga dobёsimi i kontributeve tё tyre nё arsim, sport, shkenca teknike, e deri nё  forcёn ushtarake tё vendit.

6. Bujqёsia e fortё , rrit forcёn integruese tё Shqipёrisё  nё radhё tё parё nё rajon, e pastaj edhe me vendet e  e tjera europiane, akoma  mё larg me kufijtё tanё shtetёror.

Tё analizojmё praktikisht forcёn qё ka bujqёsia jonё tё intergrojё Shqipёrinё me vendet Ballkanike.

 7. Bujqёsia mesdhetarё shqiptare, pёrparёsi ndaj bujqёsisё sё  Ballkanit  me klimё kontinentale

Dihet se nё Ballkanin Perendimor , Shqipёria ka klimё mesdhetare, ku produktet dalin nё treg njё muaj  mё herёt  se sa perimet dhe frutat  e prodhuara nё vendet e Ballkanit kontinental.  Shqipёria edhe nё kuadrin e njё tregu tё integruar Ballkanik, jo vetёm qё  ёshtё njё potencial i madh tregu, por as nuk mundet tё mbulojё dot kёtё treg.Shkurt, Shqipёria medhetare,  ka kaq  shumё treg  pёr produktet bujqёsore ,saqё  nuk e furnizon dot me produkte bujqёsore dhe blegtorale  as Ballkanin kontinental. Pra tregu jonё mё i afёrt ёshtё tregu ballkanik. Fakti qё produktet tona bujqёsore kanё gjetur tregje edhe nё vendet europiane tё zhvilluara ,  kjo tregon se standartet tona aktuale nuk janё pengesё pёr tё konkuruar nё treegun rajonal ballkanik.

Nёse Shqipёria bёhet burim pёr  furnizimin e tregut ballkanik, kjo do tё rrisё sigurinё kombёtare, do tё shtojё rolin e Shqipёrisё nё rajon dhe nё Europё, do tё shtojё elementёt e paqёs, do tё  investojё mё shumё pёr paqёn se sa pёr luftёn. 

Pra  mendoj se bujqёsia ka forcёn mё tё madhe  ta pёrdorё ekonominё si element paqjeje.Kur jep dhe mer mallra  ,sidomos mes vendeve fqinjё, miqёsia mes shteteve  fqinjё  vetёm  forcohet.

8. Ndikimi tjetёr factor  nё integrimin  ballkanik dhe europian  tё Shqipёrisё , ёshtё  edhe zgjerimi  ekonomisё sё turizmit dhe tё agroturimit.

 Vitet e fundit Shqipёria vizitohet nga njё numёr vizitorёsh, mё shumё se dy fishi i vetё popullsisё  sё Shqipёrisё.Vetёm pak vende ka , ku njё vend   vizitohet nga aq shumё  turistё nё raport me popullsinё   e vendit, siç ёshtё Shqipёria.Kur kemi parasysh se ky bum  turistёsh ёshtё njё fenomen i vetёm pesё viteve tё fundit, ne duhet tё pёrgaditemi qё sot,se  çfar do tё ndodhё pas pesё dhe dhjetё viteve , kur opinion i mirё i Shqiperisё do tё rritet akoma mё tej, dhe alternativat pёr tё udhёtuar drejt Shqipёrisё do tё shtohen (kujtojmё vetёm modernizimin e porteve dhe aeroporteve), tё cilёt pritet tё shtohen  kёtё dhjetёvjeçar  ku kemi hyrё.

Kёto miliona turistё, pёrveç forcimit tonё ekonomik, ёshtё edhe njё publiçita  e madhe qё i bёhet Shqipёrisё. Njё vend qё ka shumё miq nё botё, ka mё shumё siguri kombёtare.

Nё njё pyetёsor tё realizuar mes turistёve  qё kanё vizituar  nё Shqipёrinё , si gjёrat mё e pёlqyera, qё  ata  kanё gjetur nё Shqipёri pёrmendin ; ushqimin  e shishёm dhe tё shёndetshёm  si dhe mikpritjen dhe ngrohtёsinё e njerzёve.Kjo prirje duhet ruajtur gjatё dhe pёrgjithmonё. 

Njё strategji e tillё  e forcimit tё bujqёsisё cilёsore   ,sidomos  ёshtё domozdoshme  pёr vendet e vogla si vetё Shqipёria.Shqipёria nuk bёn dot presion me sasinё e mallrave dhe çmimet e ulta, Shqipёria ka nё dorё tё bёjё presion tregut dhe konsumatorёve , vetёm me cilёsinё e lartё tё produkteve me shije dhe shёndet.

9. Bujqёsia me produktet se saj cilёsore  lidhet me sigurinё kombёtare edhe nё lidhje cilёsinё e shёndetit tё popullsisё.

Ёshtё shkencёrisht e vёrtetuar se njё ushqim cilёsorё rrit imunitetin ndaj “armiqёve” tё vetё trupit tonё, tё  cilat  janё sёmundjet   e shumta  qё kёrcёnojnё shёndetin njerzorё .

Ushqimi i shёndetёshёm ёshtё baza e shёndetit tё shoqёrisё. Nё rastin e pandemisё sё shkaktuar nga Covid 19, ”farmacinё “mё tё madhe  e ofrojё bujqёsia.Ishin agrumet, perimet, çajrat e florёs tonё mjeksore,  produktet e bletёs,tё cilёt ndihmuan nё kufizimin e kёsaj sёmundje virusale mes popullsisё sё vendit tonё.

Sa mё e lartё tё jetё cilёsia e kёtyre produkteve, aq mё imun do jetё shёndeti jonё kolektiv. Kjo shton edhe njё element tjetёr i pavarsisё tonё ekonomike dhe njё tjetёr  garanci  pёr mё shumё  siguri  kombёtare.

Konstatojmё se numri i  personave me trup obez nё zonat fshatare, ёshtё shumё mё i vogёl se sa ato nё zonat qytetare. Pse ndodh kjo ?

Ndodh sepse nё zonat fshatare ka njё ushqim mё tё freskёt dhe njё mjedis me ajёr mё tё pastёr se sa nё zonat  qytetare.Kёtu futet edhe fakti qё nё zonat fshatarё ka njё barazpeshё  mes energjive qё mer  trupi dhe energjisё qё harxhon ai.Pra punёt nё bujqёsi nuk lёnё vend pёr deformin fizik tё trupit. Pra aktivizimi nё punёt bujqёsore  dhe konsumi i produkteve direkt nga fusha , rrit sigurinё fizike, e cila ёshtё pjesё  e sigurisё kombёtare.

 Bujqёsia  cilёsore  siguron edhe njё mjedis shёndetshёm.

10. Bujqёsia cilёsore me vetё sipёrfaqen e madhe tё saj (rreth 700 mijё hektarё) ka njё ndikim tё madh nё mjedisin nё  pёrgjithёsi. Bujqёsia e shёndetёshme me sisteme moderne prodhimi, tё cilёt pёrdorin inpute miqёsore me shёndetin dhe mjedisin ,ruan tё pastёr higjenekisht, tokёn, ujin, ajrin, biodiversitetin bimor dhe atё shtazor.

 

 Shёnim :  Artikulli , pjesa   e dytё   do tё pёrshkruaj “ Rrugёt dhe mekanizmat qё e  çojnё  bujqёsinё tonё,drejtё konceptit “Bujqёsi e Gjelbёr”  e varur sa mё pak   nga importet”.



                                 Pjesa dytё e artikullit

Mekanizmat, reformat dhe mikroreformat, tё cilat çojnё drejt “Bujqёsisё  sё Gjelbёr” 

                           Prof. Ass. Dr. Enver Isufi, Instituti Bujqёsisё Biologjike, Durrёs

 

 

( vijon nga numri kaluar ).

Nё shkrimin e parё u trajtuan, parime, koncepte dhe ide, tё cilat janё shprehur pёr ti kuptuar njёmasё sa mё e madhe lexuesish, duke pёrfshirё edhe konsumatorёt. Zhvillimin e çdo biznesi e pёrcakton niveli i konsumatorit.Kemi pёr detyrё tё qartёsojmё konsumatorёt, qё ata tё jenё opozitarёme tё gjithё; qё nga shkenca, prodhuesit e deri te qeveria vendore  dhe qёndrore.Pёr shumicёn e lexuesёve, tё cilёt nuk janё familjarizuar me temin “Bujqёsi e Gjelbёr”, do tё ishte e asrsyeshme tёqartёsonim si çfar ёshtё ky term “ I GJELBЁR

Ky sistem bujqёsie  dhe ky sistem ekonomik, e ka marё kёtё emёr nga «Gjethi i Gjelbёr»

Vetёm Gjethi i Gjelbёr ёshtё fabrika  e vёrtetё e lёndёve tё para ushqimore. Nёn dritёn dhe energjinё  diellit dhe duke thirrur gazin karbanik (CO2) nga atmosfera  , duke thithur lёndёt ushqimore  nga toka, gjethi, kjo fabrikё e tё gjitha fabrikave, ushqen tё gjitha llojet e gjallesave.Psh. lopa ёshtё thjeshtё  biofabrikё e qumёshtit dhe mishit.Lopa nuk prodhon as barё, as jonxhё, as sojё, as misёr.Lopa vetёm pёrpunon ushqimet qё mer nё natyrё.

Kёshtu , njeriu nё fabrika  pёrpunon sheqerin e panxharit tё  sheqerit, vajin e ullirit i prodhuara nga gjethet e gjelbёra tё ullirit, rrushin e prodhojnё gjethet e rrushit e me radhё.

Shkurt ; gjethi ёshtё e vetmja fabrikё, transparente, pa hile, pa manipulime.Ajo prodhon edhe  pa inputet e industrisё. Ёshtё kjo arsy qё njё bujqёsi e ndershme mer emrin e ngjyrёs sё gjethes «e gjelbёr». Bujqёsia duhet ta ngjajё pikёrisht gjethit tё gjelbёr, e cili ka miliona vjet qё prodhon produkte organike. 

Mё poshtё  po rreshtojmё  mekanizmat  reformat dhe mini reformat ,tё cilat  duhet tё zbatojmё qё bujqёsi atё quhet «Bujqёsi e Gjelbёr». 

 

Pёr lexuesit tё cilёt nuk janё familjarizuar me termin “Bujqёsi e Gjelbёr”, ose mё gjёrё “Ekonomi  e Gjelbёr”. Pse nuk e quajmё psh. “Bujqёsi e Verdhё”, Bujqёsi Blu», etj.? 

 

1.    Zgjedhja e sistemeve tё bujqёsisё, tё cilёt krijojnё siguri shёndetёsore 

dhe  mjedisore .


Ka disa sisteme bujqёsie, tё cilёt   qё janё nё zbatim praktik.

Para sё gjithash duhet tё jemi nё njё mendje se cili ёshtё njё sistem bujqёsie  dhe cilat elementё i dallon ato nga njёri tjetri.Me system bujqёsie kuptojmё tёrёsinё e praktikave bujqёsore, teknikave dhe teknologjive nё njё preiudhё tё caktuar.Nё kёtё kuptim sistemet e prodhimit kanё karakter historit, si pёr çdo vend, ashtu edhe nё shkallё botёrore.

“Sistemi mё i pёrhapur nё botё ёshtё sistemi I bujqёsisё , i cili pёrdor  nё sasira tё pakta tёinputeve.Nё literature kёtё system e gjejmё  me shkurtimet  LEIA (Loё  External Input Agriculture), pra pёrdor   sasira tё pakta inputesh  qё vijnё e  blihen jasht fermёs.Me fjalё tёthjeshta kёtu futen fermat qё pёrdorin pak kilogram plehra kimike pёr hektarё dhe pak trajtime kimike.Kjo nё shumicёn e rasteve vjen nga pamundёsia pёr tё investuar nё bujqёsi, si dhe nga dёshira pёr tё mos pёrdorur shumё kimizim nё bujqёsi.

- Sistemi i bujqёsisё konvencionale, ose tё zakonshme, e cila pёrdor sasira tё mёdha inputesh  pёr njesinё e sipёrfaqes (plehra, produkte pёr mbrojtjen e bimёve,  qё  kёto tёfundit nё publik njihen me termin “pesticide”. Ky sistem  , i jep pёrparёsi prodhimit dhe fitimit, dhe nuk fokusohet shumё nё pasojat nё mjedis.

Bujqёsia e integruar, e cila i pёrdor inputet me kritere mё shkencore , duke futur edhe elementё tё tillё, si qarkullimin bujqёsore, kultivarёt rezistent ,ose  tolerant  ndaj sёmundjeve, pёrdorimin e plehrave dhe produkteve tё mbrojtjes sё bimёve me cilёsi mё tёmirё, ruan higjenёn e mjedisit etj. Ky system ёshtё shumё mё i pranueshёm , se sa sistemi konvencional.Ky system dominon nё botёn e zhvilluar.

- Bujqёsia e pёrfshirё nё standartet  e Praktikave tё Mira Bujqёsore Globale  e quajtur ; Global GAP (Good Agriculture Practices )

- Sistemi i bujqёsisё biologjike/organike/ekologjike (pra kёto terma janё sinonime).Ky system pёrdor inpute tё provuara miqёsore .Vitin 2020 vende Parlamenti Europian mori nje vendim historik; deri nё vitin 2030 bujqёsia bio do tё katёrfishohet, nga 8,5 % qё ёshtё sot, tёarrijё 25 %. Tё sipёrfaqes sё pёrgjithёshme bujqёsore, brenda vendeve anёtare tё BE-s nёBallkan. bujqёsia bio zёn rreth 1,5 %, ndёrsa nё Shqipёri nёn 1 %.Nё kёtё kuadёr Europa zhvilluar ka shpallur inisiativёn me njё “Green Europё”, pra pёr njё Europё tё Gjelbёr.

Cili duhet tё jetё sistemi duhur i bujqёsisё  edhe pёr Shqipёrinё?

-Duhet ecur nё paksimin  e pёrvitёshёm tё bujqёsisё konvencionale  dhe  duhet kaluar gradualisht nё sistemet e bujqёsisё  sё Integruar, nё Standartin Global GAP  dhe nё sistemin mё tё sigurtё , i cili ёshtё sistemi qё respekton standartin biologjik. Tё gjithё kёto sisteme pёrfaqёsojnё “bujqёsinё e qёndrueshme”.

 

2. Forcimi i shkencёs bujqёsore  dhe rinovimi i stafefeve

Shkenca bujqёsore  duhet tё ketё njё strategji integrimi mes Universitetit tё Bujqёsisё, Instituteve shkencore tё nivelit tё dytё (  qё sot quhen QTTB), dhe shkencёs sё zbatuar nё nivel ferma, pra i kёrkimeve nё fermё.

 Nё kёtё  kuadёr duhet tё hiqet dorё nga prodhimi i studentёve tё bujqёsisё nё sasi, por pёrparёsi tё jetё cilёsia e studentёve tё bujqёsisё. 

Si shpjegohet qё kaq shumё studentё qё mbarojnё  çdo vit Universitetin e Bujqёsisё  dhe sa pak agronome dhe agronomё tё rinjё shikojmё nё fushat e prodhimit dhe nё institucionet shkencore tё nivelit tё dytё?.

Mendoj se  sigurimin e njё elite cilёsore  studentёsh duhet marё nё dorё nga Shteti dhe Universiteti.Pёr kёto student tё ketё programe mё tё avancuara, tё kryejnё punё shkencore dhe tё bёjnё vizita tё organizuara nё vendet e Europiane. Kёta studentё tё kenё edhe disa mbёshtetje financiare ,pёr ti dalluar nga studentёt e zakonshёm. Me kёto studentё shteti paraprakisht bёn njё kontratё pёr vendet e punёs, por edhe njё kontratё qё ata tё kontribojnё tё paktёn 3-4 vjet, pa u larguar nga vendi.Pas kёsaj periudhe  tё jenё tё lirё tё shkojnё tё punёsohen kudo nё Europё.Njё skemё e tillё e menaxhimit tё studentёve cilёsorё, bёn qё tё mos boshatiset vendi nga ekspertёt e nivelit tё lartё profesional.

3. Shёrbimi Kёshillimor Shtetёror 

Vazhdon tё operojё mё konceptet e viteve para 1990. Investimet pёr trajnimin e rrjetit tё shёrbimit kёshillimor, investimet pёr infrastrukturёn dhe logjistikёn e kёtij shёrbimi janё nё situatё tё dobёt dhe nuk pёrballojnё kёrkesat e sotme tё bujqёsisё moderne, e cila shoqёrohet me shumё navotorizma dhe teknologji tё komplikuara.

 Me studentёt  cilёsor qё pёrmendёm mё sipёr duhet rinovuar me agronomё tё rinj  pjesa mё e madhe e ekspertizёs nё shёrbimin kёshillimor public ,ose edhe ato qё do tё dёshironin tё shёrbenin nё shёrbimin kёshillimor privat.

Nё kёtё kuadёr shteti duhet tё pёrdorё pёr qellimet e politikave bujqёsore edhe rrjetin e shoqatave dhe institutive private dhe ato jo qeveritare. Ti mbёshtesё ato me fonde, sepse janё stafe tё kualifikuara , dhe kanё punuar prej vitesh me ekspertё tё huaj nё zbatim tё projekteve tё ndryshme.


 4. Farёrat dhe fidanat


Jo gjithmonё tregut i ofrohen farёra me cilёsi tё mira agronomike dhe teknologjike. Ka shumё kultivarё tё importuar, shija e tё cilave nuk pёlqehet nga konsumatorёt.

  Nuk i vihet rёndёsi tё blihen kultivarё  tolerant ose rezistent ndaj sёmundjeve, insekteve dhe nematodave. Duhet tё organizohen panel teste pёr shijen dhe vlerat e kultivarёve qё hidhen nё treg.

Nё koleksionet tona  ,ka shumё nga kultivarёt e mollёve dhe hardhive , tё perimeve ,tё cilёt janё rezistent ndaj sёmundjeve, por nuk ka politika qё tё nxisin pёrdorimin gjithnjё e mё shumё  kultivarё tё tilla.Kultivarё  rezistent ose tolerant ndaj sёmundjeve dhe dёmtuesёve kryesor,do tё kufizonin  dukshёm pёrdorimin e  PMB -ve (pesticideve) nё bujqёsi.

Sistemi i çertifikimit tё fidanave nё pemё frutore, ullishte dhe vreshta, nuk ёshtё i mirё organizuar.Kontrolli i fidanve tё mbjellё, ёshtё shumё i dobёt, dhe kjo sjellё pasoja ekonomike dhe mjedisore pёr sot dhe pёr mё vonё.


5. Menaxhimi i tokёs


Dёmin mё tё madh kato tre dekadat e fundit ja kemi shkaktuar tokёs bujqёsore dhe jasht saj.

Pёrveç dёmёve tё mёdha qё ska shkaktuar urbanizimi pa kritere, i pa llogoritshёm ёshtё dёmi i erozionit (grryerjes sё tokёs) ,nga mungesa e investimeve  tё cilat parandalojnё  gёrryerjen e tokёs.

Me qinda dhe me mijra hektarё janё dёmtuar fizikisht nga grryerja.Ky ёshtё cёnimi mё i madh i sigurisё kombёtare.Nuk kam parё deri mё sot ndonjё strategji tё bujqёsisё , e cila tё ketё parashikuar fonde tё pranueshme pёr parandalimin e grryerjes sё tokёs dhe mbrojtjen  fizike tё saj.

Shteti mendoj se duhet tё japё alarmin nё mobilizimin e çdo shqiptari pёr tё shpёtuar dёmtimin fizik tё tokёs.Ky alarm nuk po ndihet, ngonёse medja elektronike  dhe e shkruar, sytё tanё tё pёrditёshёm ka afruar argumenta me zё dhe figurё, se çfar po i sjellё erozioni  tokёs tonё bujqёsore.Instucionet shkencore duhet gjithashtu ti bёjnё njё” skanёr” mbetjeve kimike nё tokat tona, sidomos nё ato tё prodhimit intensiv, si  nё vreshta dhe mollёs dhe nё perimet nё serra.Nuk mendoj se jemi nё alarm pёr ndotjen e tokёs , por na duhet ta njohim gjendjen qё tё ndёrhymё nё kohё  me metoda shkencore pёr shёndoshjen e saj.


6. Pёrzgjedhja dhe mirёpёrdorimi i inputeve


Inputet , cilёsia e tyre dhe pёrdorimi profesional,  pёrcaktojnё nё njё farё mynyre vetё systemin e bujqёsisё qё zbatojmё.

Nё vendin tonё ёshtё bёrё kujdes pёr tё regjistruar plehra, PMB dhe farёra me cilёsi tё pranueshme.Mendoj se herёpashere listat e inputeve duhen riparё.Njё pjesё duhet tё dalin nga pёrdorimi, tё tjerё inpute miqёsore me mjedisn duhet tё regjistrohen.

Gabimet mё tё mёdha nё lidhje me inputet na vijnё nga pёrdorimi jo profesional i tyre.

Kjo vjen pёr disa arsye.

Sё pari niveli i profesional i fermerёve ёshtё i ulёt,ku  shumica janё  tё pa trajnuar.

 Sё dyti, Shёrbimi Kёshillimor  Shtetёror ,nuk i njeh nё detaje vlerat dhe antivlerat tё  secilit input qё  pёrdoret nё bujqёsi.

Sё treti ,shkallё e ulёt e mekanizimit tё shpёrndarjes sё plehrave, PMB-ve dhe farёrave.

 

 Si duhet gjykuar mbёshtetja e shtetit nё heqjen e tarifave doganore pёr inputet ?

 Ёshtё mirёpritur heqja e tarifave doganore ,pёr inputet, por ky vendim pёr mua  kёrkon disa korigjime.

Unё mendoj se duhet tё mbёshteten vetёm lista e inputeve miqёsore me mjedisin, dhe jo çdo llojё plehu dhe produkti pёr mbrojtjen e bimёve.

Kjo ka bёrё qё tregtarёt tё priren tё sjellin nё treg  edhe inpute me cilёsi tё ulёt, sepse i blenё mё lirё.Natyrisht shumica e inputeve janё brenda standarteve tё kohёs. Si mund tё ketё tё njёjtёn mbёshtetje finaciare si pёr insekticidin Rogor (Bi58 /Dimethoat) , me feromonet Eko-Trape qё pёrdoren tё dy pёr mbrojtjen e ullirit nga miza.?

Pra mendoj se  duhen mbёshtetur  finaciarisht nga shteti ,inputet , tё cilat lejohen tё pёrdoren nё bujqёsinё biologjike dhe nё bujqёsinё e integruar.Farёrat, po, mund tё lejohen tё mbёshteten edhe nga mekanizmat doganore.Po kёshtu edhe plehrat me cilёsi tё mira, dhe mekanika po se po, tё mbёshtet ,por jo inputet me cilёsi tё dobёta mjedisore dhe  me ndikime negative nё shёndetin e njerzёve dhe larminё  biologjike(biodiversitetin) nё pёrgjithёsi.

 

7. Standaded nё bujqёsi


 Bujqёsia jonё duhet tё orientohet vetёm drejtё bujqёsisё sё çertifikuar.

Kjo do tё thotё qё  tё jenё nё zbatim standartet e Global GAP, HASAP ( standarti higjenёs) standarded e familjes” ISO” dhe standarti mё i lartё , ai i bujqёsisё biologjike.

Nё vendin tonё tё gjithё kёto standartet njihen,sepse njё numёr  fermash dhe njesi pёrpunimi i kanё zbatuar kёto standard dhe janё certifikuar me to.

Duhet tё theksojmё se me standard tё tilla ёshtё e çertifikuar vetёm rreth 1% e bujqёsisё  shqiptare.Pra ndonёse Shqipёria  ende prodhon produkte bujqёsore cilёsore, por pjesa e certifikuar ёshtё shumё e vogёl.Standarted e certifikimit janё rregulla loje qё tё detyrojnё tё ecёsh nё rrugёn mё tё drejtё dhe afatgjatё. Standarded na çojnё , ose na detyrojnё tё pёrmirёsojmё tё gjithё zinxhirin qё nga njohuritё  e deri nё organizimin e fermave.Shteti ёshtё si FIFA, e cila pёrsos rregulloret e lojёs, dhe nuk i intereson se bёjnё apo nuk bёjnё stёrvitje ekipet sportive.

“Sistemi “VAR”,  e vendos shoqёrinё nё rrugё tё mbarё”.Kёto nё rastin e prodhimit bujqёsore dhe blegtoral , janё standarded. Ne po e shikojmё se edhe nё shoqёrinё tonё reformat mё tё vёshtira po na duken reformat nё drejtёsi, tё cilat nё fakt pasqyrojnё  standartin e shoqёrisё tonё.

Shkurt, na duhet tё pёrballemi edhe me pengesat qё na dalin pёr tё shmangur prodhimin pa standarte.A mundt tё jenё standardet krejt vullnetare?

 Mendoj ёshtё si nё rastin e vaksinimit kundra COVID 19, i cili nuk mund tё jetё fare vullnetarё,  sipas dёshirёs qytetarёve ,sepse pasojat e mosvaksinimit  i vuan  gjithё komuniteti.


8. Kooperimi bujqёsorё, njё rrugё qё rrit forcёn e bujqёsisё tonё


 Tashmё  dihet nga tё gjithё se kur bujqёsia shqiptare futet nё katёr kanatat e analozёs SWOT, nё pikat e dobёta pёrmendet gjitmonё madhёsia e fermёs nёn njё  madhёsi normale tё pranueshme.Ferma jonё ёshtё 3-5 herё mё e vogёl se mesatarja e fermave greke dhe italiane.Mesatarja e fermёs tonё ёshtё vetёm rreth 1.3 ha.

Lind nevoja tё diskutohet seriozisht se si mund tё nxitet kooperimi nё bujqёsi. Pa organizimin e prodhimit tё madh, do kemi vёshtirёsi.Bujqёsia jonё  me fermat e vogla ngjason si  kioskat, ndёrsa  supёrmarkatat janё me madhёsinё e pallateve.Kioska nuk maund dot me pallatet.


Cilat janё mekanizmat qё mund ti bёjё bashkё fermerёt ?


Janё disa lloje mekanizmash, por standarded e larta, janё mekanizma qё i detyron fermerёt tё bashkohen e tё prodhojnё produkte me standartin e kёrkuar .

Kur fermat janё nё bashkёsi kooperativiste, certifikimi, magazinimi, paketimi, transporti , kushtojnё  me lira. Edhe politika e çmimeve imponohet nga prodhimi i madh dhe jo nga prodhimi i vogёl. Ngritja e kooperativave tё produkteve pёr eksport, i detyron fermerёt qё tё unifikojnё kultivarёt, pёrdorimin e inputeve, tёrheqjen e shёrbimit kёshillimor, ofrimin e importuesёve tё mёdhej e tj.

 

 

9. Politika  e skematve tё  mbёshtetjes financiare  nga shteti ose projektet (subvencioneve ) duhet riparё.


Mendoj se duhet diskutuar mё gjёrё mbi politikat e mbёshtetjes financiare.

Duhet njё barazpeshё mes investimeve  pёr mbёshtetjen e fermave  tё vogla dhe investimeve pёr njesitё e mёdha prodhuese dhe pёrpunuese.

 

Sa shumё ёshtё investuar pёr fabrikat e vajit, por sa pak pёr prodhuesit e ullirit.Ёshtё investuar shumё pёr baxhot dhe thartoret, por sa pak pёr tё mbёshtetur  rritёsit e kafshёve bujqёsore si pёr gjedhin dhe tё imtat.

Lista e objekteve qё subvencionohen duhet tё diversifikuar si mё poshtёPsh.

·      Tё mbёshtet metodat miqёsore  nё mbrojtjen e bimёve ,siç janё pёrdorimi i feromoneve çorientuese kundra insekteve, tё cilёt  kufizojnё  pёrdorimin e insekticideve konvencionalё  deri nё 50 % dhe nё disa dёmtues deri  90 %.

·      Pёrfshirja nё subvencione e farёrave dhe fidanave resistent ndaj sёmundjeve, 

·      Subvencionimi i pёr nxitjen e plehёrimit tё gjelbёr ( farё bathe e bimё tё tjera bishtajore plehёruese )

·      Subvencione pёr pёrpunimin e plehut organik.

·      Duhet tё nxiten privatёt tё ngrenё fabrika tё pёrpunimit tё lёndёve organike e cila mund tё mblidhet kudo dhe tё prodhon plehra tё ambalazhuara dhe tё standartizuara siç ёshtё torfa.

·      Tё subvencionohet aparaturat elektronike pёr prognozё - sinjalizimin e sёmundjeve dhe dёmtuesёve (stacione moti dhe programe  kompjuterike prognozimi)

·      Tё subvencionohet pёrdorimi nё bujqёsi i energjisё sё rinovueshme  si  ajo diellore , e erёs dhe biogazet nga pёrdorimi i biomaёs sё riciklueshme etj .

·      Tё subvencionohen pjesёrisht stafet e shёrbimit kёshillimor privat ose stafe private pёr fusha tё ndryshme ekspertize.Partneriteti PPP, nuk duhet zbatohet vetёm me investorёt e mёdhej, por edhe me njesi private shumё mё tё vogla, por qё janё shumё frutёdhёnёse.

·      Subvencionimi i pemёs sё fikut dhe e ndonjё bimё tjetёr, 

·      Subvencionimi mё thelbёsor i bletarisё, e cila nuk prodhon vetёm mjaltё, por mё shumё jep prodhim bujqёsor.

·      Subvencionimi i prodhimit tё farёrave tё vendit dhe dyqanet qё shesin produkte nga kultivarёt dhe racat vendase.


10. Tё mos harrojmё  mekanizimin e vogёl.


Ndonёse bujqёsia jonё ёshtё bujqёsi me ferma tё vogla, mekanizimi me mekanizma tё vogla ёshtё i varfёr.

Mekanizma tё tilla ka nё treg pёr punimin e tokёs, pёr kultivimet, pёr krasitjet, pёr vjeljet,trajtimet kimike, plehёrimin kimik. Ky mekanizim i vogёl, tё paktёn rrit volumin e punёs  dhjetё herё ,krahasuar me punimet bujqёsore qё kryhen me krahё.


11. Medja e shkruar dhe ajo elektronike bujqёsore


Medja elektronike, private dhe publike, vёrtetё  e ka zgjeruar mbёshtetjen e bujqёsisё dhe  zonave fshatare, por ende nuk ka programe tё integruara nё funksion tё politikave kombёtare shqiptare .

Medja elektronike mund  tё shtojё programet, mund tё zbatojё teknikat e reja siç janё DVD-tё  e CD-tё profesionale, filmat bujqёsorё etj.Kёto teknika janё mjete shumё efektive pёr shpёrndarjen e metodave inovative dhe pёrvojёn pozitive.

Ёshtё e pa konceptueshme se si njё vend bujqёsor nuk ka njё revistё kombёtare pёr bujqёsinё. Kjo revistё ka filluar botimin nga viti 1924 deri nё vitin 2006.Qё nga ai vit , revista Bujqёsia Shqiptare nuk bohohet mё.

Mjetet elektronike, rrjetet sociale,nuk mund ta zёvendёsojnё kurrё shtypin e shkruar bujqёsor.Ndoshta ka ardhё koha qё tё ringrihet Qendra  e Informacionit Bujqёsor ,me sektorёt e revistёs, librave, fletёpalosjeve, filmave  dhe DVD-ve profesionale etj. Tё gjitha institucionet furnizojnё kёtё qendёr me materiale profesionale.Edhe vendet mё tё zhvilluara , jo bujqёsore kёshtu e kanё tё organizuar informacionin bujqёsor.Njё model i mirё pёr kёtё ёshtё Gjermania.

 

12. Organizimi i kuvendeve bujqёsore ( konferenca, sympoziume, analiza vjetore e deri kongrese)

Dy veprimatri tё mёdha  kombёtare mbahen mend  nga koha e moshёs time

Nё vitin 1972 u organizua Kongresi pёr Drejtёshkrimin e Gjuhёs Shqipe, dhe nё vitin 1975 kur u organizua Konferenca Kombёtare e Shkencave Bujqёsore.Punimet e kёsaj konference u botuan nё njё libёr prej 808 faqesh.

Sot  kushtet pёr organizime tё tilla janё  shumё mё mirё se mё parё 

Psh, mund tё fillohet me konferencat shkencore  “ULLIRI, 2021” ose “MOLLA, 2021” ose “EKSPORTI PERIMEVE 2021”

Nё veprimtari tё tilla  pёrfshihen tё gjitha institucionet, qё nga ato shkencore e deri te prodhuesit privat.Nё kёto veprimtari njё bimё e veçantё trajtohet nё thellёsi qё nga prodhimi e deri tek pёrpunimi e marketingu.Duke u zhvilluar me njё kalendar tё shpallur, kёto veprimtari krijojnё traditё, krijojnё memorje, krijojnё pёrvojё e cila pёrmirёsohet vazhdimisht.

13. Çdo familje, çdo shkollё, çdo institucion, duhet tё jetё pjesё e gjelbёrimit tё Shqipёrisё.

Ka ardhur koha qё edhe qytetarёt tё zhvillojnё mikrobujqёsinё urbane , ose bujqёsinё e baçeve, shkollat tё mbjellin, perime, lule, bimё dekurative, natyrisht nё sipёrfaqe tё vogla.Shumё familje nё fshat e lёnё tokёn pa punuar.

Nё kёto kushte shteti duhet tё jetё i shqetёsuar, pse mbёtёn kaq shumё njerёz jasht gjelbёrimit tё Shqipёrisё.Ka mekanizma ekonomike pёr nxjelljen e mijёra njerёzё nga kafet te fushat dhe baçet e prodhimit bujqёsor.

Puna me tokёn dhe bimёt, ka edhe rolin e vet edukativ, largon njerёzit nga punёt e dobta, i harxhon energjitё nё punё efektive dhe jo nё repartet me veglat e dobёsimit.Sot nё Europё ёshtё njё lёvizje  e madhe  nё zgjerim pёr afrimin e njerzёve sa mё pranё tokёs.Ju lutem futuni nё internet me kёtё adresё tё thjeshtё  www.urban agriculture) dhe do tё  gjeni punё tё mrekullushme qё bёhet nё bujqёsinё e dobёt.Rekomandoni edhe tё tjerёve kёtё adresё, sidomos fёmijёve , nipёrve dhe mbesave tona.

Unё mendoj se kёto  argumenta dhe shumё tё tjera qё nuk arrita dot ti pёrshkruaj, kontrobojnё nё forcimin e bujqёsisё tonё, nё vendosjen e saj mbi shinat e ekonomisё dhe ekologjisё, por nga anat tjetёr  e bёjnё  bujqёsinё tonё  gjithnjё e mё tё pa  pavarur.

Unё desha tё trjatoj kёtё temё me kёndvёshtrimin qё  tё shtojmё prodhimin e vendit pёr tё rritur  njokohёsisht e pavarsinё mё tё gjёrё tё Shqipёrisё.

 

Fundi pjeses se Dyte.