(Rajoni i Shqipërisë Jugore)
nga Lavdi Hasani
Departamenti i Biologjise, Universiteti “Eqrem Çabej”
Gjirokastër, Albania
Abstract:
In many studies where fungal diseases are treated, a wide range of herbal or animal parasites are observed. But from a particular group of pests belonging to the Hexapoda class Coccoin Order (so-called "turtles"), only the specific pest of this plant is Certified, which is Ceroplastes rusci L.
In the study, it is noted that while this specific pest is permeable to the fig tree, this plant can be contaminated simultaneously with many other species of this group. The study was conducted in the region of southern Albania by taking the territory of six districts of this region, such as Vlora, Saranda, Delvina, Gjirokastra, Tepelena and Përmet. The fig tree in our country is very widespread and with special economic and nutritional value to and on this basis the work in question also takes practical application values, especially in the fruit and vegetable sector.
Keywords: Fik[Ficus carica L], parasites, contamination, pests, varieties, spreads
Abstrakt:
Në shumë studime ku trajtohen sëmundjet e fikut rroket një gam e gjerë e parazitozave bimore apo shtazore të tij. Por nga një grup i veçantë dëmtuesish, që i takojnë N/Rendit të Coccoineve të klasës Hexapoda (të ashtuquajturit “breshkëzat”), preket dhe trajtohet kryesish vetëm dëmtuesi specifik i kësaj bime që është Ceroplastes rusci L.
Në studimin në fjalë vihet në dukje se ndërsa ky dëmtues specifik është i kudogjendshëm në bimën e fikut, kjo bimë mund të kontaminohet njëherazi edhe nga shumë lloje të tjera të këtij grupi. Studimi në fjalë është kryer në rajonin e Shqipërisë Jugore duke rrokur teritorin e 6 rretheve të këtij rajoni si Vlorën, Sarandën, Delvinën, Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin. Bima e fikut në vendin tonë është shumë e përhapur dhe me vlera të veçanta ekonomiko-ushqimore ndaj dhe mbi këtë bazë edhe punimi në fjalë merr vlera praktike aplikimi, sidomos në sektorin e frutikulturës.
Fjalët-çelës:Fik[Ficus carica L], parazitë, kontaminim, dëmtues, llojshmëri, përhapje.
1. Hyrje:
Fiku është një drufrutor me shumë rëndësi ekonomike e me shumë vlera ushqyese e shëndetësore. Fiku për një kohë të gjatë ka qenë simbol i kulturës lindore. Studimet e një grupi shkencëtarësh izraelitë të Universitetit Barllan, konkludojnë se nga dëshmitë arkeologjike të gjetura në 6 vende të Lindjes Mesme (Izrael, Palestinë, Irak, Jordani, Egjypt, etj.), fiku ka qenë i kultivuar nga njerëzit 10 – 11,4 mijë vjet më parë,.[8] Këtu mendohet se është dhe vend origjina e tij. Fiqtë e butë origjinën e kanë nga fiku i egër që për njerëzimin ende është mister se kur dhe si u krijuan. Sipas Eisen (1901), të gjitha bimët subtropikale të kultuvuara si: fiqtë, agrumet, fistiqet, bajamja, arra, pjeshka, ulliri, kumbulla etj. kanë ardhur nga Azia Perëndimore ose Azia e Vogël, por vend origjina e tyre është gjetkë. Në luginën e Mesopotamisë midis lumit Tigër dhe Eufrat, 10 mijë vjet më parë ishin ndërtuar kopshte të shumtë origjinale agronomikë me këto bimë drufrutore dhe drithra.
Ne brigje e mesdheut, sipas shumicës se studjuesave, ka ardhur rreth 4 mijë vjet më pare (A.P. de Candolle, 1778-1841). Thuhet se fillimisht ka depertuar në ishulli grek të Kretës i sjellë nga Fenikasit e lashtë 1600 vjet p.e.r. Fenikasit fikun dëshironin që ta mbillnin e ta përhapin më tepër nëpër kolonitë e tyre (R. Loohuizen 2010)[9]
Dobitë e fikut janë të njohura që në lashtësi. Gjatë kësaj periudhe është shquar si një bimë medicinale dhe dietike.Frutat e fikut janë më të pasura se buka në karbohidrate dhe yndyrna. Sipas studimevebashkëkohore një dietë me fiq ndihmon në: rregullimin e presjonit të gjakut, kapsllëkun, mbi peshën, parandalon sëmundjet e zemrës, dhimbjet e fytit, përmireson jetën seksuale, antidiabetike, parandalon kancerin tek gratë, etj. Kujdes! Një përdorim i tepëruar mund të shkaktojë probleme tek njerezit që kanë infeksione në veshkat ose në fishkëzën urinare duke shkakëtuar diarre.
Përfaqësuesit e këtij grupi parazitësh karakterizohen nga prezenca e një aparati gojor nofullor të fuqishëm të tipit çpues - thithës.
2. Materiali dhe metodat:
Ky punim është realizuar mbi bazën e një kërkimi lidhur me grupin e insekteve në fjalë në Rajonin Jugor të Shqipërisë. Për këtë janë realizuar në teren një sërë ekspeditash për një periudhë (me ndërprerje) mbi 5 vjeçare. Materiali është grumbulluar periodikisht në çdo pikë kontrolli në çdo stinë dhe për çdo vit. Materiali i grumbulluar në teren nga organet e ndryshme bimore ruhej në epruveta me alkool dhe me etiketimin përkatës. Për format mikroskopike, materiali para se t’i nënështrohej determinimit përpunohej në laborator deri në realizimin e një mikropreparati të përhershëm sipas metodikës së dhënë nga [5] Borol et de Long , 1989,[6,10,12]Borhksenius, N.S. 1950. [22] Kosta, C; Benassy (1981) Më andej bëhej determinimi i specieve sipas çelsave të dhënë nga [7] Borhksenius, N.S. 1964, [9] Borhksenius, N.S. 1949, [11] Borhksenius, N.S. 1937, [14] Borhksenius, N.S. 1973, [25] Rrubcov, I. A.1954, [26] … (1964),[27]…. (1948), etj.
3. Rezultate dhe Diskutime:
Nisur nga ndërtimi i aparatit gojor që ata kanë, dëmtimi i bimës nga prezenca e tyre konsiston:
1. Ata thithin limfën bimore duke dobësuar bimën
2. Deformojnë gjethet dhe bisqet e bimës duke çuar deri në këputjen e tyre dhe duke dëmtuar dhe ulur kështu edhe rendimentin e procesit të fotosintezës.
3. Gjatë thithjes së limfës ata bëjnë të mundur edhe transmetimin në bimë të sëmundjeve të ndryshme virusale.
4. Duke qënë se ato prodhojnë atë që quhet “vesë mjalti” atëherë ata bëhen edhe shkaktarë të zhvillimit mbi trupin e bimëve të shumë sëmundjeve kërpudhore. Po ashtu për të njëjtin shkak nëpërmjet kësaj “vese mjalti” ato tërheqin drejt bimës dhe bëjnë të mundur edhe mbivendosjen në to të një sërë lloje Aphidësh po parazitë të tyre. Kështu një bimë e kontaminuar prej këtyre insekteve rrezikohet nga tri grupe gjallesash patogjene njëherazi.
5. Mbi këtë bazë bima vjen e dobësohet, cilësia dhe sasia e produktit të saj bie deri sa bima degradon në tharje dhe zhdukje të plotë.
Megjithatë edhe shkalla e dëmshmërisë nuk është e njëjtë për të gjitha llojet. Ka që janë dëmprurës të fuqishëm të drejtpërdrejtë, dëmprurës të zakonshëm si dhe forma me parazitizëm më të lëhtë (dëmprurës të indirektë). [4] - Beth (Dr.) Grafton - Cardwell (2003),[13,15] Borhksenius, N. S. (1957),[16] Çiça, A. (1963), [17] Çeloaliaj, Q. (1987), [18] Gaxho, S. (1965), [19] Gaxho, S. (1960), [20] GustavusA. Eisen Washington,etj.
Dëmtuesit përfaqësues të N/Rendit Coccoinea të takuar në bimën e fikut janë: [Fig.nr.1]
1. *Pseudococcus citri Riso.(k.)[j]
2. *Pseudococcus rectus Borchs.(k.)[dh]
3. *Pseudococcus expressus Borchs.(k.)[dh]
4. Pulvinaria betulae L.(k.)[g, k, q, dh]
5. Pulvinaria vitis L.(k.)[q,t]
6. Neopulvinaria emeretina Hadz.(k.)[sh,dh]
7. *Ceroplastes rusci L.(k.gj.)[g,sh,p,j,m,dh,
ms, n]
8. *Ceroplastes sinensis D.Guer.(k.)[m,j,p]
9. *Lepidosaphes ficus Sign.(k.)[ms,sh]
10.*Epidiaspis leperii Sign.(k.)[g]
11.*Cryptaspidiotus mediterraneus Indgr.(k.)[j]
12.*Diaspidiotus ostreaeformis Curt.(k.)[m]
13.*Diaspidiotus perniciosus (ulmi) Comst.(k.) [sh]
Vend-takimet e këtij drufrutori të kontaminuar, siç paraqiten edhe në hartën nr. 2., janë:
- Radhimë V. -“A.Vogël” T. -“K.Baba” V. - Memaliaj T. - Çukë S. - Mursi S.- Delvinë D.- Pandelejmon S.- Sevaster V.- Pandelejmon S. - Sevaster V. - Përmet P. - Himarë V. - Shëndre S. - Sarandë S.
Lartësia mbi nivelin e detit e bimëve të konstatuara me infeksion varion nga 12 - 750 m/mnd.
Në shënimin e mëposhtëm jepen spjegime lidhur me shkurtimet e përdorura në këtë material.
VO: A – Organi bimor ku është takuar dëmtuesi (x)
- (k.) = kërcell; - (gj). = gjethe; - (f.) = frut
B – Rajonet e eksploruara
- V. = Vlorë ; - GJ. = Gjirokastër; - T. = Tepelenë; - S. = Sarandë; - P. = Përmet; - D. = Delvinë
C - Muajët e vitit [x]
- j, - sh, - ms, - p, - m, - q, - k, - g, - sht, - t, - n, - dh.
D - Dëmshmëria
- ( Emri) = Specie jo dëmtuese e drejtpërdrejt.
- (*Emri) = Specie dëmtuese e drejtpërdrejt.
- (**Emri) = Specie e fuqishme, dëmtuese e drejtpërdrejt.
2. Parazitët takohen mbi këtë bimë edhe kur ajo ndodhet në lartësi të mëdha mbi nivelin e detit (nga 12 - 750 metra); pra të takuara si në zonën klimatike bregdetare edhe në ato të takuara në zonën klimatike kontinentale. Por po të shohim hartën nr. 3, Brenda vet grupit bie në sy që valenca ekologjike e përhapjes së tyre nuk ështe e njëllojtë. Kështu shohim se llojet Diaspidiotus ostreaeformis Curt.; Cryptaspidiotus mediterraneus Indgr. dhe Pseudococcus citri Risso.,takohen vetëm në zonat klimatike bregdetare, kurse llojet Pseudococcus rectus Borchs.; Pulvinaria betulae L.; Pulvinaria vitis L.; Pseudococcus expressus Borchs.; Neopulvinaria emeretina Hadz.; Epidiaspis leperii Sign. dhe Diaspidiotus perniciosus (ulmi) Comst.,janë takuar vetem në zonat me klimë kontinentale. Pak lloje si Ceroplastes sinensis D.Guer.; Lepidosaphes ficus Sign. dhe Ceroplastes rusci L. janë takuar si në zonat klimatike bregdetare dhe në ato klimatike kontinentale.
3. Përsa i përket lartësisë mbi nivelin e detit shohim si me valencë më të gjerë llojet: Ceroplastes sinensis D.Guer.; Ceroplastes rusci L. dhe Lepidosaphes ficus Sign (nga 12 - 500 m/mb nv.det) dhe me valencë më të ngushtë llojet Diaspidiotus ostreaeformis Curt.; Cryptaspidiotus mediterraneus Indgr. dhe Pseudococcus citri Risso. në zona të ulta bregdetare (nga 12 - 40 m/mbnv detit), apo Pulvinaria betulae L.; Pulvinaria vitis L.; Neopulvinaria emeretina Hadz.; Pseudococcus rectus Borchs.; Epidiaspis leperii Sign. dhe Pseudococcus expressus Borchs në zona të larta kontinentale (600 - 750 m/mbnv detit).
4. Siç shihet edhe nga grafiku nr. 3 numrin më të madh të llojeve e kemi takuar në
muajin Dhjetor të vitit (me 5 lloje) të ndjekur nga muajët Janar dhe Shkurt (me nga 4 lloje) gjë që përkon më së miri me periudhën e gjendjes statike të dimërimit të tyre .Dy kulme të tjera arrihen në muajët Maji dhe Gusht (me nga 3 lloje) gjë që tregon dy periudhat e pikut të zhvillimit të dy breznive të tyre vjetore. Mostakimi i tyre në muajin Shtator është një rastësi. kurse në grafikun nr. 4 bie në sy se Ceroplastes rusci L. është specia më e zakonshme ( që takohet më shpesh). më andej vjen Pulvinaria betulae L.Mbi këtë bazë gjykojmë se pëlqyeshmëria e këtyre specieve për limfën e kësaj bime është më e lartë.
detreminimit të tyre në laborator
5. Rekomandime:
1. Për mbrojtjen e fikut nga ky dëmtues apo dhe të tjerë të grupit të Coccideve bëhen këto trajtime:
- Breshkëzat e fikut (si Ceroplastes rusci L.,etj.) janë dëmtues shumë të përhapur në
vendin tonë, me dëme direkte dhe ndirekte.
- Japin kryesisht dy brezni në vit (Qershor - 10 ditori dytë i Gushtit dhe 10 ditori dytë i Gushtit -
deri në rrezimin e gjetheve).
- Në moshat e reja parazitët dëmtojnë pjesën e sipërme të gjethes, kurse me të avancuara
në këtë moshë ata paraqiten në dëmtimin e lastarëve të rinjë, etj.
- Parazitët fiksohen në degëza për të kaluar dimrin.
Masat e luftimit janë dy grupesh.
A - Agroteknike:
uKrasitje degësh të infektuara (fillimi i Korrikut)
uShkatërrimi i të gjitha pjesëve të dëmtuara ( me djegie ose groposje).
B - Trajtimet kimike me:
uVaj mineral të bardhë 2 % nga koha e shpërthimit të sythave deri në zhvillimin e tyre.
uDiazinon 80-100 gr/100 litra ujë
uInsegar (Fenoxicarb) 30-50 gr/100 litra ujë
uTrajtim dimëror 2% lëng bordolez.
2. Shihet që pavarësisht se një bimë mund të ketë pëlqyeshmëri nga një apo disa lloje parazitësh të një grupi të ulët taksonomik përsëri ajo mund të kontaminohet nga të gjithë përfaqësuesit e asaj njësie taksonomike prandaj lufta në këtë drejtim duhet të jetë frontale.
6. Referenca:
[1] ARHANGELSKAJA, A. D. (1974) - Koksidi arjednjej Azii Tashkjent. Moskva (Leningrad).
[2] BALASHOVSKI, A. et MESNIL, L.(1935;1936) - Les insektes. Nusibles auks kultivees Tom. I,II. Paris (Francë).
[3] BAÇI, M.(1954) - Dëmtuesit kryesor të kulturave të arave e atyre frutorë. Tiranë.
[4] BETH (Dr.) GRAFTON - CARDWELL (2003) - Stages of cottony cushion scale (Icerya purchase) and its natural enemy the vedalia beetle (Rodolia cardinalis).
[5] BOROL et DE LONG (1950 ) - Instruction to the study of insects. Londër. Angli.
[6] BORROR AND DELONG'S(2017) - Introduction to the study of insects (7th ed.). Australia: Thomson, Brooks/Cole. ISBN 9780030968358. http://www.biology-online. 3 Aptil
[7] BORHKSENIUS, N. S.(1950)- Sbor i izuçienije çjervjeçov i shçitovok, Moscva.
[8] BORHKSENIUS, N. S. (1964) - Oprjedjelitjel nasjekomih evropjejskoi çasti SSSR. Tom I. Moskva.
[9] BORHKSENIUS, N. S. (1949) - Fauna SSSR. Nasjekomij e hobotni. Tom VII Pogotr. çjervjeçij i shçitovki (koksoidea) sjemjejstvo muçnistije çjervjeçi (Pseudokoksidae). Moskva.
[10] BORHKSENIUS, N. S. (1949)- Oprjedjelitjel çervjeçi i shçitovki (koksoidea), Armenii, Erjevan.
[11] BORHKSENIUS, N. S. (1950)- Çervjeçij i shçitovki SSSR (Koksoidea Opredjelitjeli po faunje SSSR, izdavajemije. Zoologiçjeskim institutom Akadjemii Nauk SSSR Nr.32.1), Moscva.
[12] BORHKSENIUS, N. S. (1937) - Oprjedjelitjel koksid (koksidae) vrjedjashçik kulturnim rastjenijam i ljesu.II. Moskva.
[13] BORHKSENIUS, N. S. (1950)- Çjervjeçi i shçitovki SSSR (koksoidea), Moscva.
[14] BORHKSENIUS, N. S. (1957) - Fauna SSSR. Nasjekomije hobotni. Tom IX Pogotr. çjervjeçi i shçitovki (koksoidea) sjemjestvo podushjeçnshçi i llozhnoshçitovki (koksidae). Moskva.
[15] BORHKSENIUS, N. S. (1973)- Praktiçjeskij oprjedjelitjel koksid (Coccoidea) kulturnih rastjenij i ljesnih porod SSSR. Leningrad.
[16] BORHKSENIUS, N. S. (1966) - Katalog shçitovok (Diaspidoidea). Mirovoj fauni. Izdastjelstvo “Nauka”. Moskva. Ljeningrad.
[17] ÇIÇI,A. (1958) - “Kultura e Fikut në Shqipëri”, Tiranë.
[18] ÇELOALIAJ, Q.(1987) - Speciet e breshkëzave të përhapura në agrume në zonën e Vlorës e Sarandës. Instituti i agrumeve dhe ullirit . Vlorë.
[19] GAXHO, S.(1965) - Kontribut në studimin e breshkëzës së kuqe të agrumeve. (Chrysomphalus dictyospermi Morg.) dhe mbi disa prova të luftimit të saj. BUSHT. Seria e Shkencave Natyrore Nr.3. Tiranë.
………………(1960) - Vëzhgime mbi breshkëzën e fikut (Ceroplastes rusci L.). BUSHT. Seria e Shkencave Natyrore 3.
[20] GUSTAVUSA. EISEN WASHINGTON(1901) - The fig: its history, culture, and curing”
[21] HASANI N. L.(1997) - Koksidet.Tiranë.
[22] HASANI N. L.(1999) - Përcaktues insektesh. Çelës-Atlas. Tiranë.
[23] KAFAZI, N.(1966) - Kultivimi i agrumeve. Tiranë.
KALTANI, T.; STANI, A. (1973) - Sëmundjet dhe dëmtuesit e ullirit, agrumeve, fiqve, kajsisë dhe nespullës. Tiranë.
[24] KAPIDANI, A.; PRIFTI, M.; JAÇO, N. (1982) - Entomologjia bujqësore. (Pjesa e përgjithshme, dëmtuesit e bimëve). Tiranë.
[25] KOSTA, C; BENASSY(1981) - Radha e punës për përgatitjen e mikropreparateve entomologjike. Londër. Angli.
[26] MURRA, XH.(1981) - Dëmtuesit kryesorë të kulturave. Tiranë.
[27] MINIHSTERSTVO SJELLSKOVO HORJAJSTVA SOJUZA SSR, OTDJELL PO KARANTINI SJELSKOHOZJAJSTBJENNIH RASTJENIJ, ÇENTRALNAJA LLABORATORIJA PO KARANTINI SJELSKOHOZJAJSTBJENNIH RASTJENIJ(1948) - Illjustrirovanij spravoçnik po vreditjeljam i boljeznjam vnjeshn jevo karatina. SSSR Moskva.
[29] NISHANI, T.(1980) - Sëmundjet e luleve. Tiranë.
[30] QAFA, E. (1957) - Eksperienca jonë në luftimin e dëmtuesëve kryesorë dhe mbrojtja e fiqve. Tiranë.
[31] RUBCOV, I. A.(1954) - Vrjeditjeli citrusovih i ih jestjestvjenije vragi. Moskva.
[32] ………………... (1964) - Oprjedjelitjel nasjekomih evropjejskoj çasti SSSR V pjati tomah I. Nizshije, drjevnjekrilije, s njepolnim prjevrashçjenijem. Moskva. Ljeningrad.
[33]………………….(1948) - Oprjedjelitjel nsjekomih evropjejskoj çasti SSSR. Moskva.
[34] R. LOOHUIZEN(2010) - “The realm of fig and quince from mesopotamia to the maghreb”
[35] SEVO R.(2017) - Semundjet dhe demtuesit kryesor të fikut dhe masat e luftimit. Berat.