Rrushkulli

Për Librin: "UDHËTIM NË SHPIRTIN LUNXHIOT"

MBROJTJE BIMESH nga Prof. Ass. Enver Isufi

TREGIME - NOVELA - RRËFENJA

Friday, 18 March 2016

KOÇO SOTIRI, NJË RILINDAS I HARRUAR

     
       
Koço Sotiri
1840-1909
Koço Sotirin e gjejmë herë me emrin “Koto”, herë me emrin “Kostandin” e here me emrin “Koço Shqiptari“, emër te cilin ja kishin vendosur shokët e tij rilindas për përkushtimin ndaj çështjes kombëtare dhe veprimtarisë së tij të dëndur patriotike. Eshtë vëllai i madh i Pandeli Sotirit, drejtorit të Shkollës së Parë Shqipe që u hap në Korçë në 7 Mars 1887. Hapja e kësaj shkolle ishte një ngjarje dhe fitore e madhe për gjithë lëvizjen patriotike kombëtare shqiptare, sepse kjo ishte një shkollë legale. Deri atëherë mësimi në gjuhën shqip bëhej fshehurazi sepse pushtuesit osmanë e kishin ndaluar. Poeti ynë i madh i Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri për këtë ngjarje do të shkruante:
“Lumja ti, moj Korç’o lule,
Q’i le pas shoqet’ e tua!
Si trimi në ball’u sule.
Ta paçim për jetë hua! …”
       Në themel të kësaj arritje është dhe puna e përpjekjet e dy vëllezërve Sotiri. Për Pandeli Sotirin, është folur, ndoshta jo aq sa duhej, ndërsa për vëllain e tij Koto Sotiri, është folur pak ose është harruar fare. Veprimtaria atdhetare e vëllezërve Sotiri, nuk mund të ndahet nga njeri tjetri. Ata i vunë shpatullat ose mbështetën vellai vellain në idealet e tyre iluministe për Kombin Shqiptar, jo vetëm me penë, me mendjet e ndritura të tyre, por dhe me pushkë kur ishte e nevojëshme, ashtu si vellezrit “Frashëri”, “Topulli” e shumë rilindas të tjerë të shquar.
Koto Sotiri lindi me 1840 ne fshatin Selckë, Gjirokastër. Të dy vëllezërit ngelën jetimë në moshën fëminore, pasi babai i tyre thuhet se u vra në një përpjekje me armë me feudalët vendas. Në këto kushte, xhaxhai i tyre i cili banonte në Vienë, Austri, i mori të kujdesj për ta, madje dhe i shkolloi. Kotua përfundoi shkollën e lartë për jurist ndësa Pandeliu për mjekësi. Pas diplomimit punuan në për nje kohë të gjatë në administratën austro-hungareze.
Në shume shkrime dhe enciklopedi, thuhet se Pandeli Sotiri ishte nxënesi i Koto Hoxhit. Kjo s’ka mundesi sepse Shkolla Normale e Qestoratit, u hap në vitin 1873, kohë kur vëllezërit Sotiri patën përfunduar shkollën e lartë e kishin dalë në punë. Të shkruarit shqip, vëllezerit Sotiri e mësuan në shkollen fillore 5-vjeçare të fshatit të tyre, sepse që në atë kohe e vazhdim në këtë shkolle mësohej fshehurazi edhe gjuha shqipe.
       Ishin vitet kur çdo patriot shqiptar duhej të kontribonte për vendin e tij, prandaj rreth viteve 1870,dy vëllezrit lanë Vienën dhe shkuan në Stamboll për një misjon patriotik e atdhetar. Të vetdijshem ndaj rreziqeve, ata me veprimtarinë e tyre sfiduan osmanët dhe veprimtarinë e ethëshme shovene te fqinjeve tanë. Dy vëllezerit Sotiri, ishin ndër të parët nismëtarë të themelimit të “Shoqërisé së të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, ndër 27 anetarët që themeluan në Stamboll ne vitin 1879 kete shoqëri. Ata dhane dhe kontributin e tyre në formatimin e Alfabetit të    Stabollit. Gjithashtu thuhet se ishin anëtarë aktivë të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.
       Pas njé veprimtarie të dëndur patriotike së bashku me Jani Vreton, në organizimin e shoqërive patriotike Bukuresht-Stamboll- Egjypt, siguruan të ardhurat edhe nga shqiptaret e Vienes për të blerë shtypshkronjën e Bukureshtit, ku natyrisht vëllezërit Sotiri ishin ndër kryesorët. Në këtë shtypshkronjë u botuan me alfabetin e Stambollit, tekstet e para shkollore. Ndërkohë Pandeliu së bashku me Petro Pogén, në vitin 1884 me leje të Portës së Lartë, botuan e revistën “Drita” me pas “Dituria” e cila kontriboi në zgjimin e ndergjegjes kombëtare.
Në këto kushte, për vellezrit Sotiri kish ardhur koha për sigurimin e një leje nga Porta e Lartë për hapjen e mësonjtoreve shqipe. Një abetare iu dërgua Sulltan Abdyl-Hamitit, i cili shprehu dashuri ndaj gjuhës shqipe, por më pas siç thuhet, ai ndryshoi mendim. Sidoqoftë Pandeliu siguroi dy leje, një në emrin e tij dhe një për vellanë, Koto Sotirin.
       Në vitin 1887, dy vëllezerit Sotiri me 150 abetare, çuditërisht të fshehura nga doganat, u nisën drej Korçës me misionin për të hapur “Mësonjtoren e Parë Shqipe” te mbështetur nga shumë patriote të tjerë. Të gjithë ishin të armatosur. Kotua me Risto Vodicën, siguronin mbarvajtjen në Mësonjtore me drejtor Pandeliun. Kotua përveçse ishte mësonjës, se bashku me shoket e tij, bënin propagandë në familjet korçare që fëmijtë e tyre të frekuentonin shkollën shqipe. Si rjedhojë, shumë femijë braktisën shkollat turke, greke e rumune dhe iu bashkuan shkollës shqiptare.
       Kur punët në mësonjtoren e Korçës menduan se i vunë në vijë, kish ardhur koha që dhe Kotua té hapte mësonjtoren e tij, në bazë të lejes që kishin marrë nga Sulltani. Kështu një jave me pas ai hapi “Mësonjtoren e Pare Shqipe” ne Pogradec. Që nga kjo kohë vëllezrit u ndanë. Pandeliu më pas siç dihet u izolua në Stamboll ku gjeti fundin tragjik te tij, ndërsa Kotua vazhdoi me këmbngulje misionin e tij per hapjen e Mësonjtoreve Shqipe. Duke sfrytezuar lejet e dhene nga Porta e Lartë, ai u aktivizua në hapjen e shume shkollave të tjera shqipe në Pogradec e Korçë por edhe në Maqedoni. Duke levizur nëper këto vise, krahas hapjes së shkollave, shpërndante dhe literaturë shqip, literature fetare si dhe ungjillin shqip të Kristoforidhit, të mallkuar nga propaganda shoviniste në atë kohë.
       Sipas Prof. Dr Musa Krajës, për kete veprimtari atdhetare, Koto Sotiri u denua nga Porta e Larte me pesë vjet burg dhe e derguan në burgun e Manastirit. Pas daljes nga burgu, Kotos i kish ardhur jo vetem pleqeria por dhe varferia. Ai vdiq ne mjerim ne vitin 1909, në spitalin e të vaefërve të këtij qyteti, ku duhet të jetë dhe varri i tij. Shtypi i kohës si “Drita” e Manastirit, “Drita” e Sofjes, etj. shkruan shumë në atë kohë per vdekjen e këtij martiri të gjuhës shqipe. Ato kanë pasqyruar punën e palodhur të këtij memdhetari të ndershëm. Gazeta “Korça”(1909) për sakrificat dhe persekutimet e Koto Sotirit për vellezrit inisjatorë për hapjen e Mesonjtoreve Shqipe do té shkruante: “Historia do t’i përmendi me shkronja të arta”. ( M. Kraja “Bij të Lunxhërisë për Arsimin Shqiptar”, Tiranë 2002)
Shkolla e pare shqipe ne Pogradec(Pikture nga A. Kostandini)
       Sado vite të kalojnë, sado me pluhur të mbulohet veprimtaria e vëllezerve “Sotiri”, ajo shkëlqen si një diamant në themelet e Kombit Shqiptar. Veprimtaria patriotike e tyre, duhet të vlerësohet nga strukturat pergjegjese të shtetit shqiptar, sepse është frymëzuese për brezat e sotëm dhe ata qe do vijne.

Pergatiti
Kostandin  Mosko
Mars, 2016

Abetare e Parë Shqip.

Një pozi kushtuar rilindasit martir Koço Sotirit, vëllait të Pandeli Sotirit, Drejtorit të Shkollës Shqipe në Korçe. Koço Sotiri në këtë periudhë me sa kuptohet ishte duke vuajtur vitet e burgut per shkak te veprimtarise se tij patriotike për hapien e shkollave shqipe. Botoi gazeta “Ditrrëfiesi Kombëtar”, Sofie 1900. (f. 148)
MIKUT TË DASHURË ZOTIT KONSTANDIN V. SOTIRIT NGA SELSKA
Ndë botët në rrojnë vetëm cmira, vrasjet e presja,
Dhe këmishën e së vërtetës na e ka veshur gënjeshtra,
Mirësia dhe e vërteta në mos dukem as gjëkund,
Dhe gjithësinë në gjykon djalli dhe botën në tunt,
Oh! Këtë miqësinë tënë gjidhësia të na e ftonjë
Kurrë nuk do të guxonjë!
Edhe bukuria ndë fsheh pëbrenda ligësitë,
Dhe ai gjarpëri ndë fshihet brenda në trendelinë,
Shpresën të mos të humbim në këtë jetë të paudhë
Miqësia nuk duket ndë mes të njerëzvet shumë
Rri kurdo ndë zemrat tona dhe këtë që ta lëshonjë
Kurre nuk do të guxonjë!
Nëpër dete fort të gjerë lundra jonë duke shkuar,
Papandehur ndë goditet më ndonjë gur të mbuluar
Oh! Miqësia shpëtimtar do të bëhet mburonjës
Duke u sjellë në valët përmbi det posi kalorës,
Dhe skëter e shkumbëzuar, ne të dy të na fundosnjë
Kurrë nuk do të guxonjë!
Ndë është shkruar që larg të rrojmë duke ndarë
Dhe të ndarët në qoftë për jetë qe të na mbanjë,
O! shpirtrat të pandarë dhe ca me shumë të duhen
Se miqësi e këtillë ndizet edhe më shumë s’shuhet
Si dhe ajo vetë vdekja njohjen të na e poshtërojë,
Kurrë nuk do të guxonjë!
Oh! Miqësi e uruar! Dhe i thjeshtë ngushëllim,
Vet ti zemrën ma gëzove i jetës hidhërim
Po! Si dritare plot dritë dhe si llambetim i qiellit
Me ndrin mua që të ecë përmes luleve të ledhit
O! prej zemres sime ndonjë në dasht të të mërgonjë.
Kurrë nuk do të guxonjë!
Stefan S. Thodhoraqi Postenani.
Gërmëzoi K. Mosko




Wednesday, 2 March 2016

Ulliri i Gjormit, çudia e një zbulimi njëmijë vjeçar

nga   Dr. Selman  Mëziu
Nuk bën pjesë në zbulimet astronomike. As ndonje zbulim më çudisjellës se ai i Ajnshtajnit gjigand mbi teorinë relativitet ku pas njëqind vjetësh që zbulohen valët elektro manjetike të cilat ai vetë i kishte parashikuar teorikisht se egzistonin. Nuk e pa njeri në qiell, natën me yje si një disk fluturues. Edhe kjo jo. Nuk është zbulim i Prislit që habiti botën më 1771 mbi jetën e miut pa e me oksigjen. Ështe qënie e gjallë. Qënie e bekuar biologjike. Fare pranë nesh. Në Shqipëri.   Në Kurbin. Në Gjorm.
Po vërtet ai edhe ndodhet por edhe nuk ndodhet, pranë nesh. Ai ishte dhe ka qenë në mes nesh pra qindra e mijëra vjetësh. Por ne kemi humbur. Por ne kemi harruar edhe vetveten. Na mbytën armiqtë. Nga lindja, perëndimi, veriu e jugu. E ndaj mbetëm të paditur, gjytyryma, kokë pagdhendur. Edhe pse u shkolluam dhe filluam që të mendojmë shejtanin, shkatërrimin, nënvleftësimin e njërit apo tjetrit, të merremi me diskutime boshe pa bereqet. E kështu mbollëm mjerim, klithma fëmijësh nga barkëboshësia. Mbollëm hasmërine në mes njëri-tjetrit e natyrës.
Prandaj ajo ka të drejt të hakmerret. Ne vetë i kemi hapur varrin vetes.
Ndodhet në një fshat të vogël, të pa trajtuar as në Fjalorin enciklopedik të viti 1985. Aty në faqet 349 trajtohet fshati Gjorm i Vlorës dhe ai rrëze malit Baliaj në rrethin e Shkodrës por ky pranë Qytetit të Laçit, apo sot rrethit të Kurbinit nuk trajtohet. Nuk shkruhet për atë as edhe në WIKPEDIA. Atëhere përse po na shkruani sa andej këndej e nuk ndaleni aty ku duhet? Po, pse jo, dhe ja në trojet e këtij fshati ndodhet një ulli 12 metra perimetër, na njofton veterineri Imer Hysaj. Pra një gjigand i vërtetë. Mosha e tij me siguri i kalon një mijë vjetët. Por ai nuk është
shpallur monument natyre. Ndërsa vetë ajo nanë bujare, e dhimshme, me shpirt e zemër të gjerë që quhet natyre na e ka sjellur shëndoshë mirë përgjatë elikave të shekujve. Po, po, na e ka dhuruar. Por ne heshtim. Ne grihemi, vritemi, llomotitin në kuvendin popullor të votuarit tonë për një shtet demokratik. Llomotitim se do të zhvillojmë turizmin. Do të bëjmë këtë e atë. Dhe ky monument i gjallë pronë e Haxhi Bajram Likës, ulli qindra vjeçar që prodhon edhe ullinj, nuk e njohim. Nuk shkruajmë për ta futur në reliket më të çmuara të natyrës shqiptare. Për ta vizituar shëtitës të vendit e të huaj. Por merremi me prerjen e tyre. Kriminelët ordinerë e shteti po i tillë, nuk e vlerëson. Nuk e ligjëron si monument natyre. Nuk shpreh kujdesin me investime e ta mbrojë me ligj. Ky vërteton tezën historike se ulliri është i epokës pellazge, i ardhur nga Azia e vogël, nga palestina apo vërtet shqiperia si zemra e botës së stërlashtë pellazge e ka patur si dru hyjnor.
Historia e tij është etalon burokracie. Historia e tij dëshmitarja e hidhur e një demokracie që po varros mendjen e njeriut, po e bën shterp, por edhe siç ka shkatërruar qindra e mijëra ha pyje e nxjerrë brinjët qindra e mijëra hektar ish toka bujqesore e pyjore po masakron edhe ullinjtë. Dhe ja nga veteriner Hysa me kerkesën e tij vjen në vitin 1988, nga Ministria e Bujqësisë profesor Resmi Osmani. Ai si specialist i shkëlqyer i ullishtarise thotë: “Ky është një mrekulli e natyrës. Do ta shpallim monument natyre. Ky bën pjesë në 100 ullijtë më të vjetër të Ballkanit”. Për të konkretizuar e bërë më të besueshme kërkimin tonë po japim mendimin e Bektash Konicës i cili shkruan: “Imer (Hysës), për këtë ulli kam shkruar në fesbuk edhe herë të tjera. Në vitin 1988 në
Gjorm erdhi Profesor Resmi Osmani që është specialisti më i mirë i ullirit në vendin tonë dhe e pa. Ai e vlerësoi si një mrekulli këtë ulli. Ai më tha se në Shqipëri nuk mund të gjesh një ulli tjetër si ky. Është gjë e rrallë dhe duhet ruajtur. Me la porosi që ta rrethoja me një mur guri të cilin unë e bëra dhe i kushtoja shumë rëndësi këtij ulliri. Por pas prishjes së kooperativave nuk u interesua më njeri. Duhet një vlerësim më i madh nga specialistët e ullirit në Ministrinë e Bujqësisë, si dhe një vlerësim nga punonjësit e Monumenteve të Kulturës”. Por fatkeqësisht profesori nuk e realizoi as deshirën, as premtimin që iu dha fshatarëve, as objeketivin që i vuri vetes si specialist në Ministrinë e Bujqësisë.
Vitet binin si gjethet e lisit, njëra pas tjetrës, apo si gjethet e tij edhe pse përherë i gjelbërt. Kështuqë edhe pas një çerek shekulli, ai njihet e iu ngjall gëzim, habi, vetëm fshatarëve të vet. Sepse ai është lënë larg syve e mendjes së biologëve, agronomëve, botanistëve, frutikultorëve, shkencëtarëve, turistëve, padrejtësisht. Edhe ky nënvleftësim, mos vlerësim përbën zhargonin e krimeve që politikanët shqiptarë po i kurdisin, thurin, zbatojnë në kurriz të këtij populli të martirizuar nga historia dhe nga vetvetja. E ndërsa pasuritë mbitokësore e nëntokësore
nuk i mungojnë përkundrazi kemi shumë. Por i kemi lënë të flenë gjumë ose ua japim të tjerëve se nuk jemi në gjendje mendore, organizative, e nuk kemi patur politikë të kthjellët të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Mjerisht ky është realiteti historik.
Kanë argumentet e veta, arsyetimet e mësipërme dhe ja këtu në fshatin Gjorm të harruar nga socializmi enverian, nga demokracia sterrë e zezë e politikanëve halldupë të një çerek shekulli, dy ullinj të tjere me këtopërmasa, me këtë madhështi hynjore, me këtë pamje çudisjellse, me këto
ylbere histori dëshmuese janë zhdukur në periudhën një çerek shekullore, njëri u dogj me dëshirë apo pa dëshirë pak rëndësi ka. Ndërsa tjetrin e shkulën me gjithë rrënjë grryerjet e ujrave të rreshjeve, dhe të dy u zhdukën pa lënë gjurmë. Pa i shërbyer fshatit Gjorm. Pa dëshmuar për
kulturen e popullit të vet. Pa dëshmuar për artin e kujturën në mbjelljen e trajtimin e ullirit, në mbjelljen e farës e në kulturën e bujkut kurbinian.
Toka bujare e Gjormit të Kurbinit ka ushqyer në mijëvjeçarë një monument të tillë biologjik ndërsa ne specialistët e natyrës, ne qeveritarët, ne deputetët, ne gazetarët e shtypit e radiotelevizionit duhet të vemë në levizje penat, mendjet, ligjet rregullat, telekamerat, zërin tonë kumbonjës dhe ta vlerësojm, ta njohim, ta propagandojm këtë mrekulli të natyrës shqiptare. Ne me këtë do t’i shërbejmë fshatit Gjorm, Kurbinit, do të ngremë në piedestal e japim lavdi ullirit shqiptar si autoktone e visar i pazëvendësueshem e mjaft i çmueshem i natyrës, bujqësisë e ullishtarisë shqiptare. Prandaj të veprojmë të gjithe të organizuar për ta vlerësuar, përhapur, propaganduar, nxjerrë në pah vlerat e shumta të këtij prodhimi më shumë se njëmijë vjeçar. Ulliri i Gjormit, simbol qëndrese, bujarie, kulture të lashtë, i mrekullisë së natyrës e dhuratë me vlera kolosale historike, shkencore e kulturore.
Gazeta "55 online" 29/2/2016

***********************

Ulliri më i vjetër në Ballkan (2000 vjeçar) ndodhet në Berat





MISTERI I JETËGJATËSISË, PEMA E ULLIRIT MUND TË RROJË PËRGJITHNJË
PSE PRERJA E ULLINJVE GJOBITEJ RENDE NE LASHTESI DHE MESJETE?
Shumë prej pemëve më të vjetra të gjalla, sot janë pemë ulliri. Ka ullishte të mbjella nga ilirët, grekët e lashtë dhe romakët, që ende lulëzojnë tani. Ulliri shihet si një simbol i traditës dhe një dëshmitar i epokave të shkuara. Ai është një bartës i kohëve të harruara dhe trashëgimisë. Një zabel ulliri në Sardenjë besohet se daton 4 mijë vjet përpara. Në Kroaci, një monument natyror, një pemë ulliri më shumë se 1500 vjet, mendohet se është sjellë nga Italia e Jugut apo Greqia. Pema e ullirit u ka mbijetuar shumë luftërave, sëmundjeve, fatkeqësive natyrore dhe neglizhencës së njeriut dhe është ende duke pasur fruta. Në Shqipëri mendohet se ullinjtë më të lashtë kanë moshë rreth 3000-vjecare dhe gjenden në zonat e Tiranës si Petrela, Lanabregas, Tufinë, Prezë, Brar dhe Tujan,-thotë prof. Hairi Ismaili. Perimetri i tyre shkon deri në 3 metra.
Tradita gojore tregon se disa janë edhe më të vjetër dhe në fakt, ullinjtë kurrë nuk mund të vdesin. Cili është misteri për jetën e jashtëzakonshme të drurit më jetëgjatë? Trungu dhe degët nuk jetojnë përgjithmonë. Ato rrudhen dhe vdesin shumë- shumë herë gjatë rrjedhës së jetës së pemës. Por rrënjët dhe pjesë të drurit të ullirit, që janë nëntokë, nuk vdesin nga shkaqe natyrore. Ata nxjerrin fidane të reja përsëri e përsëri. Pema e ullirit është e famshme për rritje në tokë të varfër dhe mjedise jashtëzakonisht shkëmbore. Ulliri pëlqen që të rritet, atje ku asgjë tjetër nuk rritet. Por kjo nuk do të thotë se ata janë të pathyeshëm. Ullinjtë kërkojnë kushte shumë specifike në rritje. Ata duan verë të nxehtë dhe dimër jo shumë të ftohtë. Në qoftë se ulet temperatura nën 15 gradë, rrënjët do të vdesin. Kjo është arsyeja pse vetëm klimat e qëndrueshme e Mesdheut dhe Kalifornia janë të njohura për pemët e tyre të ullirit.
Ullinjtë janë gjithashtu të vetë-polenizuar, gjë që është e pazakontë në mbretërinë bimore. Ky fakt mund të ndihmojë për jetëgjatësinë e tyre ekstreme. Ngaqë ulliri nuk përdor gjenet e bimëve të tjera për të nxjerrë pasardhës, ka më pak mundësi për transkriptim gjenetik në sistem dhe për mutacione. Gjithashtu në ruajtjen e kësaj pastërtie e ndihmon tendenca për tokë të varfër, ku nuk rriten pemë të tjera. Çdo sëmundje që bie në një ullishtë, thjesht do të vrasë pjesët e pemës që shtrihen mbi tokë. Pas një periudhe të përshtatshme, nga rrënja e ullirit do të dalë një tjetër pemë. Miza e ullirit kurrë nuk i lëndon rrënjët dhe në fakt simbioza ndërmjet pemës së ullirit dhe insekteve të ullirit shkon prapa deri në Paleolit. Botanistët kanë gjetur fosile të fluturës së ullirit mbi pemë të varrosura nga vullkanet mijëra vjet më parë. Ne nuk dimë arsyet e sakta, pse ullinjtë jetojnë kaq gjatë. Megjithatë, ne mund të bëjmë disa supozime të shkëlqyera. Një arsye mund të jetë se, pasi që ata janë të strehuar në toka të mbrojtura nga mutacioni, ku rrënjët e pemës së ullirit nuk kanë arsye për të mos jetuar përgjithmonë. Sëmundjet dhe kërpudhat që sulmojnë shumicën e pemëve, nuk mund të gjejnë rrugën e tyre në pjesë thelbësore, në shtratin e pemës në shkëmb. Ndoshta një ditë ne do të zbulojmë sekretin e jetëgjatësisë së këtyre pemëve, por deri atëherë ato do të mbeten misterioze për njerëzimin.
Ligje të forta për pemën e ullirit
Rëndësia e PEMËS SË ULLIRIT DHE vajit të saj për popujt e Gadishullit Ilirik dhe gjithë Mesdheun është reflektuar në shkrimet e tyre dhe madje edhe ligjet e tyre. Homeri e quajti atë “ari i lëngshëm”. Filozofi grek Demokritus besonte se një dietë me mjaltë dhe vaj ulliri mund të lejojë një njeri të jetojë 100 vjet, një moshë shumë e vjetër në një kohë kur jetëgjatësia ishte rreth 40 vjet. Ka më shumë se 100 referenca në Bibël për ullinjtë dhe vajin e ullirit. Në shekullin e gjashtë para Krishtit, ligjvënësi athinas, Solon, futi ligje që mbrojnë ullinjtë. Në një korrije vetëm dy pemë mund të hiqeshin çdo vit. Thyerja e këtij ligji shkaktonte dënime të rënda, si dëbimi nga qyteti e deri ekzekutimi me vdekje. Sipas këtyre ligjeve helene ishte absolutisht e ndaluar për të prerë ullinj, me përjashtim për shërbimi shenjtërie ose të komunitetit, dhe në çdo rast jo më shumë se dy pemë në vit.
Në Shqipëri, në të gjitha kanunet, si ai i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Labërisë, Kanuni i At Shtjefën Gjeçovit, Kanuni i Skënderbeut, statutet e Shkodrës, Durrësit, Tivarit, Budvës etj. kanonizohen ndëshkime të rrepta për prerjen e ullirit, gjoba në monedha floriri qindra fish më të rënda se për çdo pemë tjetër frutore (me përjashtim të vreshtave që ishin gjithashtu të shenjtëruara me ligj).
Nderimi i ullirit
Në Romën e lashtë, tregtarët e vajit të ullirit i dedikuan pemës një statujë dhe një tempull të njohur me emrin Herkules Olivarius. Në Pompei, romakët e lashtë e përdorën vajin e ullirit për të larë flokët. Në Kopshtin e Gjetsemanit, ku Krishti shpesh u lut dhe u arrestua, ishte një vend i përshkruar nga dishepujt si ullishtë. Besohet se lutjet e thella shpirtërore për gjëra të drejta e shumë të rëndësishme, të bëra nën degët e ullirit, plotësohen.
Ulliri është konsideruar si një simbol i durimit: Duke qëndruar në një pemë ulliri, jep një ndjenjë qetësie dhe paqeje. Për më tepër, pema e ullirit është simbol i pavdekësisë. Ajo u jep fuqinë mbretërve dhe priftërinjve dhe me degët e saj kurorëzoheshin kampionët olimpikë.
Simbolika e pemës së ullirit
Pema e diturisë:
Në disa kultura, thuhet se ulliri është i talentuar, me dhunti nga perënditë për njerëzit. Simboli i perëndeshës Athena, perëndesha e diturisë, ishte një degë ulliri.
Pema e paqes:
Irena, perëndia e Paqes, e bija e Zeusit është paraqitur gjithmonë me një degë ulliri në duart e saj. Më vonë, në periudhat e luftës, korrierët e paqes u dërguan me një degë ulliri.
Pema e shpresës:
Në Dhiatën e Vjetër një pëllumb kthehet me një degë ulliri në arkë, në mënyrë që të shpallë fundin e përmbytjes dhe të sjellë shpresë për njerëzit.
Pema e dritës:
Vaji i ullirit ishte përdorur si vaj ndriçimi dhe në këtë mënyrë është konsideruar burim i dritës.
Pema e fertilitetit:
Në traditën popullore ilire e romake, vaji i ullirit është konsideruar nxitës dhe prodhimtar. Njerëzit u jepnin çifteve të reja një bukë në formë ovale që ishte spërkatur me vajin e parë të vitit, si një shenjë për sterilitetin.
Pema e shëndetit:
Vlera e vajit të ullirit për shëndetin është e njohur gjerësisht për shekuj me radhë. Pema simbolizon fuqinë dhe shëndetin. Për më tepër, ky simbolizëm është krejtësisht i saktë për shkak të faktit se drurët e ullirit janë jetëgjatë, të thjeshtë dhe të qëndrueshëm.
Pema e pasurisë:
Për shumë familje, drurët e ullirit dhe produktet e tyre paraqesin burimin kryesor të të ardhurave.
Pema e ekuilibrit:
Pema e ullirit është konsideruar të jetë pema e ekuilibrit nga Keltët. Për këtë arsye ata i kanë kushtuar një ditë, pikërisht 23 shtatorin, kur kohëzgjatja e ditës dhe natës janë të barabarta.
Marre nga "Opozita.com" 5 Prill, 2016
http://opozita.com/2016/04/ulliri-me-i-vjeter-ne-ballkan-2000-vjecar-ndodhet-ne-berat/